Hape menynë kryesore
Disambig.svg Ky arikull është rreth degës së Volkswagen AG aktive nga 1999 deri sot. Për markën origjinale, shiko Bugatti

Koordinatat: 48°31′36″V 7°29′59″L / 48.52675556°V 7.499683333°L / 48.52675556; 7.499683333

Bugatti Automobiles S.A.S.
Lloji Private
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
Industria
  • Prodhim automobilësh
  • Shpërndarje automobilësh
Fati blerë nga Volkswagen AG (korrik, 1998)[1]
Paraardhës Automobiles Ettore Bugatti[1]
Themeluar korrik 1998[1]
Selia Molsheim, Francë[2]
Zona e mbështetjes Në të gjithë botën - jo Australia
Kryesuesit Wolfgang Dürheimer (President)[2]
Produkte Veyron 16.4[3]
Prodhimi
  • Rënie 38 vetura (2011)
  • 40 vetura (2010)
[4]
Punonjësit 73[4]
Dega kryesore Volkswagen AG[4]
Filialet
  • Bugatti Engineering GmbH
  • Bugatti International S.A.
[2]
Adresa e internetit bugatti.com

Bugatti Automobiles S.A.S. është prodhues Francez i automobilëve të luksit me performancë të lartë dhe është pjesë e Volkswagen AG, me zyrat kryesore dhe linjën e montimit në Molsheim, Alsace, Francë. Volkswagen e bleu markën e Bugatti në qershor 1998 dhe e konsolidoi si Bugatti Automobiles S.A.S. në 1999.

Bugatti prezantoi disa makina koncept ndërmjet 1998 dhe 2000 para se të fillonte të zhvillonte modelin e parë të prodhimit, Veyron 16.4, duke dorëzuar modelin e parë Veyron një klienti në 2005.

HistoriaRedakto

Nën drejtimin e presidentit Ferdinand Piëch, Volkswagen bleu të drejtën e prodhimit të makinave nën emrin e markës Bugatti në qershor 1998. Kjo erdhi pasi më herët Volkswagen bleu markën Lamborghini (nga dega e VW Audi), fabrikën e Rolls-RoyceCrewe, Mbretëria e Bshkuar, dhe markën Bentley.

Në 22 dhjetor 2000, Volkswagen zyrtarisht krijoi kompaninë Bugatti Automobiles S.A.S., ku ish-shefi motorëve të VW Karl-Heinz Neumann u bë president. Kompania bleu shtëpinë e vitit 1856 Château Saint Jean, shtëpia e Ettore Bugattit në Dorlisheim, afër Molsheim, dhe nisi ta rikonstruktojë që të shërbente selia qëndrore e kompanisë. Fabrika origjinale ishte ende në duart e Snecma, të cilët nuk donin ta shisnin. Në gusht 2000, VW njëftoi se në vend të saj do të ndërtonte një atelier (fabrikë) moderne në jug të Château. Atelier u inaugurua zyrtarisht në 3 shtator 2005.

Makinat e para konceptRedakto

Projektet e Italdesign GiugiaroRedakto

Volkswagen kontraktoi kompaninë ItaldesignGiorgetto Giugiaro që të projektonte një seri makinash koncept që të kthehej lavdia e markës. Modeli i parë, EB 118, ishte një veturë me dy dyer coupé dhe u prezantua në panairin Paris Motor Show në 1998. Bugatti prezantoi edhe konceptet e saj të rinj, EB 218 në 1999 tek Geneva Motor Show dhe 18/3 Chiron në 1999 tek Frankfurt Motor Show (IAA)

Projektet VolkswagenRedakto

Volkswagen projektoi konceptin e fundit Bugatti, EB 18/4. Bugatti e prezantoi modelin EB 18/4 në vitin 1999 tek Tokyo Motor Show.

Motori W18Redakto

Të gjitha këto koncepte kishin një motor W-18 me 408 kW (555 kf) fuqi. Ky ishte konfigurmi parë W i realizuar ndonjëherë në një makinë pasagjerësh, me tre blloqe me nga 6 cilindra secili. Kishte shumë komponentë të ngjashëm me motorët e familjes Volkswagen.

Makinat e prodhimitRedakto

Veyron 16.4Redakto

 Artikulli kryesor: Bugatti Veyron.

