Dalila Di Lazzaro
Dalila Di Lazzaro e lindur më 29 janar 1953 është një aktore, shkrimtare dhe modele italiane e njohur në Shqipëri në rolin e bijës së doktorit në filmin serial tv Disperatamente Giulia ose "Përgjithmonë Xhulia" përkrah aktorëve Bekim Fehmiut, Tahnee Welch dhe Fabio Testit .
E lindur në Udine , Dalila e filloi si modele fashion-i dhe si subjekt i fotografëve më të famshëm botërorë si Andy Warhol , pastaj ajo fitoi vëmendjen në shtypin tabloid si e supozuara e ngjashme e Sophia Loren-it dhe si rivale e fuqishme në dashuri.
Midis mes viteve '70 dhe fillim '80 Di Lazzaro punoi në filma të ndjekur me regjisorët si Alberto Lattuada , Luigi Comencini , Florestano Vancini , Alberto Sordi , Dario Argento , Klaus Kinski dhe Jacques Deray , pastaj u fokusua më shumë në televizion. Në vitin 1983 refuzoi rolin e Domino të luajtur më vonë nga Kim Basinger në filmin "Never Say Never Again" .
Interpretimi i fundit i saj në film ishte në vitin 2013 : "L'Ultima ruota del carro" filma nga regjisori: Giovanni Veronesi
Filmografia e zgjedhur
Redakto- 1972 - It Can Be Done Amigo
- 1972 - Frankenstein 80
- 1973 - Andy Warhol's Frankenstein
- 1975 - Sex Pot
- 1975 - The Beast
- 1975 - Night Train Murders
- 1976 - Oh, Serafina!
- 1977 - The Pajama Girl Case
- 1977 - Il gatto
- 1979 - Mimi
- 1980 - Three Men to Kill
- 1980 - The Blue-Eyed Bandit
- 1980 - Voltati Eugenio
- 1981 - Quando la coppia scoppia
- 1982 - Miss Right
- 1984 - Tutti dentro
- 1985 - Phenomena
- 1989 - Paganini
- 1990 - Breath of Life
- 1997 - Kidnapping - La sfida
- 2013 - L'ultima ruota del carro