Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

(Përcjellë nga UÇPMB)

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ishte një ushtri guerile e formuar nga veteranët e Luftës së Kosovës për ndarje të 3 komunave: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga Republika Federale e Jugosllavisë. Nga të tre komunat, dy kanë një shumicë etnike shqiptare, ndërsa Medvegja ka një pakicë të konsiderueshme.

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
UÇPMB
Pjesëmarrës në Luftën e Luginës së Preshevës
Aktiv në vitet1999–2001
Ideologjia"Bashkimi i Trojeve Shqiptare"
LeadersRidvan Qazimi "Lleshi"
Nijazi Azemi "Mjekrra"
Bardhyl Osmani "Delta"
Muhamet Xhemajli
Shefket Musliu
Mustafë Shaqiri
Pacir Shicri
Area of operations"Zona e Sigurisë Tokësore" dhe Lugina e Preshevës
Madhësia1,600 luftëtarë
Paraprirë ngae formuar nga ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së)
Pasuar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Aleatët
Kundërshtarët
Beteja dhe luftëraLufta në Luginën e Preshevës:

Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptareLuginën e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar. UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të 1981. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politik për Luginën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj, Ali Ahmetin, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj, më vonë arritën ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK-në me 2001 në Maqedoninë Perëndimore. Në Luginën e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje guerile nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t'u përballur në negociatat e paqes me palën serbe. Pas rënies së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i'u imponua Marrveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrolloi 5 kilometërshin - zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. "Po t'u japësh shqiptarëve gishtin, ata të shkulin krahun" ishte asokohe një koment i zakonshëm i perëndimorëve. Shqiptarët thjeshtë s'iu kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t'u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.

UÇPMB-ja kishte mbijetuar në Zonën e Ndaluar prej 5 km rretheqark Kosovës, ku serbët s'kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë Millosheviçi, u kuptua që kjo zonë do të anulohej, e UÇPMB-ja do të shpërbëhej.

Çarmatosja e shpërbërja "vullnetare" e UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultra-nacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpërbërjes të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në 3 komunat me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serb që komunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.

Kryengritja në Luginën e Preshevës

Redakto

Artikulli kryesor:Kryengritja në Luginën e Preshevës

Lufta në Luginën e Preshevës ishte një konflikt i armatosur përafërsisht dy vjeçar midis forcave serbe të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe luftëtarëve shqiptarë të UÇPMB-së. Kishte raste gjatë konfliktit në të cilat qeveria jugosllave kërkoi mbështetjen e KFOR-it për të shtypur sulmet e UÇPMB-së pasi ato mund të përdornin vetëm forcat ushtarake të armatosura lehtë si pjesë e Traktatit të Kumanovës që i dha fund Luftës së Kosovës, e cila krijoi një zonë tampon midis Republikës Federale Jugosllave dhe Kosovës. Konflikti shkaktoi viktima nga të dyja palët, por i vetmi gjeneral i njohur që është vrarë në palën serbe është Dragan Dimitrijeviç.

Marrëveshja e Konçulit

Redakto

Artikulli kryesor:Marrëveshja e Konçulit

Marrëveshja e Konçulit është emër bisedor për dy deklarata, Deklarata Themelore e UÇPMB-së e nënshkruar për Kryengritjen në Luginën e Preshevës, e nënshkruar nga Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe Deklarata për amnisti me kusht për anëtarët e UÇPMB-së, e nënshkruar nga Republika e Serbisë në kuadër të RF të Jugosllavisë në vitin 2001. Marrëveshja e Konçulit është marrëveshja e parë që lidhet me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.[1]

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kožul, Dejan (16 gusht 2021). "THE FORGOTTEN VALLEY". Kosovo 2.0. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)