Hagada e Sarajevës
Hagada e Sarajevës është një dorëshkrim që përmban ilustrime tradicionale të tekstit të Paskës Hagadah. Ajo është njëra nga Hagadat më të vjetra Sefardike në botë, me origjinë nga Barcelona dhe me një vjetrësi që daton rreth vitit 1350. Hagada është në pronësi të Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë. Vlera e saj është e papërcaktuar, por një muze në Spanjë kërkoi një sigurim prej 7 milionë $ para se ajo të mund të transportohej në një ekspozitë të organizuar atje, në vitin 1992.[1]
Historiku dhe përshkrimi
RedaktoHagada e Sarajevës,[2] është një dorëshkrim në lëkurë të zbardhur dhe i zbukuruar në bakër dhe ari. Ai ka 34 faqe me ilustrime të disa skenave nga Bibla (Miti i krijimit përmes vdekjes së Moisiut). Faqet e tij janë ngjyrosur me verë, dëshmi se ajo është përdorur në shumë shërbime fetare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dorëshkrimi ruhej me kujdes që të mos binte në duart e nazistëve dhe bashkëpunëtorve të tyre nga ana e shefit bibliotekist të Muzeut, Dervish Korkuti, i cili duke rrezikuar jetën e tij, kontrabandoi Hagadën nga Sarajeva. Korkuti ia dha dorëshkrimin e rrallë, një kleriku mysliman nga Zenica, ku pastaj ai e kishte fshehur nën dërrasat e një xhamie. Në vitin 1957, një faksimil i Hagadahut është publikuar nga Sándor Scheiber, drejtor i Rabbinical Seminar në Budapest. Në vitin 1992, gjatë Luftës së Bosnjës, dorëshkrimi i Hagadë mbijetoi në muze, duke u rizbuluar gjatë hetimeve të policisë nga ana e një inspektori lokal, Fahrudin Çebo, së bashku me shumë artikuj të tjerë, për të cilët " besohej se nuk ishin të vlefshëm." Ai u ruajt në një bunker të nëndheshëm gjatë rrethimit të Sarajevës nga forcat serbe. Ishte Presidenti i Bosnjës ai i cili e prezentoi publikisht Hagadën në vitin 1995. Vetëm pas kësaj u shuan zërat se qeveria e kishte shitur Hagadahun në mënyrë që të blente armë, për vetëmbrojtje.
Historia e Dervish Korkutit, i cili e shpëtoi librin nga nazistët, u prezentua edhe në një artikull të revistës amerikane The New Yorker nga ana e Geraldine Brooks.[3]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "The Sarajevo Haggadah". Haggadah.ba. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2020. Marrë më 31 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dal muftì di Bosnia il dono dell'Haggadah al gran rabbinato di Israele, Vizituar më 3.09.2016.
- ^ Brooks, Geraldine (3 dhjetor 2007). "The Book of Exodus: A Double Rescue in Wartime Sarajevo" (PDF). The New Yorker.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Vizituar më: 3 shtator 2016