Dashamir Shehi
Dashamir Shehi (lindi në Tiranë më 28 tetor 1957) është politikan dhe ish-ministër i shtetit shqiptar.
BiografiaRedakto
Më 1976 - 1980 ndoqi Fakultetin e Ekonomisë Agrare në ILB Kamëz.
Më 1982 - 1984 punoi si ekonomist në Mirditë.
Më 1987 - 1990 ekonomist në ndërmarrjen pyjore në Tiranë.
Më 1991 u emërua sekretar i Partisë Demokratike në Tiranë. Më 1992 - 1997 shërbeu si deputet dhe më 1993 - 1996 anëtar i Kryesisë i PD-së . Më 1992 - 1994 pati portofolin e Ministrisë së Punës, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë. Më 1994 - 1996 qe zëvendëskryeministër dhe ministër i Ndërtimit dhe i Turizmit.
Më 1997 u largua nga Partia Demokratike, pas promemories, ku ai propozoi dorëheqjen e qeverisë, në kulmin e krizës së vitit 1997. Largohet nga PD-ja dhe për katër vite nuk është më deputet në Parlament. Gjatë kësaj kohe ai angazhohet në formacionin politik “E djathta e bashkuar”, ku ishin pjesëtare disa parti të djathta, ndër të cilat edhe PR-ja. Pasi kjo parti nuk pati jetë të gjatë, më 2001 u bë pjesë e Partisë Demokrate të Re.
Më 17 korrik të vitit 2002 krijont dhe bëhet kryetar i Partisë Demokratike të Rinovuar, e cila me vonë gjatë vitit 2004 ndërron emrin në Lëvizja per Zhvillim Kombëtar (LZHK), sic njihet deri në ditët e sotme. Më 2005 kryetar ekzekutiv i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Leka I. Me mbarimin e zgjedhjeve të 3 korrikut, kryetar i kësaj force, ndërsa Leka Zogu deklaroi se nuk kishte më lidhje me këtë koalicion.
Më 2007 kandidat i LZHK-së në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
Më 2009 bashket me koalicionin e të djathtës "Poli i Lirisë".[1]
ReferimetRedakto
- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 225. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)