Blerim Devolli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Blerim Devolli është një ndërmarrës dhe filantropist nga qyteti i Pejës, Kosovë.
Blerim Devolli | |||
![]() Blerim Devolli | |||
Informacione | |||
Ditëlindja: | 20 Shkurt 1972 | ||
---|---|---|---|
Vendlindja: | Pejë | ||
Aktiviteti: | CEO në Devolli Group, Sipërmarrës , Filantropist, Biznesmen | ||
Nënshtetësia: | Kosovare | ||
Vënde të rrjetit | |||
Faqja zyrtare: | www.blerimdevolli.com |
Blerimi që në moshë të re dallohej për aftësitë e një lideri me ëndrra shumë. Sot pas shumë viteve punë të palodhshme dhe me shumë sfida, ai njihet si një ndërmarrës me aftësi të jashtëzakonshme në krijimin dhe rixhenerimin e bizneseve. Për kontributet e mëdha në zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e të rinjëve, Komuna e Devollit ka shpallur Blerim Devollin 'Qytetar Nderi'.[1]
Një rol të madh në arritjen e këtyre sukseseve e ka pasur edhe mbështetja nga e gjithë familja Devolli të cilët njihen si ndër të parët që filluan prodhimin e produkteve vendore.
EdukimiRedakto
Blerim Devolli shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë ndërsa fakultetin në Universitetin Kristal në Tiranë.
Devolli GroupRedakto
Fillet e Devollit janë ngushtë të lidhura me mendësinë e përgjithshme të shoqërisë kosovare për të zhvilluar dhe fuqizuar ekonominë private. Devolli Group është themeluar në vitin 1990, në atë kohë quhej Devolli Commerce. Që nga kjo datë e deri më sot, Devolli Group është shndërruar në një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në rajonin e Pejës dhe më gjërë.
Devolli Commerce shndërrohet në Devolli Company, kurse sot kjo kompani është grupacion me emrin Devolli Group.
Sot, Devolli Group punëson një staf prej më shumë se 250 punëtorëve. Më shumë se 200 punëtorë punojnë në Kosovë dhe rreth 50 të tjerë në Shqipëri. Me rrjetin e saj të gjithëpranishëm, Devolli Group arrin të mbulojë me prodhimet dhe shërbimet e saj çdo kënd të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ngadalë por sigurt, po e zgjeron eksportin në shtetet tjera fqinje gjithashtu.
Kompanitë dhe brendetRedakto
KompanitëRedakto
BrendetRedakto
- Qumështi Vita
- Mia Vita
- Tango Life
- Birra Peja
- Ujë Akull
Pronësia e dyshimtëRedakto
Me rritje të Devolli Group, u zbuluan lidhje të padeklaruara mes këtij dhe kompanive të tjera, duke përfshirë brende të njohura si ArtMotion, Comodita Home, Klan Kosova, dhe shumë të tjerë. Devolli poashtu është kritikuar nga shumë figura publike si Albin Kurti, për regjistrimin e kompanive të tij në vende jashtë Kosovës, si Ishujt e Virgjër Britanikë apo Malta.[5][6][7]
Aktivitetet humanitareRedakto
Blerim Devolli ka arritur që ndër vite të mbështesë shumë aktivitete bamirëse si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri.
