Dalan Shapllo (Gjirokastër, 1928 - Paris, 26 mars 2005) ka qenë tregimtar, estet dhe përkthyes shqiptar.[1]

Biografia Redakto

U lind më 1928 në Gjirokastër, i biri i Siriut të Haxhi Shapllos, i ati qe arsimtar dhe zëvendësdrejtor i gjimnazit të Gjirokastrës. Të angazhuar si familje në rezistencën antifashiste, i ati u bë kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Gjirokastrën.

Dalani shkollimin e lartë e ndoqi dhe e kreu për filologji në Universitetin "Lomonosov"Moskës. Karriera e gjatë e nisi me shkrimtarinë në prozë dhe poezi e cila u profilizua më pas në kritikë dhe studime. Ishte kryeredaktor i gazetës “Drita” dhe revistës letrare “Nëntori” dy nga botimet më të rëndësishme të viteve të diktaturës.[2]

Vitet e fundit ai do të përkthente “Poezi klasike perse” dhe në 2003 Presidenti i Republikës Alfred Moisiu do t’i akordonte urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Botime Redakto

  • Përtëritje : tregime - 1960
  • Në bregun e hjes : tregime - 1965
  • ...se trimat ashtu e kanë Myzafer Asqeriu dëshmori i parë i Gjirokastrës - 1966
  • Letërsia dhe realiteti ynë : artikuj kritikë - 1968
  • Letërsia dhe arti revizionist në rrugën e kundër-revolucionit dhe dekadencës : kumtesë (bashkautor) - 1969
  • Kohë lufte : novelë - 1971
  • Historia e letërsisë shqiptare 2 : për shkollën e mesme të përgjithshme (bashkautor) - 1973
  • Dukuri dhe vepra letrare : artikuj kritik - 1974
  • Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist : maket (bashkautor) - 1978
  • Vështrime teoriko-letrare - 1978
  • Vepra dhe probleme të realizmit socialist : artikuj kritikë - 1982
  • Historia e letërsisë shqiptare 2 : shtojcë (bashkautor) - 1983
  • Poezia nëpër kohë : vështrime teoriko-letrare, artikuj kritikë, probleme estetike - 1990
  • Vajza që dinte gjuhën e zogjve : novelë-përrallë - 1995
  • Trëndafilat e dhimbjes : novela me motive baladash popullore - 1997
  • Duke kërkuar të vërtetën dhe humanizmin : artikuj dhe studime kritiko-letrare - 1999
  • Lulëkuqja : përrallë sipas një motivi popullor - 2000
  • Shtëpia e diellit. Rënia në botën e poshtme : novela-përrallë - 2000
  • Vajza e trëndafilave : përralla - 2001
  • Si nuk u prish bukuria : tregime e novela - 2002
  • Nuset e përjetshme : rrëfenja - 2004
  • Djaloshi me degë ulliri : përrallë fantastiko-novelistike - 2005
  • Antologjia e poezisë persiane - 2007

Referime Redakto

  1. ^ "Hrvatska enciklopedija, mrežno izdanje". enciklopedija.hr (në kroatisht). 2021.
  2. ^ Topulli, Bajo (2009). Të tregosh për Gjirokastrën dhe gjirokastritët. Tiranë: albin. fq. 253–255. ISBN 9789994349579.