Beqir Sadiku
Beqir Sadiku (8 Nëntor 1980 – 22 Qershor 2001) i njohur si Komandant Sllupçani ishte një komandant dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut e cila u zhvillua gjatë Luftës në Kosovë, dhe në Betejën e Haraçinës gjatë Luftës në Maqedoni. Lindi më 8 Nëntor 1980 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe ra dëshmorë më 22 Qershor 2001 në fshatin Haraçinë të Shkupit gjatë luftimeve të ashpra me forcat sllavo–maqedonase.
Beqir Sadiku | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Komandant Sllupçani" |
Lindur më | 8 Nëntor 1980 Sllupçan, Komuna e Likovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut) |
Vdekur më | 22 Qershor 2001 Haraçinë, rajoni i Shkupit, Republika e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut) |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1998 – 2001 |
Grada | Komandant |
Njësia |
|
Betejat/luftrat | Lufta në Kosovë |
Jeta e hershme
RedaktoBeqir Sadiku lindi më 8 Nëntor 1980 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, rajoni i Kumanovës, ishte fëmiu më i vogël i Ismet Sadikut dhe Havishe Sadikut, pas Shqipes, Arbenit dhe Blerimit. Rrjedh nga një familje e shkolluar, babai i tij punonte si arsimtar në shkollën e fshatit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Familja e tij nuk ishte e pasur, por dallohej nga bujaria dhe tradita patriotike që e kishin të trashёguar nga brezat e të parëve, andaj për këtë çdoherë ishte në shënjestër dhe në sy të keq nga pushtetëmbajtësit si në Jugosllavinë e Titos por edhe në Maqedoninë "demokratike" të Kiro Gligorovit.
Në kohën kur Beqiri ishte në shkollë fillore do të ushtrohet një presion shumë i madh nga pushteti mbi familjen e tij, kështu që ai që në fëmijëri do të ballafaqohet me vështirësit e jetës. Në atë kohë kur do të duhej të vazhdoj shkollimin e mesëm, kushtet ekonomike dhe sociale në familjen e tij ishin tepër të vështira. Jetonin vetëm nga një pension invalidor nga prindi, vlera e së cilës ishte shumë e vogël për një jetë normale e lëre për t'u shkolluar. Atëherë duke i parë rrethanat e krijuara, Beqiri do të orientohet në zejtari, pikërisht atë të zdrukthtarisë. Por edhe kur e kryen me sukses këtë zejtari, gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale do ta godas shumë atë, pasi që nuk do të mund të hapë ndonjë punëtori të vete, që sa do pak do t'i ndihmonte familjes e cila kishte tepër nevojё por edhe do të ushtronte mjeshtërinë e vet.
Në këtë kohë shumë mirë do të njohë rrjedhat shoqërore që ndodheshin në vendin e tij. Tash vetëm filloi edhe vet t'i ndjejë shpirtërisht dhe fizikisht padrejtësitë që bëheshin ndaj gjithë popullit shqiptar, sidomos të trevave të Kumanovës.
Lufta e Kosovës
RedaktoNë vitin 1998 kur në Kosovë do të arrijë kulminacioni i të keqës, sundimit më barbarë në historinë e njerëzimit. Kështu që me shpërthimin e Luftës në Kosovë, ai me dy shokë nga Sllupçani do të niset për në Kosovë. Por gjatë kalimit të kufirit në vendin e quajtur Stançiç do të zihen nga policia sërbe dhe që të tre do të malltretohen, por pasi që ishin në moshë të re do të lëshohen të kthehen në shtëpi, atëher Beqiri kishte vetëm 17 vjet. Ky malltretim ndikoi edhe më tepër të rrisë gatishmërinë e tij që të shkoj në Kosovë për t’iu bashkangjitur vëllezërve në luftë kundër forcave çetniko–serbe. Gjatë vitit 1998 do të mbetet në Sllupçan por do të miret me organizim dhe propagandim tek të rinjët që sa më shumë t'iu bashkangjiten luftës së drejtë në Kosovë.
