Butrinti

vendbanim
(Përcjellë nga Buthroton)
This is the stable version, checked on 28 mars 2024. 1 pending change awaits review.

Butrinti ishte një qytet dhe peshkopatë e lashtë ilire dhe më vonë arbërore. Gjasa janë të ketë qenë i banuar që nga kohërat parahistorike. Butrinti popullohej nga kaonët, më vonë një koloni romake dhe një peshkopatë. Butrinti hyri në rënie në Antikitetin e Vonë, para se të braktisej gjatë Mesjetës, pasi një tërmet i madh përmbyti pjesën më të madhe të qytetit. Në kohët moderne është një vend arkeologjik në qarkun e Vlorës, rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek. Ndodhet në një kodër me pamje nga kanali i Vivarit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sot, "Bouthrotum" është një titull katolik latin dhe gjithashtu përmban kalanë e Ali Pashës.[[Butrinti|Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Eshte nje vend arkeologjik në qarkun e Vlorës, rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek. Ndodhet në një kodër me pamje nga kanali i Vivarit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore.Gjej informacion të mëtejshëm. Kliko këtu www.butrinti.com

Historia

Miratues

Redakto

But u themelua nga Enea. Nga korrespondenca e tij e gjatë me Ciceronin, zbulohen përpjekjet që bëri për të mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kundër përpjekjeve të Çezarit për vendosjen e një kolonie romake.

Periudha e lashtë

Redakto

Butrinti i fortifikuar i kësaj periudhe ka shërbyer si strehë për kolonët dhe qytetarët që banonin në qytet. Gjatë periudhës së luftërave civile, Butrinti përmendet nga Çezari në veprën e tij, si një nga bazat kryesore të furnizimeve dhe pikë strategjike për zotërimin e kanalit të Korfuzit. Kushtet e mira gjeografike dhe klimatike i dhanë një zhvillim të vrullshëm qytetit të Butrintit në shekujt e parë të erës sonë. Për herë të parë Butrinti preu monedha bronzi në kohën e Augustit, ku në njërën prej tyre paraqitet perandori nga një anë e në tjetrëm një ujësjellës. Dëshmi e nivelit të zhvillimit të Butrintit janë edhe rrënojat e monumenteve antike dhe objekteve të ndryshme, të ruajtura nga ajo periudhë. Në fillim të shek. I e. s. u ndërtua ujësjellësi 3 km i gjatë, që furnizonte qytetin me ujë nga burimet e fshatit Xarë afër Butrintit. Në këtë kohë, u rindërtua edhe skena e teatrit. Të shumta ishin ndërtimet publike e shoqërore si banjat dhe tempulli i Asklepit mbi rrënojat e një tempulli më të vjeter. Rreth shek. II e. s. u ndërtua një nymfe, që furnizohej me ujë nga ujësjellësi dhe gjimnazi pranë Portës me Kulla. Dallohen në këtë periudhë një sërë banesash dhe ndërtimesh të ndryshme, ku veçohet një ndërtesë me atrium në qendrën e qytetit pranë teatrit. Gjatë kësaj periudhe, u dendësuan shumë ndërtimet, të cilat shtriheshin deri në buzë të kanalit të Vivarit. Vazhdimësinë e jetës deri në Antikitetin e Vonë e dëshmon materiali arkeologjik i nxjerrë nga gërmimet, ku veçohet shtresa kulturore e shek. lV e. s. Kjo shtresë pasqyron një dendësim ndërtimesh, kurse numri i madh i monedhave të gjetura tregon një intensifikim të zhvillimit të tregtisë. Duke filluar nga shek. lll, Butrinti përmendet në itinerare të ndryshme rrugore me emra si: Buthroto, Buthrotum etj. Në vitin 516, përmendet si qendër peshkopate, kurse në periudhen e Justinianit përmendet nga Hierokli midis 12 qyteteve të Epirit të Vjetër në trajtën Butrytos. Butrinti e ruajti rëndësinë ekonomike edhe në Antikitetin e Vonë, ndoshta edhe për faktin se u prek shumë pak nga sulmet e barbarëve e sidomos të gotëve të Totilës, kur zbarkuan nga Korkyra në Onhezëm në vitin 551. Në Antikitetin e Vonë, Butrinti njohu një periudhë zgjerimi e lulëzimi, gjatë së cilës u realizua rindërtimi i mureve mbrojtëse të dëmtuara gjatë viteve. Monumente që deshmojnë zhvillimin e qytetit në këtë periudhë janë baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri u ndërtua rreth mesit të shek. V dhe përfaqëson traditat më të mira arkitektonike dhe artistike të Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndërtua në fundin e shek IV dhe ka qenë e shtruar me mozaikë. Bazilika e Madhe u ndërtua në qytetin e poshtëm në shek. VI dhe është një ndërtim madhështor paleokristian. Fakti që muret e saj janë ruajtur në lartësinë origjinale deri në ditët tona, tregon vazhdimësinë e përdorimit të monumentit deri në shekujt e Mesjetës së Hershme.

