Ishujt Kanare

komunitet autonom në Spanjë
(Përcjellë nga Canarias)

Ishujt Kanare (sp. Islas Canarias) janë nën administrimin spanjol. Emri vjen nga fjala latine Canis, që do të thotë qen. Kanë një sipërfaqe prej 7.273 km2. Kryeqendrat administrative janë Santa Cruz de Tenerife në ishullin Tenerife dhe Las Palmas në ishullin Gran Kanaria. Paraqesin një urë tokësore në mes Europës dhe Afrikës perëndimore. Bota antike greke mendonte që Kanaret janë si mbeturinë e Atlantidës, tokës së përmbysur në oqeanin Atlantik nga tërmeti i madh që ka ndodhur diku para 9000 vjetësh.

Ishujt Kanare

Vetitë fizike

Redakto

Ishujt dhe kryeqytetet e tyre janë:

Tenerife (kryeq.Santa Cruz de Tenerife);

Gran Canaria (kryeq. Las Palmas de Gran Canaria);

Lanzarote (kryeq.Arrecife);

La Palma (kryeq.Santa Cruz de La Palma);

La Gomera (kryeq.San Sebastián de La Gomera);

El Hierro (kryeq.Valverde);

Fuerteventura kryeq.Puerto del Rosario).

Ishulli më i afert është 108 km larg bregdetit të Afrikës veriperëndimore. Vullkani Teid në Tenerife është maja më e lartë në Spanjë, dhe i treti vullkan në botë. Klima është e butë dhe shumë e thatë.

shih edhe këtë

Redakto