Aktivitetet e mbështetura në ShqipëriRedakto
- 2010 / 2014 - BeerFest në Korçë[8]
- 2011 / akoma - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) [9]
- 2015 - Përkrahje me mbi 10,000 litra Ujë Akull dhe qumësht Vita gjatë përmbytjeve në veri të vendit
- 2015 - Koncerti i Alban Skenderaj [10]
- 2015 - Panairi HoReCa [11]
- 2015 - Shoqata për dhurimin e gjakut (Shprese per Shqiperine)
- 2016 - Maratona e Tiranës [12]
- 2016 - Koncerti i mbajtur për fëmijët me nevojë në Tiranë, organizuar nga Ecovolis
- 2017 - Dita e verës në Tiranë
Aktivitetet e mbështetura në KosovëRedakto
- 2010 - Ndërtimi i Xhamisë në Pejë [13]
- 2012 / 2016 - Mbështetja e festivalit të filmit Doku Fest [14]
- 2012 / 2017 - Mbështetja e Klubit të basketbollit Peja
- 2012 / 2017 - Mbështetja e klubit të basketbollit Prishtina [15]
- 2013 - Ndërtimi i 4 shtëpive për familjet skamnore në Peje [16]
- 2013 / 2016 - Chopin Festival [17]
- 2013 / 2016 - DAM Festival [18]
- 2013 / 2017 - Mbështetje për organizaten Autizmi Kosova
- 2013 / 2017 - Mbështetje për organizaten Down Sindrome Kosova
- 2013 / 2017 - Mbështetje për kampionen e botës në xhudo Majlinda Kelmendi [19]
- 2013 - Mbështetje për Federatën e Bjeshkatarëve Kosovë
- 2014 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Fushë Kosovë [20]
- 2014 / 2016 - Ani Bar [21]
- 2014 / 2016 - Into the Park [22]
- 2014 - Mbështetje për realizimin e filmit kosovar “Cash Only”
- 2015 - Rregullimi i shtepisë për persona me aftësi të kufizuara në Vitomericë, Pejë
- 2015 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Gjakovë[23]
- 2015 / 2017 - Bunar Fest [24]
- 2015 - Mbështetja e klubit të futbollit Fushë Kosova
- 2016 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Obiliq
- 2016 - Mbështetja e studentëve të mjekesise Prishtinë, organizata EMSA.
ReferimetRedakto
- ^ http://www.klubiprodhuesve.org/2017/04/05/blerim-devolli-shpallet-qytetar-nderi-i-komunes-se-devollit/[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 qershor 2017. Marrë më 31 maj 2017.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 31 maj 2017.
- ^ http://birrapeja.com/
- ^ Berisha, Isuf (2015). "Legal Vacuum and Lack of Transparency" (PDF) (në anglisht). Mirovni Institut. Marrë më 26 nëntor 2020.
|url-status=alive
i pavlefshëm (Ndihmë!) - ^ Olluri, Parim (14 qershor 2016). "Lidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe". Insajderi. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 26 nëntor 2020.
- ^ "Kurti hedh dyshime mbi bizneset e Devollëve, thotë se Klan Kosova është pronë e tyre". Insajderi. 19 prill 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 26 nëntor 2020.
- ^ http://www.festaebirres.com/site/article.php?aid=25&cid=20
- ^ http://www.fshf.org/index.php/sq/
- ^ http://www.kosovalive360.com/alban-skenderaj-mblodhi-qindra-adhurues-ne-prishtine.html[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 korrik 2017. Marrë më 31 maj 2017.
- ^ http://www.360grade.al/politike/item/25924-mbyllet-me-sukses-maratona-e-tiranes-2016-garen-21km-e-fitojne-ilir-kellezi-dhe-luiza-gega-foto[lidhje e vdekur]
- ^ https://shkodrar.wordpress.com/2010/08/25/peje-u-perurua-xhamia-%E2%80%9Chaxhi-ibrahim-devolli%E2%80%9D/
- ^ http://www.doku.tech/#sponsors
- ^ http://telegrafi.com/devolli-group-i-bashkengjitet-festes-se-final-four/
- ^ http://illyriapress.com/devolli-group-dhuroi-edhe-kater-shtepi-per-familjet-ne-nevoje/
- ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 gusht 2018. Marrë më 31 maj 2017.
- ^ http://www.damfest.com/#sponsors
- ^ http://telegrafi.com/majlinda-vizitoi-kompanine-birra-peja-dhe-uji-akull/
- ^ http://telegrafi.com/devolli-group-dhuron-shtepine-e-gjashte-ne-vitin-e-trete-te-tradites-se-bajramit/
- ^ http://anibar.org/anibar-parties-line-up-is-fun-and-sizzling/[lidhje e vdekur]
- ^ https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1310955538929333.1073741849.400165953341634&type=3
- ^ http://www.kosovapress.com/sq/lajme/familja-shyti-e-pret-bajramin-ne-banese-te-re-e-dhuruar-nga-devolli-group-46930/
- ^ http://zeri.info/kultura/143553/me-bunar-fest-nis-sezoni-i-festivaleve-ne-prizren/