Bardhyl Osmani (16 Qershor 197214 Maj 2001) i njohur si Komandant Delta, ishte njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës (1998–1999) dhe në Luftën e Luginës së Preshevës (1999–2001). Lindi më 16 qershor 1972 në qytetin e Preshevës dhe ra dëshmorë më 14 maj 2001RahovicëKomunës së Preshevës gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe. Gjatë luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte komandant i Brigadës 113 "Ibrahim Fejzullahu".

Bardhyl Osmani
Pseudonimi/et"Komandant Delta"
Lindur më16 Qershor 1972
Preshevë, ish–Jugosllavia, (sot e administruar nga Serbia)
Vdekur më14 Maj 2001
Rahovicë, Komuna e Preshevës
Në aleancë me
Vite shërbimi1998 – 2001
GradaKomandant
NjësiaBrigada 113 "Ibrahim Fejzullahu"
Betejat/luftrat

Mori pjesë në luftën e UÇK-së në Betejën e Pashtrikut si snajperist dhe në Luftën e Luginës së Preshevës shërbeu si komandant i Brigadës 113 "Ibrahim Fejzullahu" ku e udhëhoqi në pikën e Shoshajës në kompaninë e tretë në kuadër të batalionit të dytë të Brigadës 113 "Ibrahim Fejzullahu". Mori pjesë në shumë beteja si në Shoshajë, Bukoc dhe Rahovicë[1].

Jeta e hershme Redakto

Bardhyl Bejtulla Osmani u lind më 16 qershor 1972 në qytetin e Preshevës. Shkollën fillore tetëvjeçare dhe shkollën e mesme i përfundoi në vendlindjen e tij dhe ishte një nxënës me një sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ishte shumë i dashur nga arsimtarët, shoqet dhe shokët e klasës dhe në tërësi të shkollës ku vijoi mësimet. Pas kryerjes së shkollës së mesme ai do të regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Pra, Bardhyl Osmani do të marr në dorën e tij indeksin e studentit gjatë vitit 1990. Në kohën kur në Kosovë do të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe Bardhyli me zemër të thyer do të kthehet në vendlindjen e tij në Preshevë. Bardhylin që herët e mundonte diçka në shpirtin e tij të njomë e sidomos në kohën kur ishte si nxënës i shkollës së mesme ai gjithnjë ishte i okupuar me gjendjen e çështjes kombëtare. Këtë frymëzim ai e kishte marr që herët edhe nga prindi i tij i cili ishte një pishtar i arsimit shqip dhe gjithnjë fëmijët e tij i kishte frymëzuar në aspektin kombëtar se si duhet dashur atdheu. Bardhyli me këtë frymëzim të mbushur në shpirt do ta shpërthej dhe do ta shpreh që në moshën e tij 18 vjeçare, kështu që veprimtaria e tij atdhetare ishte hetuar dhe kishte filluar të përcillej nga organet policore serbo-sllave të asaj kohe. Tani Bardhyli kishte filluar të kërkohej dhe të dërgohej si ushtar i Ushtrisë Federale të Jugosllavisë, por ai një gjë të tillë nuk e kishte pranuar dhe gjithnjë në shpirtin e tij mbante dëshirën dhe vullnetin e tij se një ditë do të bëhej ushtar, por jo ushtar i kësaj ushtrie kriminale, por do të bëhej ushtar i ushtrisë së kombit të tij, pra priste ditën kur një ditë do të vishte uniformën ushtarake me emblemën e një ushtrie çlirimtare shqiptare. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ai më kishte filluar të vë kontaktet e tij me bashkëmendimtarët e tij për të iu bashkangjitur kësaj ushtrie, për të iu përgjigjur kushtrimit të lirisë.

Lufta e Kosovës Redakto

Ai një ditë do të ndahet nga familja e tij. Do të largohet nga vendlindja e tij Presheva për tu kthyer një ditë tjetër përsëri dhe do të niset për në Maqedoni dhe ilegalisht nëpërmjet fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, të rrethinës së Kumanovës për të vazhduar pastaj për në qytetin e Dibrës dhe do të futet në Shqipëri dhe menjëherë atje do të filloj stërvitjet e tij ushtarake ku do të qëndroj një muaj gati dhe do të ushtroj profesionin e një ushtari se si do të luftoj në beteja, kështu që nga njohuritë profesioniste që përfitoi gjatë këtyre stërvitjeve, ai edhe do të dallohej dhe do të jetë pjesëmarrës i drejtpërderjtë në operacionin “SHIGJETA” në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai këtu do të marrë pjesë në Betejën e Pashtrikut dhe në shumë beteja ku edhe shumë bashkëluftëtarë të tij do të bien dëshmorë në vijën e frontit të luftës. Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Osmani tani më kishte filluar të dallohej me trimrinë e tij nëpër beteja.