Familjarët tregojnë, në këtë kohë Beqiri kishte filluar të sjellё armatim të kalibrave të ndryshëm. Planet e tijë ishin që të formohet një Brigadë e quajtur “Brigada e Karadakut” kështu që ushtrimet do të kryheshin në malet e Karadakut dhe pas përgatitjes, të armatosur të hyjnë në Kosovë nëpër malet e Karadakut. Por si duket pushtet mbajtësit maqedonas i kuptuan këto plane të të rinjëve, pasi që çdoher edhe tash ishin në anën e forcave serbe. Në këtë kohë në fshatrat e Karadakut do të shtohet edhe më tepër presioni ushtarako-policor maqedonas me ndihmën edhe të disa shqiptarëve që kishin formuar një rrjet të agjentaturës. Kështu që planet e Beqirit dhe shokëve të idealit të tij ishin bërë tepër vështirë për t'i realizuar pasi malet ishin të stërmbushura me ushtar maqedonas. Në shtator të vitit 1998 situata në Kosovë pak a shumë do të qetësohet por ai çdo herë do të jetë në lëvizje por këtë herë me detyrë konkrete. Ai do të organizoj grupe vullnetare për të shkuar në Shqipëri për të ushtruar mjeshtërinë dhe shkathtësitë e luftës e prej andej për t'iu bashkangjitur UÇK-së në Kosovë
Në mars të vitit 1999 prap do të rifilloj Lufta në Kosovë. Filluan zhvendosjet e popullatës brenda Kosovës dhe më vonë edhe jashtë sajë. Fluksi i të zhvendosurve do të rritet në muajin prill, ku të gjithë të rinjët e fshatit kishin organizuar pritje të popullatës së zhvendosur të Kosovës. Nga kufiri me Kosovën deri në fshatin Sllupçan bëhej bartja e të zhvendosurve në mënyrë të organizuar dhe prej aty shpërndaheshin nëpër shtëpitë shqiptare të rajonit të Kumanovës. Kjo katrahur dhe mjerim i popullatës Shqipëtare të Kosovës ndikoi që Beqiri më të mos merret me bartjen e civilëve, por vendosi të shkojë në Kosovë që t'iu bashkangjitet luftës kundër hordhive serbe. Kështu që në prill të vitit 1999 me disa shokë do të niset për në Shqipëri, atje do të kryej ushtrimet dhe përgatitjet psiko-fizike dhe mjeshtërit e luftës. Pas dy jave ushtrime në në kazermën e Fekenit të Dajtit, ai do të niset për të shkelur tokën e Kosovës e cila ishte e larë me gjakë. Ai ishte ushtarë në Brigadën nga Fekeni- DT2 të Zonës Operative të Pashtrikut të udhëhequr nga komandanti Bilall Syla.
Familjarët tregojnë se Beqiri kishte pas thënë: ”Kurrë më i lumtur nuk kam qenë në jetën time, sikur atë ditë kur hyra në tokën e Kosovës”. Në betejat do të tregohet tepër i suksesshëm, këtë e tregojnë bashkëluftëtarët e tij. Në Z.O. Pashtrikut Brigada e Fekeni me komandant Bilall Sylën, do te prezentohet me pseudonimin "Sllupçani".
Me përfundimin e luftës do të qëndroj në Prizren deri më 21.07.1999. Prej 21.07.99. do te bëjë transfer në Gjilan. Me ardhjen në Gjilan do të bëhet anëtar i Korpusit te Kosovës më 07.10.1999 me nr të kartel1ës E9-36. Këtu do të bjerë në kontakë me njerëz që punonin për lirin e popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës nga zgjedha sllave. Në Pashtrik do të njihet me Bardhylin dhe shumё tё tjerё tё rinjё nga ana e Preshevёs. Kёshtu qё nё kёtё kohё Beqiri do tё pёrkushtohet krejtёsishtё nё organizimin e formacionit luftarak tё Luginёs sё Preshevёs tё quajtur UÇPMB. Qё nga dita e parё e shfaqjes sё UÇPMB-sё, ai do tё jetё ushtarё i saj me nofkёn "Sllupçani".
