Dea e Butrintit

This is the stable version, checked on 19 nëntor 2022. 1 pending change awaits review.

Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin arkeologjik të Butrintit më 1928, me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon.

Përshkrimi

Redakto

Bëhet fjalë për një kokë punuar në një mermer tejet të veçantë për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasje në faqatë.

Me tiparet femërore, mund të përshfaqë hyun Apolon. Ky fragment do të ketë qenë pjesë e një skulpture 2,5 metra të lartë.

Historia

Redakto

U zbulua në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint drejtuar nga konti Luigi Ugolini. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zogu si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria Italiane në vitin 1981. Ky është versioni i statujës, që sipas gjitha gjasave, paraqet Perëndinë Apollo, në formën e tij androgjene, e cila zakonisht lidhej me Apolon si muzikant, apo udhëheqës i Muzave, dhe njihej si Apollo i Antiumit, apo Apollo i Cyrenes. Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur Apolon të mbështjellur në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri. Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë, dhe veti të buta si sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës.

Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Galeri

Redakto

Referimet

Redakto