Carlo Levi emri i plotë Carlo Graziadio Levi, shqiptohet Karlo Levi, (Torino, 29 nëntor 1902 - Romë, 4 janar 1975[1][2][3]) ka qenë një aktivist politik antifashist, piktor, publicist italian i cili u bë i njohur në letërsinë evropiane me romanin autobiografik Cristo si è fermato a Eboli ("Krishti u ndal në Eboli")[4].

Levi u lind në një familje të borgjezisë hebraike të Torinos, i biri i mjekut Ercole dhe Annetta Treves. Ai ndoqi rrugën e të atit dhe u diplomua për mjekësi në vitin 1924, por atë profesion e braktisi gradualisht për të ndjekur pasionet e tij për pikturën dhe publicistikën politike.

Në 1931 i bashkohet lëvizjes antifashiste “Drejtësi dhe Liri” të drejtuar nga aktivisti në mërgim Carlo Rosselli. Në vitin 1934, Levi arrestohet dhe një vit më pas, si njëri prej rreth 12,000 kundërshtarëve politikë që Musolini "u ndryshoi vendbanim" nëpër zona të thella[5], riarrestohet dhe dëbohet në malësitë e Italisë së jugut -- fillimisht në Grassano, e më pas në Aliano të Lukanias, krahinë që përfshin kryesisht rajonin e sotëm të Bazilikatës.

Për të përshkruar atë përvojë, ai botoi në vitin 1945 “Krishti u ndal në Eboli”, njëri ndër prezantimet e para të dallimeve të thella mes jugut të Italisë dhe pjesës tjetër të atij vendi[6]. Libri pati sukses të menjëhershëm dhe vlerësim nga kritika. Ai është përkthyer në mbi njëzet gjuhë.[7] Në shqip u botua në vitin 1979 me titullin "Tokë e mohuar"[8] nga shtëpia botuese "Naim Frashëri" në Tiranë.

"Krishti u ndal në Eboli" u bë film nga regjisori italian Francesco Rosi po në vitin 1979, me aktorët Gian-Maria Volonté, Irene Pappas dhe Lea Massari.[9]

Carlo Levi bashkëjetoi deri në fund të jetës me vajzën e poetit italian Umberto Saba, Linuccia-n[3].

 
Carlo Levi, 1955.

Referime

Redakto
  1. ^ "Carlo Levi Dies in Rome at 72; Wrote 'Christ Stopped at Eboli'". The New York Times. 5 janar 1975. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Fondacioni Carlo Levi". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Carlo Levi në Enciclopedia Treccani". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Faqja e Carlo Levit në Enciklopedinë Britanike". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Breda, Marzio (9 nëntor 2016). "Levi e gli anni con Anna Maria Ichino". Corriere della Sera. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kerziouk, Olga (17 shkurt 2017). "Rainbow sickness: Beauty and despair in Carlo Levi's 'Christ stopped at Eboli'". The London Review of Books. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Hyrja për "Cristo si e fermato a Eboli" në WorldCat". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Hyrja për "Tokë e mohuar" në WorldCat". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Faqja e filmit Il Cristo si è fermato a Eboli në IMDB.