Ai sё bashku me Bardhyl Osmanin Komandant Delta dhe sёbashku me 20 bashkёluftёtarё tё tjerë do tё vendosen nё Dobrosin nё tetorё tё vitit 2000.
Duhet pёrmendet se gjatё qёndrimit tё tijё nё Gjilan do tё njoftohet me njё vajzё nga Gjilani tё quajtur Razie Kadriu me prejardhje nga Bujanoci ku mё vonё do tё martohet mё 04.11.1999 në Gjilan.
Pas gjithё aktiviteteve tё Sllupçanit Beqiri tash do tё quhet "Komandant Sllupçani" ai do tё jetё edhe mё tepёr nё sy tё keq tё sllavo–maqedonasve. Me tё arritur ai nё shtёpi çdoherё kёrkohej nga policia maqedonase. Shumё herё ishte i arrestuar dhe i torturuar nёpёr stacione policore, por falё ndihmёs dhe intervenimit tё deputetit Hysni Shaqirit ai lirohej me sugjerim tё policisё qё ai tё shkojё nё Kosovё. Sepse tash Sllupçani ishte tepёr i rrezikshёm edhe pёr vetё pushtetin Maqedonas.
Lufta në Luginë të Preshevës
RedaktoMe rritjen e numrit tё ushtarёve nё UÇPMB dhe me formimin e zonave operative ai do tё jetё ushtarё nё Brigadёn 113 ”Ibrahim Fejzullahu” Shushajё e Epёrme ZO Preshevёs. Nё brigadёn 113, ”Sllupçani” do tё jetё i angazhuar si epror ushtarak, pasi qё ishte komandant i skuadrёs sё artilerisё, por do tё shquhet edhe nё luftё pasi qё tashё ai kishte njё pёrvojё tё bujshme nga lufta nё Kosovё. Duhet pёrmendur shkatrimet e tanksave dhe pozicioneve tё armikut. Por “Sllupçani” sё bashku me kom.Deltёn kishin pёr detyrё edhe vёzhgimin e terenit. Kёshtu shpesh tё dytё tё armatosur dhe tё uniformuar hynin edhe mbrenda nё qytet tё Preshevёs. Kёtё e tregojnё bashkёluftetarёt si dhe familja e komandant Deltёs. ”Sllupçani” ishte shumё i nderuar edhe aq mё tepёr kishte filluar tё bёhej idol i shumё tё rinjёve Preshevar. Shpesh ndihej zёri i tё rinjёve preshevar duke thёnё qё “Sllupçani” 20 vjeçarё ka ardhur tek ne pёr tё sakrifikuar pёr tё mirёn tonё, pra ne ç’tё presim mё. Kёshtu qё UÇPMB do ti plotёsojё rradhёt me shumё tё ri nga Presheva dhe lugina.
Më 12.02.2001 Beqirit do tё i lindё vajza nё spitalin e Gjilanit, të cilën do ta pagëzoj me emrin Lorina. Por ai nuk do tё jetё pranё familjes sё tijё sepse nё kёto ditё do tё ketё luftime tё ashpra nё mes forcave tё UÇPMB-sё dhe atyre sёrbe. Kёshtu qё vendos tё qёndrojё nё vijё tё frontit deri sa tё qetёsohen luftimet.
