Capitalism: The Unknown Ideal

libër i Ayn Rand në 1966-tën

Capitalism: The Unknown Ideal është një libër me ese nga autorja dhe filozofja ruso-amerikane Ayn Rand dhe nga autorë të tjerë. Temat e eseve rrotullohen rreth natyrës morale të kapitalizmit laissez-faire dhe pronës private. Libri u botua për herë të parë në vitin 1966 në SHBA.

Capitalism: The Unknown Ideal
AutorAyn Rand
GjuhaAnglisht
TemaFilozofi politike
BotoiNew American Library
Lloji i mediasShtyp
Faqe209 (ed. i parë), 349 (ed, i dytë)
ISBNISBN 978-0-451-14795-0

Historia e botimit

Redakto

Pjesa më e madhe e eseve ishin shfaqur mëpara tek The Objectivist Newsletter apo tek The Objectivist.[1] Edicioni i parë u botua nga New American Library në vitin 1966.

Përmbajtja

Redakto

Ayn Rand synonte që Capitalism: The Unknown Ideal të fokusohej në natyrën morale të kapitalizmit, dhe jo të fokusohej në aspektet ekonomike të tij. Rand theksonte se mungesa e një qasje morale e sistemit të shkëmbimit të lirë mes njerëzve ishte edhe shkaku i dështimit të mbrojtësve të kapitalizmit.[1][2]

Pas një hyrje nga Ayn Rand, libri është i ndarë në dy pjesë kryesore. E para ""Theory and History" përmban ese që fokusohen mbi bazat teorike për kapitalizmin dhe argumentet historike që lidhen me të. Pjesa e dytë, ""Current State", fokusohet mbi politikat bashkëkohore të viteve 1960-të. Në libër përfshihet edhe një listë me lexime të këshilluara mbi kapitalizmin.[3]

Ndikimi

Redakto

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ a b Baker, James T. (1987). Ayn Rand. Boston, Massachusetts: Twayne Publishers, faqe 81-83
  2. ^ Rand, Ayn. (1967) [1966]. Capitalism: The Unknown Ideal (2nd ed.). New York: Signet. faqe vii
  3. ^ Galdstein, Mimi Reisel (1999). The New Ayn Rand Companion. Westport, Connecticut: Greenwood Press.

Lidhje të jashtme

Redakto