Demi Hoti (1952, Junik) është pedagog dhe profesor universitar. [1]

Biografia

Redakto

Demë Hoti lindi në Junik ku kreu arsimin fillor ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa studimet themelore dhe ato të magjistraturës në shkenca pedagogjike i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe u doktorua. Në vitin 1980 u zgjodh asistent, pastaj mësimdhënës në degën e pedagogjisë të Fakultetit Filozofik, ku mbajti mësim nga metodika, andragogjia, metodologjia e mësimdhënies etj. duke arritur të gjithë titujt universitarë. U angazhua edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë etj. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore, vizita studimore, trajnime, seminare profesionale etj. në Kosovë dhe jashtë. Është autorë dhe bashkautor i disa teksteve shkollore dhe universitare. [2]

Publikimet

Redakto
  • "Edukata qytetare" 11, Libri Shkollor 2005
  • "Edukata qytetare" 8, Libri Shkollor, 2005
  • "Edukata qytetare" 9, Libri Shkollor, 2006
  • "Të drejtat e fëmijëve dhe etika e mësimdhënësit" (2006, bashkëautor),[3]
  • "35 vjetori i Universitetit të Prishtinës" (2008, bashkëautor).

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 630. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
  2. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 1. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 579–580.
  3. ^ http://kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/03/Te-drejtat-e-femijes-dhe-etika-e-mesimdhenesit.pdf