Dervish Korkuti
Dervish Korkuti ( 5 maj 1888 Travnik - 1969, Sarajevë)[1] bibliotekist, mësues, humanist dhe orientalist i shquar nga Bosnja[2] , vëlla i orientalistit të njohur nga Bosnja, Besim Korkuti.
Lindi | 1888 |
---|---|
Vdiq | 1969 |
Profesioni | Bibliotekist |
Biografia
RedaktoDervish Korkuti [3] u lind më 5 maj të vitit 1888 në Travnik të Bosnjes. Ishte i biri i Munib Ahmed Korkutit dhe nip i Dervish Muhamed Korkutit (1772 - 1877).[4] Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa në vitin shkollor 1908/09 mbaroi Gjimnazin e Lartë (Velika Gimnazija) në Sarajevë ku më 26. 6. 1909 e përfundoi edhe maturën. Regjistrohet në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Stambollit ku diplomon në vitin 1914. Nga 1 korriku 1916 e deri në vitin 1920 punon si mësues feje (vjeroučitelj) në Shkollën e Djemve në Derventë. Në vitin 1918 mobilizohet si imam lufte, fillimisht pranë ushtrisë austrohugareze e pastaj në shërbim të Mbrojtjes Popullore të Bosnjes dhe Hercegovinës në Spitalin Ushtarak (Vojna Bolnica) në Sarajevë. Nga shkurti i vitit 1920 e deri më 21 qershor 1921 punon si prefekt ekonom në Medresen e Rrethit (Okružna Medresa) në Sarajevë. Nga 21 qershori 1921 e deri më 22 qershor 1923 ishte kujdestar i klasës III të paralelës islame pranë Ministrisë për çështjet fetare të Mbretërisë SKS në Beograd. Në marsin e vitit 1927 caktohet si kurator i Muzeut në Sarajevë.[2] Më 18 gusht 1929 emërohet myfti i Travnikut. Ishte edhe redaktor i Lajmëtarit të Rijasetit të Bashkësisë Islame (Glasnik Rijaseta Islamske Zajednice) që nga themelimi i saj në janar 1933 e deri në vitin 1936.[5] Nga 21 shtatori i viti 1937 e deri në fund të vitit 1944 vazhdoi punën si bibliotekist dhe kurator në Muzeun e Sarajevës. Në vitin 1940 do të martohet me një shqiptare nga Kosova. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti si kurator të Muzeut në Sarajevë, vendi ku Dervish Korkuti do të tregoj një heroizëm të pashoq, duke shpëtuar nga zhdukja e sigurt, dorëshkrimin e rrallë të hebrenjëve sefardikë, të njohur si Hagada e Sarajevës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, humanisti Dervish Korkuti do të arrestohet nga forcat revolucionare të pushtetit të asaj kohe dhe do të denohet me 8 vite burg, me pretekstin e bashkëpunimit me nazistët. Gjatë qëndrimit në burg do ti vdes e bija. Lirohet pas 6 viteve. Vdiq në vitin 1969. [6] [7] [8]
Vepra
RedaktoDervish Korkuti ishte autor i një vargu shkrimesh lidhur me pakicat kombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, kryesisht për shqiptarët dhe hebrenjët. Nga këto shkrime ndër më të njohurit deri më tani konsiderohet shkrimi me titull, Hebrenjët e Sarajevës në vitin 1848 - Antisemitizmi është i huaj për myslimanët e Bosnjes dhe Hercegovinës (‘Sarajevski Jevreji u godini 1848 – antisemitizam je stran muslimanima u Bosni i Hercegovini’). Dervish Korkuti ka edhe disa libra me temë nga historia dhe arkitektura e Travnikut, për këngët popullore si dhe për kujtimet e tij.[9]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- TRAVNIČKI KORKUTI - POZNATI INTELEKTUALCI 24.02.2016. Vizituar më 3.09.2016.
Referime
Redakto- ^ Alija Bejtić:Derviš M. Korkut kao kulturni i javni radnik, Oslobođenje, Sarajevo, 1974
- ^ a b Mina Kujović: Derviš M. Korkut - Prilog biografiji[lidhje e vdekur], www.preporod.com, 22.01.2016. Vizituar më 3.09.2016.
- ^ Familja Korkuti e Travnikut, si duket ka prejardhje nga fshati Ortijesh afër Bunës së Mostarit, prej nga shpërngulen fillimisht në pronat e tyre në Rabinë që ndodhet mes Bllagajit dhe Nevesinjes, duke qëndruar deri në Luftën e Parë Botërore. Më vonë disa prej tyre shpërngulen në Nevesinje prej nga rrjedhin Korkutët e Travnikut. (Poznata travnička porodica Korkut porijeklo vodi iz sela Ortijaš na Buni kod Mostara, odakle se prvo sele u Rabinu, između Blagaja i Nevesinja na svoje posjede, koristeći ih sve do Prvog svjetskog rata. Kasnije će neki njeni članovi preselili u Nevesinje, odakle potiču i travnički Korkuti). Shih më gjërësisht në:TRAVNIČKI KORKUTI - POZNATI INTELEKTUALCI Arkivuar 31 tetor 2016 tek Wayback Machine 24. 02. 2016. Vizituar më: 3.09.2016.
- ^ Historical records and family trees related to Derviš Korkut. Vizituar më 3.09.2016.
- ^ Hajrydin A. Haračić: Derviš ef. A. Korkut-Ibnul-Ajn,El-Kalem, Sarajevo, 2005
- ^ Hadžijahić, Muhamed. In memoriam. Anali Gazi Husrev-begove biblioteke. 1972, I, s. 131–132.
- ^ Nametak, Alija. Sarajevski nekrologij. Sarajevo : Civitas, 2004. S. 169–171.
- ^ "Derviš Korkut: Musliman koji je spasio Hagadu. Radio Sarajevo". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2017. Marrë më 24 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ SJEĆANJE: DERVIŠ KORKUT, 19.08.2012. Vizituar më 3.09.2016.