Lufta në Luginë të Preshevës Redakto

Tani më kur lufta kishte përfunduar në Kosovë dhe ai do të inkuadrohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), në Shtabin e Përgjithshëm, gjegjësisht në Departamentin e Menaxhimit. Ai edhe pse tani më ishte i punësuar në këtë departament, atë për çdo ditë do ta preokuponte çështja kombëtare dhe ideali i tij i një atdhetari që gjatë vikendeve të shfrytëzonte rastin për të vizituar dhe vëzhgonte terrenet në Gjilan e rrethinë dhe në Luginën e Preshevës, kështu që erdhi edhe ajo ditë të cilën Bardhyli me padurim e priste dhe kështu që kur kjo ditë erdhi ai do të ishte njëri ndër ushtarët e parë që do të futet në radhët e një ushtrie tjetër çlirimtare që quhej Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Tani Bardhyl Osmani përsëri do të rrok armën në dorë për ti dalë zot atdheut dhe për të luftuar kundër armikut shekullor serb, pra ky do të ishte viti 2000 kur Bardhyli do të jetë tani më ushtar i UÇPMB-së. Ai tani me shumë bashkëluftëtarë të tij më 6 janar të vitit 2001 do ti bëjnë ballë ushtrisë serbo-sllave në fshatin Shoshajë të Epërme ku edhe do të emërohet komandant i kësaj kompanie. Tani që nga kjo datë Bardhyl Osmani-Komandant Delta do të kryej shumë aksione dhe çdo beteje do ti prijë i pari në luftë. Duhet mos harruar asnjëherë betejën e datës 24-25 janar ku Bardhyl Osmani – Delta nuk kishte të ndalur në luftë kundër armikut serb dhe nuk kursente asgjë nga vetja duke ju qëndruar përballë edhe tankeve luftarake të armikut serbo-sllav. Ai tani më kishte trimërinë e tij, por ishte edhe një strateg lufte për të zhvilluar beteja shumë të suksesshme me shokët e tij në luftën e Luginës së Preshevës.

Vdekja Redakto

Më 14 maj të vitit 2001 në një betejë që zhvillohej në fshatin Rahovicë ndërmjet ushtarëve të UÇPMB-së dhe ushtrisë serbe, tek vendi i quajtur "Penda e Rahovicës" në ora 18:00 një snajperist serb e vrau njërin ndër komandantët më të dalluar Bardhyl Osmanin–Komandant Deltën. U vra në pritë duke i dërguar shokët e tij të plagosur në fshatin Maxherë të malësisë së Karadakut të Preshevës. Ra dëshmorë mu në vendin e tij të cilin shumë e deshi dhe që në çdo kohë luftoi për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull nga pushtuesi serbo-sllav. E përqafoi këtë tokë të cilën e ujiti me gjakun e tij të një trimi të lirisë. Ra dëshmorë në lule të rinisë për liri e për atdhe. U vra trimi i lirisë. Ra në altarin e lirisë për atdheun e tij të cilin e deshi më shumë se jetën e tij dhe për këtë edhe ia fali jetën mu në lulen e rinisë. Ra për të mos vdekur kurrë. Sot trupi i tij prehet në vendlindjen e tij në Preshevën që e lindi, e rriti dhe e përqafoi me mall e dashuri duke ia ujitur tokën me gjakun e tij të njomë. Me mall e me dashuri sot e përkujtojnë shokët e tij të luftës nga të gjitha trojet tona. E përkujtojnë dhe kurr nuk e harrojnë familja e tij. Me mallin e dashurisë e përkujtojnë prindërit e tij nëna Nurije dhe babai Bejtullahu. E përkujton dhe se harron Presheva vendlindja e tij. E përkujton i gjithë kombi dhe atdheu i tij që e lindi, e rriti dhe të cilit ia dhuroi gjakun dhe ia fali jetën. Lavdi Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit – Komandant Delta! Lavdi të gjithë dëshmorëve që flijuan për liri e atdhe duke luftuar ndër shekuj.

Shiko më shumë Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ https://www.shhlp.com/historiku-i-deshmoreve/+Komandant+Delta113[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Lista e deshmoreve UÇK- UÇPMB