Në mesin e shek. III e. s., nën sundimin e perandorit Decis, Butroti përmendet në lidhje me gudinë e Shën Terinit, i cili ishte një i krishterë vendas e që u dënua të copëtohej nga egërsirat në teatrin e qytetit. Kronikat e kohës përshkruajnë faktin që egërsirat u përulën përpara Shën Terinit njësoj si dikur para Danielit. Për këto arsye, Shën Terini hyri shume herët në radhët e shenjtoreve, fakt që dëshmohet, përveç të tjerash, edhe nga paraqitja e tij në një mozaik të shek. V në kishën e Shën Gjergjit në Selanik dhe një afresk në kishën e Shën Thanasit në Pece.

Portreti i Agripës. Mermer. Muzeu Kombëtar. Tiranë. Lartësia 36 cm.

Portreti është i shek. l p. e. s. dhe i takon gjeneralit romak, Markus Vipsianus Agripa, mik e dhëndërr i Augustit. Nga seria e portreteve të realizuara për të dhe që gjenden në muzetë e Luvrit dhe të Firences, studiuesit mendojnë që portreti i mermertë, i gjetur në Butrint, është më i realizuari. Portreti mishëron shprehjen e një autori romak sipas të cilit “…Agripa i bindej vet[m nj[rit (Augustit), por urdhëronte gjithë të tjerët…”. Në portret shprehet edhe nderimi si strateg për fitoren kundër Mark Antonit dhe Kleopatrës në Aktium më 2 shtator të vitit 31 p. e. s.[nevojitet citimi][nevojitet citimi]

Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.

Periudha moderne

Redakto

Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë, faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.

Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga Hekateu: fundi i shek VI p. Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926–1936, italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të Shqipërisë, Ugolini u përqendrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, teatri, bazilika, statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936, u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime, por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në shek. III, p. K. u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e romakëvë, të cilët në vitet 40 të shek. I p. K. e kthyen Butrintin në koloni romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u romanizua. Në shek. II dhe III u ndërtuan banjo publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si ajo e Zeusit, portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në latinisht dhe greqisht. Në shek. V, një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek. IV – XIII përmendet si qëndër episkopale.

Në vitet 1080–1085, ishte në duart e normanëve dhe më pas të venecianëve. Në vitet 1300, venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.

Periudha franceze

Redakto

Pas viteve 1700, ra në duart e francezëve të Bonapartit dhe më pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës, i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala për t'u mbrojtur nga sulmet e francezëve që vinin nga Korfuzi njëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Veçoritë e qytetit të lashtë të Butrintit

Redakto

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e tij, gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si: dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës.

Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore.

Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si: ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992, gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit.

Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shek. I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva. [nevojitet citimi]

Vjedhjet

Redakto
 
Butrinti me rrënojat e tij

Në fillim të viteve 90, qyteti antik i Butrintit u bë pre e disa vjedhjeve. Më të rrezikuara nga grabitësit dhe trafikantët e vlerave arkeologjike ishin disa koka statujash në mermer dhe disa fonde arkeologjike. Kështu, dy shtatoret e dy perëndive, Artemisës dhe Apollonit, dy objekte me vlera të rralla për kulturën shqiptare, që 11 vjet më parë u dërguan në Greqi nga trafikantët e veprave të artit, u riatdhesuan në shkurt të këtij viti dhe u vendosën në mjediset e muzeut arkeologjik në Butrint, 19 km larg qytetit jugor të Sarandës. Dy veprat e artit, të grabitura nga muzeu arkeologjik i Butrintit, u gjetën në Pire dhe trafikuesit e tyre janë proceduar penalisht sipas ligjit grek. Shtatorja e perëndisë femërore Artemis paraqitet në lëvizje. E punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, sipas specialistëve, ajo i përket kulturës paraqytetare ilire, periudhës helenike, shek. II para Krishtit. Statujës i mungojnë 2 krahët dhe koka. Artemisa u zbulua në vitin 1958, në kodrën e Finiqit dhe u ruajt deri në vitin 1997 në muzeun e Butrintit. Lartësia e saj është 1.25 metra. Ndërsa shtati i Apollonit, i punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, i përket periudhës së shek. II pas Krishtit. Koka është punuar më vete dhe ndodhet në Muzeun e Butrintit. Ajo u gjet nga arkeologu italian Ugolini në Nymfeun (fontana) e Butrintit. Lartësia e saj është 1.38 metra. Historia e grabitjeve të statujave nga Butrinti dhe Finiqi ka nisur në vitin 1991 dhe do të përsëritej në përmasa të tjera në vitin 1997. Certifikatat e objekteve të vjedhura u bënë pjesë e punës së Interpolit, i cili arriti të gjejë vendndodhjen e shumë prej tyre. Në nëntor të vitit 2000, u riatdhesua nga SHBA-ja koka e Livias, gruaja e perandorit Oktavian Augusti, vepër e shekullit I p. e. s., (periudha romake). Kjo falë një kërkimi përreth 1 vit nga Auron Tare, një prej themeluesve të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ndërsa në verën e vitit 2003 me insistimin e Ministres së Kulturës, Arta Dade dhe Auron Tare, u mundësua kthimi nga Greqia i skulpturave “Portreti i Germanikut”, “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze”, të cilat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit në vitin 1991. “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze” u gjetën në eksponatet e Muzeut Nacional Arkeologjik të Athinës, ndërsa “Portreti i Germanikut” u gjet në Muzeun Arkeologjik të Janinës. Punonjësit e muzeut të Butrintit thonë se pajisjet e instaluara tashmë në mjediset e këtij muzeu kanë mbyllur çdo mundësi për grabitjen e veprave të artit. Sipas tyre, muzeu i Butrintit ka tashmë aparatura bashkëkohore kontrolli, me kamera dhe sistem alarmi dhe gjenerator që garanton funksionimin e sistemit të vrojtimsinjalizimit "non stop".

Skeda:Koke gruaje e kthyer ne Butrint pas grabitjeve ne vitet '91-'97.jpg
Kokë gruaje e kthyer në Butrint pas grabitjeve në vitet 1991 deri 1997

Legjenda

Redakto

Ankizi me anijet u nis nga Ambrakia dhe, duke lundruar pranë bregdetit arriti në Butrot, liman i Epirit. Enea në anën tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që zgjati dy ditë, arriti në Dodonë me qëllim që të kërkonte mendimin e perëndisë; këtu gjeti edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigje hyjnore mbi punën e kolonisë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojanë edhe kratere bakri, disa nga të cilat ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shumë të vjetra, që tregojnë emrat e dhuruesve. Së këtejmi, pastaj arriti tek anijet pas një udhëtimi që zgjati më se katër ditë…

Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t'u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos.

Sipas Plutarkut, perëndia Pan vdiq pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve.

Shih edhe

Redakto

Pamje nga Butrinti

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto