Beteja e Sllupçanit
Beteja e Sllupçanit ishte një angazhim ushtarak midis forcave maqedonase të Ushtrisë së Maqedonisë (ARM) dhe luftëtarëve shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, e cila në atë kohë po fillonte një fushatë të sulmeve guerile kundër objekteve të qeverisë maqedonase, forcave policore maqedonase dhe forcave të armatosura maqedonase. UÇK-ja e fitoi betejën, pjesërisht për shkak të tërheqjes së forcave maqedonase dhe pezullimit të të gjitha operacioneve ushtarake në rajonin Kumanovë–Likovë, në mënyrë që zyrtarët ndërkombëtarë të mund të inspektonin furnizimin me ujë.
Beteja e Sllupçanit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
Pozicionet dhe llogoret e UÇK-së gjatë Betejës së Sllupçanit | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Ushtria Çlirimtare Kombëtare | |||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ali Ahmeti Mirsad Ndrecaj Jakup Asipi Lefter Bicaj–Teli Beqir Sadiku Jetullah Qarri–Guri Sead Ramadani |
Boris Trajkovski Pande Petrovski Ljubço Georgievski Ljube Boshkovski Bllagoja Markovski Sinisha Stoillov † | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Brigada 113 "Ismet Jashari" | Njësia Speciale e Policisë "Tigrat" | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
100 luftëtarë |
460 policë 3 tanke T-55 2 helikopterë Mi-24 | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
16 të vrarë | 20 të vrarë | ||||||
10 Civilë Shqiptarë u vranë |
Sulmi fillestar i UÇK-së dhe përgjigja maqedonase
RedaktoMë 3 maj 2001, UÇK-ja depërtoi në fshatrat Sllupçan dhe Vaksincë, duke vrarë dy ushtarë maqedonas dhe duke kapur një tjetër. Kjo shkaktoi një përgjigje pothuajse të menjëhershme nga qeveria maqedonase, e cila filloi një sulm kundër UÇK-së në Sllupçan dhe Vaksincë. Ushtria Maqedonase përdori helikopterë Mi-24 dhe tanke T-55 me qëllim të dëbimit të UÇK-së nga Sllupçani. Megjithatë, avancimi ngeci kur UÇK-ja nuk po tregonte asnjë shenjë tërheqjeje. Gjatë sulmit, 5 civilë shqiptarë u vranë.
Përleshjet më intensive ndodhën gjatë ofensivës së parë në shkallë të gjerë në Kumanovë, të koduar si Operacioni MH-2, më 8 maj 2001, në hyrje të fshatit. Këmbësoria e Ushtrisë Maqedonase filloi një sulm, duke vendosur një batalion të mekanizuar dhe duke përdorur artileri të rëndë dhe helikopter Mi-24, duke bërë që disa ushtarë të UÇK-së të largoheshin nga pozicionet e tyre. Ofensiva filloi në orën 08:00 të mëngjesit, por u ndal nga presidenti Boris Trajkovski në orën 14:00, duke lënë përfundimisht UÇK-në në kontroll të fshatit.
Luftimet e vazhdueshme dhe granatimet maqedonase
RedaktoMë 13 maj 2001, forcat maqedonase filluan një operacion për të zhvendosur pozicionet e UÇK-së në Sllupçan dhe Vaksincë.
Nga 14–16 maj 2001, forcat maqedonase angazhuan pozicione guerile pranë Sllupçanit. Ushtria maqedonase e përshkroi aksionin si luftimet më intensive që nga 3 maji 2001.
Më 17 maj 2001, ushtria maqedonase goditi fshatin me artileri nga një distancë e sigurt, por pushoi granatimet pasi qëlloi gjashtë fishekë.
Më 22 maj 2001, luftëtarët e UÇK-së sulmuan pozicionet maqedonase pranë Sllupçanit dhe Vaksincës. Forcat maqedonase u përgjigjën duke bombarduar fshatin. UÇK-ja pretendoi se gjashtë civilë u plagosën dhe se minarja e xhamisë në Vaksincë ishte shkatërruar.
Sulmi i tretë maqedonas
RedaktoMë 24 maj, ushtria maqedonase sulmoi pozicionet e UÇK-së për të rimarrë kontrollin e dhjetë fshatrave të mbajtura nga UÇK-ja në rajonin e Kumanovës dhe Karadakut. Operacioni përdori tanke, artileri dhe helikopterë luftarakë për të sulmuar bastionet e UÇK-së në Sllupçan dhe Vaksincë, si dhe pozicionet e tyre malore përtej, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit. Si kundërpërgjigje, UÇK-ja lëshoi një breshëri zjarri me mitraloz.
Më 25 maj 2001, forcat maqedonase arritën të pushtojnë Vaksincën dhe pretenduan se kishin pushtuar edhe Llojanin, por ata nuk mundën të rifitonin kontrollin mbi Sllupçanin. Forcat Maqedonase vazhduan të bombardojnë Sllupçanin me helikopterë dhe artileri të rëndë, luftëtarët e UÇK-së u përgjigjën me mortaja, duke plagosur dy ushtarë maqedonas. Edhe pse ushtria maqedonase hyri në Vaksincë, ata u dëbuan nga fshati nga UÇK-ja, vetëm tre ditë pas sulmit fillestar.
Sulmi i katërt maqedonas
RedaktoNga 30 maji deri më 1 qershor 2001, forcat maqedonase kryen një sulm tjetër për të kapur Sllupçanin, duke përdorur helikopterë Mi-24, autoblinda dhe tanke T-55. Fshati gjithashtu granatohej çdo ditë. Operacioni u ndërpre, pasi njësia e Forcave Speciale Maqedonase "Tigrat" u rebelua dhe u desh të tërhiqej nga vija e frontit, duke e lënë Sllupçanin nën kontrollin e UÇK-së.
Sulmi i UÇK-së afër Sllupçanit
RedaktoMë 6 qershor 2001, UÇK-ja u zuri pritë forcave maqedonase pranë Sllupçanit, duke i vrarë 5 ushtarë maqedonas.
Ndërprerja e operacioneve nga forcat maqedonase
RedaktoMë 11 qershor 2001, ushtria maqedonase mori urdhër për të ndalur të gjitha operacionet ushtarake në rajonin Kumanovë-Karadak. Pas një sulmi maqedonas dhe përleshjet që pasuan më 10 dhe 11 qershor, të cilat lanë të vdekur një komandant maqedonas i njohur si Sinisha Stoillov dhe një civil, ushtria maqedonase ndërpreu të gjitha bombardimet e saj ndaj pozicioneve të mbajtura nga UÇK-ja. Armiqësitë në afërsi të Sllupçanit, Orizares dhe Mateçit gjithashtu ishin zvogëluar pak më vonë.