Shkolla e Ligjit Kornell (en: Cornell Law School) është Shkolla e Ligjit e Universitetit Kornell, një universiteti privat i vendosur në qytetin e Itakës, Nju Jork.  Ajo është një nga pesë Shkollat e Ligjit të grupimit "Ivy League" dhe ofron programe studimi në ligj (JD, LLM, dhe JSD) së bashku me programe të dyfishta, në bashkëpunim me shkollat e tjera profesionale të universitetit.

Shkolla e Ligjit Kornell
Cornell Law School
Stema e Universitetit
MotojaLawyers in the Best Sense
LlojiUniversitet privat
Themelimi1887
DekaniEduardo M. Peñalver
Studentë622[1]
KampusiItaka, New York, ShBA
Faqja zyrtarelawschool.cornell.edu

Cornell Law ka raportin e tretë më të ulët midis numrit të pedagogëve dhe studentëve (10.4 studentë për 1 pedagog) nga të tërë shkollat e ligjit të akredituara nga ABA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,[2] dhe për vitin akademik 2014, 95.8% e studentëve të diplomuar kishin gjetur një punë me kohë të plotë brenda nëntë muajsh pas diplomimit.[3]

Historia

Redakto
 
Biblioteka e Ligjit është një nga 12 arkivat kombëtare, ku ruhen të gjitha vendimet e botuara të Gjykatës Supreme

Departamenti i Ligjit në Kornell u çel në vitin 1887 në Morrill Hall me Gjyqtarin Douglass Boardman si Dekanin e saj të parë. Në atë kohë, për tu pranuar nuk ishte e kërkuar as diploma e shkollës së mesme. Në 1917, u vendos që për tu pranuar, studenti duhet të kishte të paktën dy vjet arsim universitar, ndërsa në 1924-ën, programi bazë i edukimit ligjor (LL.B.) u kthye në program pasuniversitar.[4]  Në 1890, George Washington Fields u bë studenti i parë me ngjyrë në historinë e ShBA që u diplomua nga një Shkollë Ligji.[5] Në 1893, u diplomua femra e parë nga Kornell, Mary Kennedy Brown.  Departamenti u riemërua si Shkolla e Ligjit në vitin 1925. Programet pasuniversitare në ligj, Master në Ligj (LL.M.) dhe Doktor i Shkencave Juridike (J.S.D.), janë ofruar në Kornell që nga viti 1928.[6]

Në vitin 1948, Shkolla e Ligjit e Kornellit krijoi një program të specializuar në ligjin ndërkombëtar dhe filloi të ofronte programin e LL.B.-së. Në vitin 1968, shkolla filloi të publikojë revsitën akademike Cornell International Law Journal. Në vitin 1994, shkolla krijoi lidhje me Fakultetin Juridik të Universitetit të Parë të Parisit dhe së bashku kanë hapur Institutin Veror të Ligjit Ndërkombëtar dhe Krahasues, me qendër në Paris.

Pranimet

Redakto
 
Pamje e Shkollës së Ligjit të Kornellit, parë nga Central Avenue

Për klasën që do të hynin në vjeshtë të vitit 2012-ës, 191 nga 4,054 aplikantë (4.7%) filluan programin e JD.[7]

Në Programin e LL.M.-së, i cili është ndërtuar për juristë të trajnuar jashtë ShBA-së të cilët duan të punojnë në ShBA, nga 900 aplikantë vetëm 60 (6.7%) u pranuan.  Studentët e LL.M.-së vijnë nga 30 vende të ndryshme të Botës.[8]

Reputacioni

Redakto
 
Pamje e oborrit të brendshëm të shkollës së ligjit

Shkolla e Ligjit është renditur si shkolla e 7-të më e mirë e Ligjit në ShBA në renditjen "Law School 100",[9] e 25-ta më e mirë në botë nga "QS World University: Law",[10] dhe e 13-ta më e mira në ShBA për vitin 2015 sipas "U.S. News and World Report".[11]

Programi i Masterit në Ligj (LL.M) është renditur si programi më mirë në ShBA gjatë viteve 2011, 2010, 2008 dhe 2006, sipas renditjes së AUAP.[12][13]

Alumni

Redakto

Studentët e diplomuar nga Shkolla e Ligjit e Kornellit kanë dhënë një kontribut të vyer në botën juridike dhe jo vetëm. Disa nga alumnit e spikatur janë:

  • John G. Alexander (1916), Kongresmen Amerikan i Minnesota (1939-1941).
  • Rob Andrews (1982), Kongresmen Amerikan i New Jersey (1990-2014).
  • Mark J. Bennett (1979), Prokuror i Përgjithshëm i Hawaii.
  • Arnold Burns (1953), Zv. Prokuror i Përgjithshëm i ShBA.
  • Thomas Carmody (1882), Prokuror i Përgjithshëm i New York.
  • Katherine Clark (1989), Kongresmen Amerikan i Massachusetts (2013–present).
  • Barber Conable (1948), Kongresmen Amerikan i New York (1983-1985), President i Bankës Botërore (1986-1991).
  • Arthur Hobson Dean (1923), diplomat, delegat i Organizata e Kombeve të Bashkuara.
  • Juan Carlos Esguerra (LLM 1973), ish Ambasador i Kolumbisë në ShBA.
  • William vanden Heuvel (1952), diplomat.
  • Tsai Ing-wen (LLM 1980), presidentja e parë femër e Taivanit (2016).

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b "Cornell Law School Official ABA Data" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 14 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ABA – LSAC Official Guide to Law Schools.
  3. ^ Statistics
  4. ^ "Cornell Law School: History" (në anglisht). Lawschool.cornell.edu. 2010-07-08. Marrë më 2011-08-18.
  5. ^ "Cornell Law School: Historical Timeline" (në anglisht). Lawschool.cornell.edu. 2010-07-08. Marrë më 2011-08-18.
  6. ^ "Robert S. Stevens, Cornell Law School (1919–1954)". Marrë më 2010-03-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "ABA Consumer Information". Lawschool.cornell.edu. Marrë më 2013-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Cornell Law School" (në anglisht). JDAadmission.com. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012. Marrë më 2006-06-23.
  9. ^ "Law School 100 Rankings". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2011. Marrë më 2010-11-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ QS World University Rankings by Subject 2012 – Law Arkivuar 8 prill 2013 tek Wayback Machine.
  11. ^ "Best Law School Rankings | Law Program Rankings | US News". Grad-schools.usnews.rankingsandreviews.com. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2011. Marrë më 2011-08-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "AUAP Rankings" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021. Marrë më 2009-12-28.
  13. ^ "Top 250 firms hire most from big names". The National Law Journal. Marrë më 2011-06-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe

Redakto

Koordinatat: 42°26'38"N 76°29'09"W / 42.443874°N 76.485803°W / 42.443874; -76.48580342°26′38″N 76°29′09″W / 42.443874°N 76.485803°W / 42.443874; -76.485803