Me arritjen e njё marёveshje nё mes forcave tё UÇPMB-sё dhe forcave ushtarako policore sёrbe si dhe fillimit tё konfliktit nё kufirin shqiptaro-shqiptarë tё Kosovёs dhe Maqedonisё nё Tanushё dhe mё vonё nё kala tё Tetovёs, ”Sllupçani” nё pajtim me komandant Deltёn, do tё pranojё demobilizimin nё UÇPMB pёr t'u mobilizuar nё rradhёt e Ushtrisё Çlirimtare Kombёtare. Sepse tash lufta vetёm kishte filluar edhe nё vendёlindjen e tij. Ai në mars të vitit 2001 do të merret me bartjen e armatimit nga kanalet e ndryshme të furnizimit për ta futur në rajonin e Karadakut. Këtë aktivitet ai e zhvilloi për dy muaj me radhë duke u përballuar me një sërë problemesh, por më vonë ushtarët e UÇK kishin filluar të hyjnë edhe në vendlindjen e tij pra në fshatin Sllupçan që Beqiri mbante pseudonimin me krenari. Atëherë në mes të muajit prill të vitit 2001 “Sllupçani” sëbashku me disa shokë do të sjellin armatim nga Kosova nëpër malet të Karadakut dhe për të parën herë Beqiri do të vijë si ushtar në fshatin e tij dhe do ti shërbej kombit dhe vendit që shumë e donte. Nё Sllupçan nё mesin e shumё ushtarёve do tё gjejё edhe vёllaun e tij Blerimin.
Lufta në Maqedoni
RedaktoNë fillim ai kishte caktuar një shtëpi të pabanuar aty në fshat për të bërë ushtrimet pasi që ai emrohet menjëher komandant togu. Këso shtëpie në fshat kishte shumë që ushtronin ushtarët e UÇK. Tash Beqiri kishte 20 vjet, por në togun e tij kishte ushtarë që ishin edhe më të ri se ai, të cilët bënin ushtrime dhe patrullonin bashkarisht fshatin gjatë muajit prill, numri i të cilëve arrinte gati 500 ushtarë që gjendeshin brenda fshatit.
Tash ai e ndjente vetën shumë të përgaditur për luftë, pasi që kishte kaluar dy luftra që ishin bërë me fitore nga ana e shqiptarëve dhe kishte fituar përvoj të madhe.
Ai edhe pse ishte në Sllupçan, edhe pse shumë kohë nuk i kishte parë të familjes dhe të afërmit e tij rrallё herё shkonte në shtëpi. ’’Nëna’’ e Beqiri thotë. ’’Ai në këtë kohë edhe pse ishte këtu ishte si mysafir...kur përgaditsha diçka mirë për drekë apo darkë e thirrnim të vijë’’. Beqiri çdo herë ishte i zënët me pregaditjen dhe stërvitjen fizike dhe psiqike të ushtarëve të togut të tijë. Kjo u dëshmua mё vonё pasi që ushtarët e tij do tё jenё shumё tё sukseshëm në luftën e cila do të fillojё më 2 maj 2001. Pra në këtë datë në ora 15 e 30 minuta në Sllupçan dhe në gjithё komunën e Likovës nga Llojani deri në Hotël do të shpallet zonë e lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Beqiri sëbashku me togun e tij do të marrin pozicionet në hyrje të fshatit, në anën e djathtë të fshatit, në vijën e parë të frontit.
Më 3 maj 2001 do të jepet edhe ultimatumi i parë nga forcat maqedone për t'i lëshuar pozicionet e UÇK si dhe fshatarët t'i lëshojnë trevat e tyre dhe të shkojnë drejtë Kumanovës, Likovës dhe kufirit me Kosovën. Popullata e kuptuan këtë kurth që po i kurdisej nga forcat ushtarake policore, ata nuk pranuan largimin nga vatrat e tyre, por qëndruan pran bijëve dhe bijave të tyre. Tek e fundit ushtarët e UÇK-sё ishin bijtё e këtyre trevave.
Beqiri do të përjetoj edhe një kënaqësi tjetër në jetë, pikërisht më 4 maj kur forcat maqedone do të dështojnë në betejë në vendin e quajtur Bunari i Bejës, ato jo vetëm që nuk do të mund të hyjnë në fshatin Sllupçan, por ata do të tërhiqen thellë në qytet. Këtu vlenë të përmendet se më 4 maj 2001 Beqiri sëbashku me disa bashkëluftëtar (që për shkak sigurie nuk përmenden emrat e tyre) e sulmojnë edhe postbllokun e forcave maqedone të vendosur afër poligonit të autoshkollës ‘’Jugo Fer’’ nën fshatin Llopat. Pas kryerjes së aksionit me sukses, ai do të ndalet tek hekurudha dhe do të shpalos flamurin shqiptar tek laura e hekurudhës, ku do të valoj deri të nesërmen pas dite.
