Biçakçinjtë
Familja Biçakçiu,[1] apo njohur ndryshe edhe Biçaku, është një familje fisnike e Shqipërisë së mesme, Elbasan, që daton që prej fillim-shekullit të XIV. Prej saj kanë dalë kryesisht ushtarakë të gradave të ndryshme, atdhetarë e politikanë të mëdhej, arkitektë, kanë ndërtuar Kisha, Xhamia dhe Teqe. Kanë dhënë kontribute të jashtzakonshme në Luftën për Pavarësi dhe krijimin e Shtetit Shqiptar, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit Mahmut Pashë III Biçakçiu, Rilindas, Perfaqësues i Elbasanit), tek mbështetja ndaj Ismail Qemalit dhe qeverisë së Vlores në 1912 dhe konsolidimi i Shtetit Shqiptar në kongresin e Lushnjes (Aqif Pashë Elbasani, Kryetar i Kongresit). Gjithashtu kanë financuar Shkollën e Parë Shqipe në Korçë dhe Normalen e Elbasanit.
Trungu Familjar
RedaktoSinan pashë Biçakçiu, 1400-1470, gjeneral i sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II, ndërtues i një xhamie dhe një teqeje helveti në qytet.
Sinan bej Biçakçiu 1430, kryekomandant i ushtrisë, gjeneral, drejton fushatën ushtarake në pushtimin e Selanikut e më pas të Epirit të Janinës.
Sinan pashë Biçakçiu 1453, mësues privat i sulltan Mehmetit të II dhe më pas vezir e këshilltar. Emërohet profesor gjykate në sivri Hisar.
Ahmet agë Biçakçiu, 1486-1548, ushtarak, komandant ushtrie, i angazhuar kryesisht në luftërat e pushtimit të Egjiptit dhe Arabisë.
Sinan pashë Biçakçiu, 1506-1596, ushtarak, pushtetar i lartë, drejton dhe zgjidhet dy herë vezir, merr titullin hero. Varroset në lagjen Sedefçiler të Stambollit.
Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu, 1570-1622, kryearkitekt i Perandorisë dhe kryeveprës botërore, Xhamisë Blu, në Stamboll. Arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan.
Ibrahim pashë Biçakçiu, 1587-1632, mori poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane. U zgjodh edhe vezir i Brusës, vritet në luftë më 1632.
Halil Pashë Biçakçiu, 1690-1775, ushtarak pushtetar i lartë në Perandorinë Osmane, me kontribute jo vetëm të njohura, por edhe të shpërblyera.
Sinan agë Biçakçiu 1692-1760, pushtetar, ushtarak, vëllai i Halil pashë Biçakçiut, komandant i rojeve të gardës së pallatit të Stambollit dhe prefekt në Stamboll.
Mahmut bej Biçakçiu, 1709-1744, ushtarak, komandant i ushtrisë turke. Drejton betejën për pushtimin e Beogradit. U plagos rëndë dhe u dërgua në Stamboll.
Ibrahim Halil pashë Biçakçiu 1715-1770, pushtetar i lartë. Disa herë vezir i perandorisë si në manastir, Hungari. Njihte disa gjuhë të huaja.
Sulejman pashë Biçakçiu, 1720-1794, pushtetar i lartë, sundimtar i Elbasanit, më pas vezir në Janinë e Shkodër për disa vjet. Pati tre fëmijë.
Sefedin bej Biçakçiu, 1793-1865, ushtarak, komandant ushtrie, ndërtoi dy kisha të krishtera në qytet. Komandon ushtrinë me Mustafa pashë Bushatin në luftën ruso-turke.
Dervish bej Biçakçiu 1820-1885, sundimtar i Elbasanit. Ka qenë i martuar me mbesën e Mustafa pashë Bushatit, Hafifen.
Mahmut pashë III Biçakçiu, 1835-1898, pushtetar prefekt në administratën turke. Rilindas. Financues i shkolles se pare shqipe ne Korçë, Fëmijët e tij ishin Aqif Pasha, Fadileja, Vehibeja dhe Humajuni.
Jusuf bej Biçakçiu, 1854-1919, pati për grua vajzën e Xhelal Zogut, hallën e Ahmet Zogut.
Aqif pashë Elbasani (Aqif Pashë III Biçakçiu), 1860-1926. Kryetar i Kongresit të Lushnjës (Kryeregjent), Ministër i Luftës, Ministër i Brendshëm, dhe Ministër i Bujqesisë në periudha të ndryshme. Fëmijët, Ibrahimi i martuar me Diana Riselinë, vajzat Nigjari e martuar me Eqerem Kozaren, Sadeti e martuar me Beqir Rusin.
Dervish bej II Biçakçiu, 1874-1952. Më 1909 organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Financuesi kryesor i Normales së Elbasanit. Me vendosjen e regjimit komunist iku jashtë dhe vdiq në Liban.
Ibrahim Bej Biçaku (Biçakçiu), 1905-1977, Kryeministër , ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës shtator, 1944 - nëntor, 1944.
Ali Agjah bej Biçakçiu, Filantrop, dha gjithë pasurinë e tij për arsimimin në Elbasan. Ndërtoi në qytet shkollën e cila mban emrin e tij.
Fuat bej Biçaku, Kryetar Bashkie ne Elbasan.
Hasan bej Biçaku, Kryetar Bashkie ne Elbasan.
Xhavit bej Biçakçiu, Filantrop, financues i ish-kinema "Nacional", apo teatrit "Skampa", objekti më i rëndësishëm kulturor në qytetin e Elbasanit, me akustikën ndër më të mirat në Ballkan.