Zhvillimi i kësaj veture filloi me modelin e vitit 1999 EB 18/4 "Veyron" koncept, e cila kishte një shasi të bazuar tek makina koncept Bugatti 18/3 Chiron. Ishte shumë e ngjashme me projektin dhe pamjen e makinës së prodhimit përfundimtare Veyron. Një diferencë e madhe ishte se EB 18/4 përdorte motor W18. Kryeprojektuesi i Veyron ishte Hartmut Warkuss, dhe projekti i pamjes së jashtme ishte Jozef Kabaň i Volkswagen, në vend të Giorgetto Giugiaro i Italdesign, i cili kishte projektuar konceptet e mëparshme Bugatti.

Presidenti i atëhershëm i Volkswagen Group Ferdinand Piëch e prezantoi Veyron në vitin 2000 tek Geneva Motor Show. U premtua se ajo do të ishte makina më e shpejtë, me e fuqishmja, dhe më e shtrenjta në histori. Në vend të motorit W18, do të përdorej një motor i stil VR6/WR8 W16. E parë për herë të parë në modelin koncept të vitit 1999 Bentley Hunaudières, W16 do të kishte katër turbokompresorë dhe prodhonte 1001 kuaj fuqi (metrike). Shpejtësia maksimale u premtua të ishte 407 km/h, dhe çmimi do të ishte 1 milionë euro.

Zhvillimi vazhdoi përgjatë vitit 2001 dhe EB 16/4 Veyron u gradua në statusin "koncept i avancuar". Në fund të 2001, Bugatti njoftoi se makina, e quajtur zyrtarisht "Bugatti Veyron 16.4", do të futej në prodhim në 2003. Duke u krenuar me prodhimin e Veyron, fabrika e prodhimit (ku po ashtu edhe porositeshin makinat) quheshte përzemërsisht "Atelier" (punishte artisti).

Piëch retired that year as chairman of the Volkswagen Group and was replaced by Bernd Pischetsrieder. The new chairman promptly sent the Veyron back to the drawing board for major revisions. Neumann was replaced as Bugatti president by Thomas Bscher in December 2003, and substantial modifications were made to the Veyron under the guidance of a former VW engineer, Bugatti Engineering chief Wolfgang Schreiber.

Veyron kushton 1,100,000 € (çmimi neto pa taksa); çmimet ndryshojnë në varësi të kursit të këmbimit dhe taksat vendase (tatimi mbi vlerën e shtuar). Çmimet pë Mbretërinë e Bashkuar ose SHBA ishin mbi 880,000 £, ose rreth 1,400,000 $. Në atrikut të numrit të prillit të revistës Live (revistë javore për meshkuj e The Sunday Times) se klientët janë të lirë të porosisin aksesorë shtesë duke e rritur çmimin deri në koston e një Rolls Royce Phantom. Gjatë një episodi të Top Gear, makina krahasohej me Concorde si arritje teknoligjike.[5]

16C GalibierRedakto

 Artikulli kryesor: Bugatti 16C Galibier.

Modeli 16C Galibier u shfaq për herë të parë gjatë festimit të njëqind-vjetorit të markës në Molsheim. Prezantimi ishte vetëm për klientët e Bugatti. Panairi në Molsheim e tregonte makinën me ngjyrë blu me pjesë fibrash karboni dhe alumini. Një vit më vonë Bugatti i tregoi botës modelin 16C Galibier Concept tek "Nata e VW Group" tek Geneva Auto Show me kombinim me ngjyrë të zezë dhe alumini.

Galibier, një sedan me 1000 HP, u tregua për herë të parë si koncept në 2010 dhe kur planifikuan ta fusnin në prodhim në 2015, do të kishte një kosto prej 1.4 milionë $. Do të përdorte të njëjtin motor me 16 cilindra 8.0-litërsh si modeli Veyron por në vend të katër turbokompresorëve, 16C Galibier do të përdorte vetëm dy. Prodhimi do të kërkonte ambiente të reja në Molsheim, Francë, që të ristrukturoheshin, e cila vonoi dorëzimet e mundshmë për në 2015.[6]

Në 2013 u njoftua se makina nuk do të prodhohej kurrë pasi donin të përqëndroheshin në një zëvendësuese të Veyron.

CitimeRedakto

ReferimeRedakto

  • "Volkswagen Aktiengesellschaft Facts and Figures 2012". volkswagenag.com. Volkswagen Aktiengesellschaft. 2012-06-11. 1058.809.453.20. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 2012-08-10. Marrë më 2012-08-10. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Cremer, Andreas (2011-03-31). "Bugatti Said to Get Backing for $1.4 Million Galibier Supercar". Bloomberg Business Week. New York City, New York: BLOOMBERG L.P.  0007-7135. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2012-08-11. Marrë më 2012-08-11. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • "BBC Two - Top Gear, Series 7, Episode 5". BBC. 2005-12-11. Marrë më 2013-05-28. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto

Shiko edheRedakto