Dhimitër Antoni
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dhimitër Antoni (1922 – 1995) ka qenë studjues, enciklopedist tiranas – përfaqson një prej themeluesve të Arkivi i Shtetit Shqiptar me mbarimin e Lufta e Dytë Botërore.
Biografia
RedaktoU lind më 1922 në Tiranë, i biri i Veniamin Antonit dhe Florës së Nikolla Nishkut. Gjyshi i tij nga e ëma ishte pjesë e parisë tiranase që ngritën flamurin më 26 nëntor 1912.
Zotërues i 4 gjuhëve të huaja si frëngjishtja, italishtja, rumanishtja dhe osmanishtja të cilën e mësoi përkrah miqve të tij osmanistëve par exelance si Haki Sharofi, Vexhi Buharaja e Jonuz Tafilaj përgjatë një jete devocioni e prurjesh titanike në fondin arkivit qendror të shtetit shqiptar. I diplomuar në tre fakultete si 1. Filozofi, 2. Histori-Gjuhësi, 3. Arkivistikë (dy vjet)
Dhimitri i tejkaloi dijet e tija prej pasionit për qëmtimin e botimeve të periudhës së mbretërisë shqiptare si dhe leximeve të kryeveprave e studimeve poliedrike nga autorë të huaj veçmas në italisht.
Tituj të veprave
Redakto- Vepra studimore e tij në lëmin historik dhe sistemimi i fondit me dokumenta:
- -Studimi i familjeve tregtare shkodrane të famshme në Evropë,
- -Studimi i periudhës së pushtimit fashist ose luogo tenenca,
- -Studimi i 11 vjet mbretërimi të Ahmet Zogu,
- -Studimi nga fondi i Rilindja Kombëtare
- -Më thelbësorja mbrojtja, pasurimimi dhe sistemimi dhe studimi i bibliotekës së klerit katolik shqiptar.
Nga kleriku katolik Frano Ilia iu dërgua pas viteve '90 një faksimilje ku në emër të klerit katolik i dedikoheshin falenderime të përzemërta për aktin qytetar të mbrojtjes së kujtesës kombtare. Si intelektual ai mbante kontakte me personalitete si Hysni Myzyri, Ahmet Kondo e Kristaq Prifti. Enciklopedist mes kolegëve idealist Dhimtri bashkëpunoi në mënyrë progresive në pasurimin e arkivave me kolegen e nderuar zonjën Mediha Shuteriqi dhe profesionisten ne shtëpinë e kujtesës, zonjen Eleni Duka.
Shih edhe
RedaktoReferime
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Albarchive.gov.al
- 2014 – Gazeta Republika Arkivuar 17 prill 2014 tek Wayback Machine
- 2013 – Dhimiter Antoni faqe studimore
- 2012 – Nikolla Nishku info e familjes
- 2008 – shkrimi tek gazeta Metropol Forumilir.com