Danielle Steel
Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike.
Danielle Steel | |
---|---|
U lind më | 14 gusht 1947 Nju Jork, ShBA |
Kombësia | Amerikane |
Gjinitë letrare | Dramë |
Faqja zyrtare | |
www.daniellesteel.com |
Biografia
RedaktoRomanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë pasur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet profesionale në marrëdhëniet publike dhe reklama, para se të fillonte të shkruante romane herët në vitet ’70. Ashtu si Barbara Cartland dhe Stephen King, Steel ka injoruar snobët mes njerëzve të dijes me sukses popullor të jashtëzakonshëm. Shumë nga romanet e saj janë kthyer edhe në filma televiziv të suksesshëm. Ajo ka shkruar gjithashtu një seri librash për fëmijë si dhe disa libra joletrar, përfshirë librin Një yll që shkëlqen i vitit 1998, një libër dedikuar të birit Nick Traina, i cili vrau veten në moshën 19 vjeçare pasi luftoi abuzim me drogën dhe sëmundjet mendore.
Emri i saj i lindjes është Danielle Fernande Dominique Schuelein-Steel. Deri në vitin 2005, romanet e saj janë shitur në 530 milionë kopje. Romanet e saj kanë ruajtur shkallën e librit më të shitur te Neë York Times për më shumë se 390 javë radhazi dhe 22 prej tyre janë adoptuar për televizion. Në 2001 ajo u shpall njëra nga “30 gratë më të pushtetshme të Amerikës” nga Ladies' Home Journal. Në vitin 1997, pasuria e saj vlerësohej në 600 deri 800 milionë dollarë. Sot kjo shifër është dyfishuar.
Steel lindi në San Francisco të Kalifornisë. Prindërit e saj qenë : John Schulein Steel, një pasardhës i themeluesve të birrës Lowenbrau dhe Norma da Câmara Stone Reis, vajza e një diplomati portugez. Steel kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Francë. Që kur qe e vogël, u përfshi në festat e organizuara nga prindërit, duke pasur rastin të vëzhgojë sjelljet dhe jetët e të pasurve dhe të famshmëve. Prindërit e saj u divorcuar kur qe shtatë vjeç dhe ajo u rrit kryesisht në New York nga i ati, duke u takuar rrallë me të ëmën që kishte lëvizur në Evropë.
Steel filloi të shkruajë tregime si fëmijë, dhe kur qe adoleshente, filloi të shkruajë poezi. E diplomuar në liceun Francez të Nju Jorkut më 1965, ajo studioi letërsi, kompozim dhe kompozim mode, fillimisht te Shkolla Parson e më pas në Universitetin e Nju Jorkut.
Shkrimtare
RedaktoMë 1965, kur qe vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, Steel u martua me bankierin Claude-Eric Lazard. Si bashkëshorte e re dhe studente, Steel filloi të shkruajë, duke përfunduar dorëshkrimin e parë një vit më vonë. Pas lindjes së vajzës së tyre Beatrix, më 1968, filloi të punonte si autore në një agjenci reklamash ndërsa më pas punoi për një kompani marrëdhëniesh publike në Kaliforni. Një klient qe shumë i impresionuar nga deklaratat e saj për median dhe e inkurajoi të shkruante libra.
Pas nëntë vitesh martese, marrëdhënia e Steel me Lazard përfundoi. Pak para se divorci të përfundonte, romani i saj i parë, Rrugë e gjatë për në shtëpi, doli në treg. Romani përmbante shumë nga temat për të cilat u bë e famshme më vonë, përfshirë fokusin në problemet familjare dhe pasojat e veprimeve të të kaluarës në ngjarjet e të tashmes apo të së ardhmes.
Shqetësime personale
RedaktoSteel u martua sërish me Danny Zugelder. Martesa përfundoi shpejt dhe Zugelder u dënua më vonë për një seri përdhunimesh. Steel u martua me bashkëshortin e tretë, William Toth, një një njeri me probleme me heroinën, një ditë pas divorcit me Zugelder. Në ditën e martesës qe shtatzënë në muajin e nëntë me fëmijën e Tosh. Kjo martesë përfundoi brenda dy vitesh ndërsa Steel arriti me sukses të marrë të drejtat prindërore për fëmijën Nicholas.
Bazuar në vështirësitë personale romantike, Steel shkroi Premtimet e Pasionit, mbi një personalitet që bie në dashuri me një ish pas rrënimit të martesës së vet të dytë. Shpejt pasi u divorcuar nga Toth, Steel publikoi librin ‘Remembrance’ në të cilin bashkëshorti është nën varësinë e heroinës.