Në këtë ditë d.m.th. më 5 maj, pasdite me inatimin e vuarjes së flamurit nga ana e Beqirit dhe humbjes që pësuan, forcat maqedone filluan një ofanziv shumë të fortё, ata përdorën të gjitha mjetët që i kishin në dispozicion, nga helikopterët e llojeve të ndryshme, tanksat, topa të të gjitha kalibrave. Mirëpo edhe këtë herë nuk mundën të depërtojnë forcat maqedone në Sllupçan, si që nuk do të mundën të depërtojnë edhe në ditët tjera.
Beqiri tashё do të jetë një nga ushtarët me më përvoj dhe çdo sulmi do të dijë ti përgjigjet me shkathtësinë e tij ushtarake. Vlenё të përmendet se në këtë ditë ( 5 maj), Beqiri me disa eprorë dhe ushtarë do të shkojnë edhe në fshatin Opajë ku do të kërkoj nga ato të organizohen edhe në këtë fshat dhe të shpallet zonë e lirë, mirëpo edhe pse të rinjtë e këtij fshati kishin pranuar një gjë të tillë, e gjithë kjo dështoi pasi këtu popullata e këtij fshati u largua menjëher në drejtim të Kumanovës nga forcat maqedone. Për çdo ditë e pas çdo beteje në fytyrën e Beqirit vërehështë gëzimi i madh e për çdo çastë bëhej edhe më i lumtur, sepse këtë ai gjatë kohë e kisht pritur. Bashkëluftëtarët e tij thonin që ai çdo ditë e më shumë na i shtonte guximin edhe neve. Njëri prej tyre rrëfen për ate se aty kah mesi i majit, Beqiri e kishte marrë një bllok e kishte vendosur në rrugë dhe i shtrirë në mes të rrugës kishte sulmuar prej aty, thotë ishte trishtim i madh të shohësh se si plumbat i shkonin mbi kokë por për fat të mirë asgjë nuk i kishte ndodhur atij. Nga ajo ditë Beqiri thonte se ‘’ plumbi i shkaut nuk më rrokë’’, kjo filloi të bëhet si thënje mbrojtëse ndër të gjithë ushtarët, dhe u krijua bindja se me të vërtet plumbi i shkaut s’mund të vrasë ushtarë të UÇK. Duhet theksuar se Beqiri kishte urdhëruar edhe hapjen e istikamit nën rrugën e asfaltuar, gjë që ishte një ide shumë e mirëpritur sepse lidheshin në të dy anët forcat e UÇK. Bashkëluftëtarët e tijë thonë që Beqiri dinte të përdorë të gjithë llojet e armatimit edhe atë me një precizitet të madh. Kështu që do të bëhej edhe idoli i luftës ndër ushtarët e UÇK. Për atë, më i afërt ishte ushtari, ai nuk hante shumë ushqim sepse ushqehej me gëzimin e ushtarëve të tijë nga fitoret që pasonin çdo ditë e me rradhë. Beqiri nuk ishte vetëm ushtarë në pikë të frontit, por ai ishte aty ku e kërkonte nevoja, kujdesej shumё pёr popullatёn duke i furnizuar me ushqim por mё tepёr edhe pёr ti dhёnё kurajo qё tё rrijnё nё trojet e tyre. Bёnte bartjen e armatimit pёr ta sjellё nёpёr pikat e frontit. Duhet pёrmendur se mё 16.05 2001 Beqiri do tё bёjё njё ndeshje shumё tё rёndё nё rrugёn Orizare-Likovё duke bartur armatim, kёtu do ti lёndoj shumё kёmbёt, por pёr çudi ai s’do tё pranoj qё tё shёrohet nё spital por ashtu i