Betimi i nxënësit
Betimi i nxënësit është një lloj betimi nga fusha e arsimit dhe mësimdhënies i cili i dedikohet nxënësve (edukantëve, pionierëve, studentëve etj.). Në disa burime, sidomos në burimet në gjuhën angleze, ky lloj betimi njihet edhe me emrin betimi i shkollës (School oath - School pledge).
Hyrje
RedaktoBetimi i nxënësit ka një të kaluar relativisht të gjatë. Për herë të parë një formë të këtillë të betimit e hasim në Greqinë antike e që asokohe ishte i njohur me emrin betimi efebian apo betimi athinian (Ephebic Oath).[1] Shumë më vonë betimin e nxënësit e gjejmë edhe në Republikën e Turqisë në kohën e Ataturkut[2] si dhe në kohën e ekzistimit të shtetit të njohur me emrin Mbretëria SKS. Një formë e veçantë e betimit të nxënësve ishte e ashtuquajtura Përshëndetja Bellamy (Bellamy salute) e cila ishte në fuqi në SHBA, në periudhën mes dy luftërave botërore (asokohe, një përshëndetje e ngjashme ishte në fuqi edhe në disa vende evropiane).[3] Pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e Evropës Lindore popullarizohen të ashtuquajturat "betimet e pionierve". Këto betime i hasim në vende të tilla si Shqipëria, Jugosllavia, vendet e Bllokut Lindor, Bashkimi Sovjetik, Kina,[4] etj. Në disa vende të botës, betimi dedikuar nxënësve është i pranishëm edhe sot e kësaj dite dhe atë në vendet si India,[5] Singapori, Kina (Shangai), pastaj në disa vende anglofone, etj. Shikuar në përgjithësi, betimin e nxënësit e gjejmë si në disa shkolla publike (të përgjithshme dhe profesionale) ashtu edhe në disa shkolla private, si p.sh. në shkollat e arteve marciale.[6]
Betimi i pionierit
RedaktoRepublika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Betimi i pionierit
“Betohem para flamurit dhe shokëve të mi pionierë se gjithmonë do të mësoj, do të punoj dhe do të jetoj si bir i denjë i Partisë dhe i atdheut tim!”[7]
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë
Betimi i pionierit (këngë)
- Më parë do t'a dua vendin tim
- Dhe popujt e vllazëruar të tij
- Që jetën e dhanë pa kursim
- Sa herë e kërkoi
- Ndera e tij
. . .
- Dhe një betim kam për t'a dhënë
- Që t'jem i dobishëm për atdhe
- Gjithnjë me zell kam për të nxënë
- Për të ndërtuar
- Jetën e re
...
- Për nënën e babain
- Biri më i mirë
- Për armatën
- Më i forti ushtar
- Do t'jem shtyllë
- Dhe njeri i lirë
- Dhe më i ndershmi qytetar
. . .
- Vllazërimin e bashkimin tonë
- Si bebëzat e mia do t'i ru'j
- I Titos kam për t'qenë gjithmonë
- Vendin t'a mbroj nga këmbë e hu’j [8]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ John Wilson Taylor, 'The Athenian ephebic oath', Classical journal (1918), 495-501.
- ^ A. Afer İnan, Atatürk Hakkında Hâtiralar ve Belgeler, Ajans-Türk Matbaacılık Sanayii, 1968, p. 209. (in Turkish)
- Türküm, doğruyum, çalışkanım.
- Yasam, küçüklerimi korumak, büyüklerimi saymak,
- yurdumu, budunumu özümden çok sevmektir.
- Ülküm, yükselmek, ileri gitmektir.
- Varlığım Türk varlığına armağan olsun.
- I am a Turk, honest and hardworking.
- My principle is to protect the younger, to respect the elder,
- to love my homeland and my nation more than myself.
- My ideal is to rise, to progress.
- My existence shall be dedicated to the Turkish existence.
- ^ Winkler, Martin M. (2009). The Roman Salute: Cinema, History, Ideology. Ohio State University Press. pp. 2. ISBN 0-8142-0864-9.
- ^ The Young Pioneers
- ^ "Abdul Kalam Oath for Students and Youth" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 26 shkurt 2019.
- ^ Teksti i betimit të studentit të artit marcial takewondo-hapkido:
- 1. “ Unë do t`i bindem parimeve të Akademisë.
- 2. “ Unë do të respektoj instruktorin dhe ndihmësin e tij ”.
- 3. “ Unë kurrë nuk do ta keqpërdori teknikën e mësuar”.
- 4. “ Unë do të jem një kampion i lirisë dhe i drejtësisë “.
- 5. “ Unë do të ndërtoj një botë me më shumë paqe”.
- ^ http://www.observatorikujteses.al/pionier/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=qKCT4WqkvF0