Kohë të lumtura
RedaktoEnde optimiste në kërkim të dashurisë, Steel u martua për herë të katërt më 1981 me tregtarin e verës John Traina. Më pas Traina adoptoi të birin e Steel Nick dhe i dha atij mbiemrin e vet, ndërsa Steel adoptoi dy djemtë e tij Trevor dhe Todd. Sëbashku patën edhe pesë fëmijë të tjerë, Samantha, Victoria, Vanesa, Maxx dhe Zara.
Në këtë kohë Steel kishtenjë vend pothuaj të përhershëm në listën e librave më të shitur të New York Times, qoftë ata ‘Hardcover’, me kapakë të rëndë dhe luksoz, qoftë botimet më të lira. Më 1989 hyri në librin e rekordeve Guinnes për shkak se librat e saj qëndruan në listën e më të shiturve më 381 javë radhazi, më shumë se çdo autor tjetër.
Më 1984 ajo mori pjesë në botimin e librit “Të kesh një fëmijë”. Në të njëjtin vit publikoi një libër me poezi. Ajo ka shkruar deri në pesë libra njëherësh duke publikuar më shumë se një libër në vit.
Më 1993 Steel hodhi në gjyq një shkrimtar që kishte shkruar në librin e vet se i biri Nick, kishte për baba biologjik William Toth-in dhe jo bashkëshortin e saj të kohës John Traina, pavarësisht faktit se dosja e adoptimit qe informacion i rezervuar. Një gjykatës në San Francisko dha një vendim të pazakontë duke ndaluar qarkullimin e librit që e jepte një informacion të tillë. Gjykata e lartë e Kalifornisë caktoi më vonë se për shkak se Steel është person publik, praktika e saj e adoptimit nuk gëzon të drejta privacie si gjithë të tjetër. Në atë kohë, asnjë nga fëmijët e tjerë të familjes nuk e dinin se Nicholas qe i adoptuar. Steel u divorcua nga bashkëshorti i katërt dhe akuzoi për këtë median. Ajo botoi librin “Ligësia” mbi një martesë të lumtur që shkatërrohet kur gazetat e skandalit zbulojnë sekretet e të kaluarës të gruas.
Nick Traina, i cili qe në qendër të problemeve gjyqësore, kreu vetëvrasje më 1997 si pasojë e vuajtjeve mendore si dhe përdorimit të drogës. Traina qe këngëtar i dy grupeve punk në San Francisko. Steel shkroi kujtimet ‘Një yll që shndrin’, libër që u bë gjithashtu i shumëshitur. Të ardhurat nga shitja e librit u përdorën për bamirësi dhe krijimin e një fondacioni që ndihmon në trajtimin e sëmundjeve mendore mes të rinjve.
1997 deri sot
RedaktoSteel u martua për herë të pestë me një financiar nga Silocon Valley, Tom Perkins, por martesa zgjati vetëm dy vjet. Steel ka thënë se romani i saj Kloni është frymëzuar nga një shaka private mes saj dhe Perkins. Më 2006, Perkins i dedikoi romanin e tij, ‘Seksi dhe Milionerja Beqare’ shkrimtares.
Pas shumë vitesh shkrimi të vazhdueshëm, Steel bëri katër muaj pushim më 2003 dhe hapi një galeri arti në San Francisko ku jeton.
Më 2006, ajo arriti një marrëveshje me Elizabeth Arden për një parfum të ri të quajtur, “Danielle by Danielle Steel”. Parfumi përbëhet nga mandarina, jasemini, orkideja, trëndafili, dhe myshqe.
Librat e saj janë përkthyer në 28 gjuhë dhe mund të gjehen në 47 vende në të gjithë botën.
Veprat
Redakto- 1973, Going Home, sq. (Duke ikur për ne shtëpi)
- 1977, Passion's Promise, sq. (Premtimet e pasionit)
- 1978, Now And Forever, sq. (Tani e përgjithmonë)
- 1978, The Promise, sq. (Premtimi)
- 1980, Season Of Passion, sq. (Stina e pasionit)
- 1980, Summer's End, sq. (Fund vere)
- 1980, The Ring, sq. (Unaza)
- 1981, Palomino, sq.
- 1981, To Love Again, sq. (Te dashurosh përsëri)
- 1981, Remembrance, sq. (Kujtime)
- 1981, Loving, sq. (Te dashurosh)
- 1982, Once In A Lifetime, sq. (Një here ne jete...)