lёnduar do tё shkojё pranё ushtarёve tё tij. Vellau i tij tregon se kur erdhi tё na vizitoj nё strehimore ku gjendej familja e tij, me tё parё se nё çfar gjendje ishte Beqiri kёrkuam qё tё pushojё sё paku atё ditё, por ai nuk pranoi. Nё shaka i thashё, rrёfen vёllau i tij,Arbeni, po nёse depёrtojnё forcat maqedone si do tё tёrheqesh, kurse ai mu drejtua dhe mё tha: mё mirë ёshtё kështu, pasi edhe ashtu nuk e kam ndërmend tё largohem, unё i gjallё e maqedonёt me hyrё nё fshatin tim nuk ёshtё e mundur, vetёm atёherё kur tё vjen lajmi se mё kanё shkelur tanksat, besoni se mund tё depёrtojnё. Ai së shpejti do të gjendet edhe në betejën e Mateçës, për marjen nën kontroll të këtij fshati nga ana e UÇK. Beqiri ditën ishte afër ushtarëve të togut të tij kurse në mbrëmje ai shkonte në Mateç, kjo kohë është aty kah fundi i Majit. Ai para se të shkojë në Mateç për çdo ditë shkonte të vizitoj familjen e vet, pasi që nuk dihej se si do të përfundoj atje, aty ishte një luftë shumë e vështir, pa istikame, pa vijё fronti, prej muri në mur luftohej, kurse forcat maqedone ishin të paisura si me mjete të rënda ashtu edhe nën mbrojtje të istikameve .
Me marrjen nën kontroll të fshatit Mateç nga ana e forcave të UÇK-sё, Beqiri arriti ti vizitoj anëtarët e familjes. Prindёrit tregojnё se çdoherё kur na takonte neve si prindёr dhe tё tjerёt na thonte: lufta po mbaron, fitorja ёshtё e jona, sepse lufta jonё ёshtё e drejtё. Kёtё e thonte qё tё na japё vullnet dhe ta rrisё moralin te ushtarёt dhe te popullata. Ai çdoherё thonte: pas mbarimit tё luftёs kёtu, menjёherё do tё shkojё vullnetarishtё tё luftojё nё Çamёri. Ai e donte lirinë dhe bashkimin kombёtarё mё shumё se jetёn e vet. Shumё herё familjes i thonte: edhe nёse vritem duke luftuar, lirinё le ta gёzojnё fёmijёt tanё. Pas këtij takimi, ai do të niset për të shkuar në Haraçinë së bashku me kom.”Teli”, ‘’Sorrën ‘’,” Arushën ‘’ dhe disa shokë tjerë (që për arësye sigurie nuk mundë të përmenden emrat e tyre). Pra në fillim të muajit Qershor, Beqiri do të gjendet në Haraçinë ku do të emrohet komandant togu , dhe me shpalljen e zonës së lirë, ai së bashku me togun e tij do ti vendos pozicionet në hyrje të Haraçinës afër stadiumit. Tash vetëm Beqiri ishte i njohur për ushtarët, pasi që kishin dëgjuar më herët për veprat madhore të tij. Këtu u prit me kënaqësi të madhe dhe ishte shumë i dashur në mesin aty ku gjindej, nderohej nga të gjithë. Edhe këtu do të njihet me pseudonimin ‘’Komandant Sllupçani ‘’ .
Bashkëluftëtari i tij me pseudonimin ‘’Sorra‘’ tregon se me shpalljen e zonës së lirë në Haraçinë, Beqiri për pos detyrave ushtarake, bënte edhe hapjen e istikameve me eskavator, përkujdesej për civilët që kishin mbetur në fshat e shumë punë të tjera.
