Dëftesa
(Përcjellë nga Dëftesë)
Në Republikën e Shqipërisë, një Dëftesë është një dokument zyrtar në formën e një certifikate që i lëshohet një studenti nga shkolla pas përfundimit të vitit shkollor. [1] Ministria e Arsimit është institucioni i akredituar për dhënien e këtij dokumenti. [2]
Etimologjia
RedaktoFjala dëftesë në gjuhën shqipe është forma emërore e foljes pasive dëftoj, që do të thotë të tregosh. Origjina e saj mund të gjurmohet në fjalën turke osmane defter, e cila ishte një lloj regjistri tatimor.
Përdorimi
RedaktoNjë dëftesë është një dokument zyrtar që i lëshohet një nxënësi nga shkolla, i cili përmbledh në procesverbal orët e mësimit të kryer, notat përfundimtare etj. Lloji më i zakonshëm i dëftesës që lëshohet sot njihet si Dëftesë Pjekurie.
Llojet
Redakto- Dëftesë Shkollore – lëshuar për herë të parë në Shkollën Normale të Elbasanit.
- Dëftesë Semimature – Certifikatë gjysmë diplomimi, e lëshuar në fund të viteve 1920 në periudhën e Republikës së Shqipërisë.
- Dëftesë Maturiteti – Certifikatë diplomimi, e njëjtë si më sipër.
- Dëftesë Lirimi – Certifikatë lirimi (nga klasa e stërvitjes), e lëshuar gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare dhe në vazhdimësi gjatë pushtimit fashist.
- Dëftesë Komunikate – Certifikatë komunikimi, një lloj aktgjykimi i lëshuar nga gjykatat gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare.
- Dëftesë Pjekurie – Certifikatë maturimi, e lëshuar që në vitet 1930 për nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm.
- Dëftesë Vjetore – Certifikatë vjetore, lëshuar në vitet 1930 nga Institucioni Femnuer "Nana Mbretneshë".
Referime
Redakto- ^ "Kuptimi i fjalës dëftesë". fjalorthi.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Structure of Education System in Albania". ceebd.co.uk. Marrë më 2 gusht 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)