Jonuz Tafilaj
Jonuz ose Junuz Tafilaj[1] (Shkodër, 13 qershor 1892 - nëntor 1976) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, vullnetar në Luftën e Koplikut, publicist dhe orientalist shqiptar.
Biografia
RedaktoU lind në Shkodër më 13 qershor 1892. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ku të dytin e ndjeku në shkollën ushtarake të ryzhdijes. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez Jonuzi qe burgosur si një nga nismëtarët e demostratës kundër tyre te Xhamia Plakë në Shkodër.[2]
Më 1919 ishte ndër themeluesit e shoqërisë "Vëllazënija" së bashku me Hilë Mosin dhe Kel Marubbin,[3] dhe më pas sekretar i saj. Kontribuoi në radhët e të përkohshmes Agimi, organ i "Vëllazënisë", me artikujt të ndryshëm, si për shkrimtarin osman Namik Qemalin, për Oson e Falltores, etj.
Interpretoi ndër komeditë Shërbëtori i dy zotnive dhe Ermenia e vogël të vëna në skenë shoqëria.[4] Më pas u bë anëtar i shoqërisë "Bashkimi" themeluar nga Avni Rustemi. Më 1920 rroku armët për në Luftën e Koplikut, më pas ishte sekretar nderi në Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.[2] Përkrahte opozitën e viteve 1920-'24 drejtuar nga Luigj Gurakuqi dhe Sulçe beg Bushati, u radhit ndër personat e shoqërisë "Bashkimi" që u pajisën me armë pas Lëvizjes së Qershorit.[5] Më 1931 iu botua punimi i tij Fjalorth shqip nga shtypshkronja "Shkodra" në Tiranë.[6] Më 1936 botoi tek e përkohshmja "Afrimi" e Vlorës shkrimin Gjuha e jonë e martirizueme nga shkrimtarët e saj me pseudonimin J. Jalifati.[7] Radhitet ndër botuesit e të përkohshmes "Përpjekja shqiptare".[8] Më 1937 figuron të ketë qenë sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.[9]
Pas 1944 u mor në shërbim prej Institutit të Shkencave si përkthyes, më pas vijoi i tillë në Arkivin e Shtetit.[2] Në mars të 1945, i caktuar nga ministri i shtypit, propagandës dhe kulturës popullore Sejfulla Malëshova, u ngarkua të kontrollonte librat, dorëshkrimet dhe dokumentet e tjera që ndodheshin në bibliotekën e Syrja dhe Eqrem Vlorës. Pas kontrollimit dhe raportimit që kreu me këtë detyrë, biblioteka private e Vlorajve u shtetëzua.[10]
Përktheu me Myqerem Janinën dhe Eleni Dukën një pjesë të mirë të fermaneve të Perandorisë Osmane,[11][12] duke qenë ndër kontributorët madhorë në përkthimin e katalogimin e dokumenteve osmane.[13] Ka përkthyer gjithashtu vëllimin Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane të Syrja bej Vlorës nga osmanishtja.[14] Përktheu romanin turk Jaban - I huej të shkrimtarit Yakup Kadri Karaosmanoğlu, botuar më 1943;[15] si dhe romanin Mësuesi idealist të shkrimtarit bullgar Grigori Petroff, botuar më 1944.[12][16]
Referime
Redakto- ^ Tafilaj, Junuz (1936). "Jeta dhe Librat". Përpjekja shqiptare. 1 (1): 189–190.
- ^ a b c Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 547. OCLC 645720493.
- ^ Papagjoni, Josif (2005). Teatri kombëtar: udhë, prirje, shfaqje, profile. Tiranë: Qendra e Studimit të Arteve (Akademia e Shkencave e RSH). fq. 19.
- ^ Zadeja, Tonin (2002). "Shoqëria "Vllaznia" 1919". Phoenix v. XXI nr. 1-3. fq. 96–109. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2005. Marrë më 4 dhjetor 2018.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 8–10. ISBN 9789928440358.
- ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 380. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 2 shtator 2021.
- ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 238–239.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e letërsisë shqiptare [History of Albanian Literature]. Përkthyer nga Myftiu, Abdurrahim. Pejë: Dukagjini. fq. 435.
- ^ "Drejtori dhe ente të shtetit shqiptar në vitin 1937". 55news.al. 21 tetor 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Agolli, Ilirian (26 nëntor 2018). "Gjuetia e bibliotekave". faktor.al. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2019. Marrë më 4 shtator 2019.
- ^ Shaban Sinani, H. Erkan Fıratlı; Tayfun Atmaca (2005). Fermanlar: "tarihi hoşgörüyle yazmak--" (në turqisht). Arbëria. fq. 19. ISBN 9789992791554.
- ^ a b Dibra, Zenepe (2019). "Kontributi i disa autorëve shkodranë në përkthimet në gjuhën shqipe" (PDF). Gegnia (8): 203–209. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shkurt 2022. Marrë më 31 janar 2021.
- ^ Nuro, Kujtim (mars 2016). "The Significance of the Kadi Registers (Ser'iyye Sicilleri) of the Ionnina" (PDF) (në anglisht). Journal of Ottoman Legacy Studies v. 3. fq. 82–91. ISSN 2148-5704.
- ^ Bello, Hasan (25 maj 2018). "Libri i Syrja bej Vlorës publikohet për herë të parë". rtvislam.com.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 553.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 563.