Daniel Levitin
Daniel J. Levitin (i lindur më 27 dhjetor 1957) është psikolog kognitiv, neuroshkencëtar, dhe autor amerikan. Ai është profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës bihejviorale në Universitetin McGill në Montreal, Kanadë, me angazhime shtesë në teori muzikore, shkencë kompjuterike, dhe edukim. Levitin është drejtori i Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise. Ai është gjithashtu producent i muzikës dhe muzikant. Nga shtatori i vitit 2006 deri në prill të vitit 2007 ai shërbeu si komentator i shfaqjes Freestyle në CBC Radio One, dhe është paraqitur shpesh në radion NPR.
Daniel J. Levitin | |
---|---|
Lindi | |
Kombësia | Amerikan |
Shkollimi | Massachusetts Institute of Technology Berklee College of Music Stanford University (B.A., 1992) University of Oregon (M.Sc., 1993; Ph.D., 1996) |
Njohur për | Levitin effect, This Is Your Brain On Music |
Karriera shkencore | |
Fushat | Kognicioni muzikor, neuroshkenca kognitive e muzikës, psikologjia kognitive |
Institucionet | McGill University; Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise |
Këshilltarë akademik | Roger Shepard, Michael Posner, Douglas Hintzman, John R. Pierce, Stephen Palmer |
Levitin ka publikuar artikuj shkencor për lartësinë absolute (perfect pitch), kognicionin muzikor, dhe neuroshkencën dhe është më i njohur si autori i dy librave best-seller, This Is Your Brain On Music: The Science of a Human Obsession (Ky është Truri Yt në Muzikë: Shkenca e Obsesionit Njerëzor) dhe The World in Six Songs: How the Musical Brain Created Human Nature (Bota në Gjashtë Këngë: Si Truri Muzikor krijoi Natyrën Njerëzore).
Para karrierës së tij akademike, Levitin punoi si producent i muzikës dhe dizajner i zërit në albumet e artistëve si Blue Öyster Cult, Chris Isaak, dhe Joe Satriani; si këshilltar për Steely Dan, Stevie Wonder dhe Michael Brook, dhe si inxhinier i inçizimit për Santana dhe The Grateful Dead. Inçizimet dhe CD-të në të cilat ai ka kontribuar janë shitur në më se 30 milion kopje.
Librat
Redakto- The Billboard Encyclopedia of Record Producers (1999).
- Foundations of Cognitive Psychology: Core Readings (2002).
- This Is Your Brain On Music: The Science of a Human Obsession (2006).
- The World in Six Songs: How the Musical Brain Created Human Nature (2008).