Me fillimin e luftës që u zhvillohej në Haraçinë, Beqiri së bashku me ‘’Sorrën ‘’do të plagosen nga një granat e kalibrit 62mm më 19 qershor 2001 dhe do të marrë tri plagë, në qafë, në shpatull dhe në këmbën e djathtё. Të nesërmen nga Haraçina do të kthehet në spitalin ushtarak në Likovë, prej këtu për tu transferuar në Kosovë për shërim. Kështu që në ora 22 tё 20.06.2001 në mbrëmje do të niset për në Kosovë por për fat të keqë nuk do të mund të kaloj kufirin dhe kështu në ora 2 do të kthehet mbrapsht. Atë do ta dëshpërojnë kёto momente, jo organizimi i mirë i bartjes së të plagosurve si dhe kapadaillëku i disa ‘’komandantëve "kështu që i dëshpëruar shumë, ai do të kthehet përsëri në Haraçinë më 21 qershorë edhe pse kishte tri plagë në trup.
Vdekja
RedaktoMë 22 qershor 2001 do të filloj ofanziva më e rëndë e forcave maqedonase mbi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në këtë ofanzivë ushtria maqedone do të përdorë edhe aeroplanet ‘’Suhoi ‘’ të blera nga Ukraina për të vetmin qëllim shkatrimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Në këtë ditë, pra më 22 qershor, Beqiri deri në ora 8 e mëngjesit ishte i shtrirë në spital së bashku me ‘’Sorrën‘’, por në atë momentë ndëgjon përmes radiolidhjes se në një pikë duhet përforcim pasi e kanë marrë nën kontroll forcat maqedone. Ai menjëherë ngrihet edhe pse i plagosur dhe vendosi të dal në vijë të frontit duke i rrjedhur gjak plagët e tijë. Bashkëluftëtarët e Beqirit, rrëfejnë që derisa ishte ai, arritëm të marrim në kontrollë prapë këtë pikë strategjike por për fat të keq Beqiri në orën 10:00 më 22 qershor 2001, në atë u fut edhe plaga e katërt edhe më e rëndë e goditur nga predha e kaqushes. Pas 15 min të marjes së kësaj plage në hyrje të spitalit të improvizuar jep frymën e fundit, ’’për të mos vdekur kurrë’’. Në këtë ditë pas luftimeve të mundimshme pika strategjike kaloi prap në anë e forcave të UÇK duke i shkaktuar armikut dëme të mëdha si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.
Shoqëruesit e dëshmorit, BEQIR SADIKUT thonë se me dhënien e frymës së fundit të tijë, neve na u shtua edhe më shumë trimëria, qëndresa dhe heroizmi i tij sa deshëm ti zbrapsim ata deri në thellsi të Vardarit që ti mer lumi e ti çojë në humner. Ata thuajnë ’’ Heronjtë si Beqiri e disa shokë të tijë, populli asnjëherë nuk mund ti harroj sepse ai bëri punën më madhore të kombit fitoi ‘’SHENJTÉRINÉ‘’.
Beqiri është i varrosur në Haraçinё, nē oborrin e xhamisë, së bashku me shtatë bashkëluftëtarë tjerë që ranë dëshmorë në betejat e Haraçinës prej 22 qershor deri më 25 qershor të vitit 2001. Pas rivarrimit të të gjithë dëshmorëve, tash Beqiri pushon tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve mbi fshatin Sllupcan. Aty pushojnë të qetë një numër i madhë i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e 2001 nga rajoni i Karadakut të Kumanovës.
Vijat e tijë në ballë që filluan t'i renditen si në luftën e Kosovës,Preshevës e në fundi edhe në vedlindjen e tij dhe lokalitetet për rreth tregojnë se ai kishte parimin që njëherë e përgjithmonë duhet që shqiptarët të lirohen nga prangat sllave si dhe të bëhet bashkimi kombëtar një një shtet etnik shqiptar.
Trashëgimi
RedaktoBeqiri dhe të gjithë dëshmorët, mbetën udhërrëfyes për brezat që vijnë sepse liria i ka rrënjët në gjakë, ai u sakrifikua që në atdheun e tij të flitet gjuha e nënës, të ruhet nderi dhe kombi, e që flamuri të valoj i lirë në trojet tona shekullore.