- 1982, Crossings, sq. (Udhekryqe)
- 1983, A Perfect Stranger, sq. (Një i huaj perfekt)
- 1983, Thurston House, sq. (Shtëpia Thurston)
- 1983, Changes, sq. (Ndryshime)
- 1984, Full Circle, sq. (Rreth i plote)
- 1985, Family Album, sq. (Album i familjes)
- 1985, Secrets, sq. (Sekrete)
- 1986, Wanderlust, sq. (Dëshira për te bredhur)
- 1987, Fine Things, sq. (Gjera te mira)
- 1987, Kaleidoscope, sq.
- 1988, Zoya, sq.
- 1989, Star, sq. (Yll)
- 1989, Daddy, sq. (Babai)
- 1990, Message From Nam, sq. (Mesazh nga Nam)
- 1991, Heartbeat, sq. (Rrahje zemre)
- 1991, No Greater Love, sq. (Jo dashuri te mëdha)
- 1992, Jewels, sq. (Xhevairi)
- 1992, Mixed Blessings, sq. (Bekime te përziera)
- 1993, Vanished, sq. (Zhdukje)
- 1994, Accident, sq. (Aksident)
- 1994, The Gift, sq. (Dhurata)
- 1994, Wings, sq. (Prapaskena)
- 1995, Lightning, sq. (Vetëtime)
- 1995, Five Days In Paris, sq. (5 dite ne Paris)
- 1996, Malice, sq. (Ligësia)
- 1996, Silent Honor, sq. (Nder i heshtur)
- 1997, The Ranch, sq. (Ferma)
- 1997, Special Delivery, sq. (Shpërndarje speciale)
- 1997, The Ghost, sq. (Hija)
- 1998, The Long Road Home, sq. (Rruge e gjate për ne shtëpi)
- 1998, The Klone And I, sq. (Kloni dhe un)
- 1998, His Bright Light, sq. (Jeta e tij e shndritshme)
- 1998, Mirror Image, sq. (Imazh pasqyre)
- 1999, Bittersweet, sq. (Hidhësire e ëmbël)
- 1999, Granny Dan, sq. (Nene Dana)
- 1999, Irresistible Forces, sq. (Forca te parezistueshme)
- 2000, The Wedding, sq. (Dasma)
- 2000, The House On Hope Street, sq. (Shtëpia e rrugës se shpresave)
- 2000, Journey, sq. (Udhëtim)
- 2001, Lone Eagle, sq. (Shqiponje e vetmuar)
- 2001, Leap Of Faith, sq. (Hedhje e besimit)
- 2001, The Kiss, sq. (Puthja)
- 2002, The Cottage, sq. (Vila)
- 2002, Sunset in St. Tropez, sq. (Perëndim dielli ne Sant Tropez)
- 2002, Answered Prayers, sq. (Lutje me përgjigje)
- 2003, Dating Game, sq. (Loje takimesh)
- 2003, Johnny Angel, sq. (Xhoni Engjell)
- 2003, Safe Harbour, sq. (Skela e sigurt)
- 2004, Ransom, sq. (Shpërblim)
- 2004, Second Chance, sq. (Shansi i dyte)
- 2004, Echoes, sq. (Jehonat)
- 2005, Impossible, sq. (Pamundësia)
- 2005, Miracle, sq. (Mrekullia)
- 2005, Toxic Bachelors, sq. (Beqar i droguar)
- 2006, The House, sq. (Shtëpia)
- 2006, Coming Out, sq. (Deklarimi)
- 2006, HRH, sq.
- 2007, Sisters, sq. (Motrat)
- 2007, Bungalow 2, sq. (Shtëpia njekateshe 2)
- 2007, Amazing Grace, sq. (Hijeshi e mrekullueshme)
- 2008, Honor Thyself, sq. (Nder i vetes)
- 2008, Rogue, sq. (Mashtruesi)
- 2008, A Good Woman, sq. (Njeri i mirë)
- 2009, One Day at a Time, sq. (Një ditë në një kohë)
- 2009, Matters Of The Heart, sq. (Çështje të zemrës)
Romaneve përshtatur për film
Redakto- Safe Harbour (2007)
- The Ring (1996)
- Full Circle (1996)
- Remembrance (1996)
- No Greater Love (1996)
- Mixed Blessings (1995)
- Zoya (1995)
- Vanished (1995)
- Family Album (1994)
- A Perfect Stranger (1994)
- Once in a Lifetime (1994)
- Message from Nam (1993)
- Star (1993) (TV)
- Heartbeat (1993)
- Jewels (1992)
- Secrets (1992)
- Daddy (1991)
- Palomino (1991)
- Changes (1991)
- Fine Things (1990)
- Kaleidoscope (1990)
- Crossings (1986)
- Now and Forever (1983)