Deti Marmara (turq., Marmara Denizi, greqisht, Θάλασσα του Μαρμαρά ose Προποντίδα, Propontida) është det i brendshëm ndërmjet Evropës dhe Azisë dhe paraqet kufirin në mes Azisë dhe Evropës.

Deti Marmara lidhet nëpërmjet ngushticës së Dardaneleve me Detin Egje dhe nëpërmjet ngushticës së Bosforit me Detin e Zi. Deti Marmara është nga Galipija deri te Izmiri 282 km i gjatë dhe 80 km i gjerë. Ai ka një thellësi nga 50 m në afërsi të brigjeve dhe deri 1300 m në brendësi. Sipërfaqja e Detit marmara është 11.655 km2, nga e cila 182 km2 i takojnë ishujve në të. Deti Marmara e ka marrë emrin nga ishulli Marmara. Ky ishull është 21 km i gjatë dhe 10 km i gjerë dhe me një sipërfaqe prej 130 km2.

Lidhje të jashtme

Redakto