Mykerem ose Myqerem bej Janina[1] (Stamboll, 1890 - Tiranë, 1989) ka qenë publicist, përkthyes i Institutit të Historisë gjatë regjimit komunist dhe i përndjekur politik. Prej përkthimeve të tij dhe të Vexhi Buharasë u dha një ndihmesë e madhe për të njohur periudhën osmane të historisë shqiptare, përkthimet e tyre u përvetësuan nga punonjësit e institutit, duke mos ua përmendur emrin nëpër punime.[2]

Mes veprimtarisë së tij përkthimore, spikat Defteri i Sanxhakut të Arbërit botuar nga historiani Halil İnalcık.[3] Ka përkthyer gjithashtu edhe nga turqishtja moderne, duke sjellur për herë të parë autorin Azis Nesingjuhën shqipe.[4]

Biografia Redakto

U lind në Stamboll më 1890, i biri i Azmi bej Janinës dhe Lalinur hanëm Vrionit. I ati nga dega Janina e trungut Asllan-Pashali ka qenë historian dhe prefekt në provinca të ndryshme të perandorisë, e ëma ishte e bija e Hasan beut të VrionasveBeratit.[1] Studjoi për letërsi dhe histori në kryeqytetin e perandorisë.[4] Ka shkruajtur ndër të përkohshmet deri më 1944, më 1928-'29 te «Shekulli i Ri» që botohej në Durrës me pseudonimin Augusti, më tej te «Java» (Tiranë, 1938) dhe «Flamuri» (Tiranë, 1944) me pseudonimin Osumi; më pas te «Drita» e 1938 me pseudonimin Osumi i Beratit, te «Ora» me pseudonimin Skyfteri, si dhe te «Bashkimi i Kombit» (Tiranë, 1944) me pseudonimin Shkrimtar i panjohur.[5]

Më 1954 u internua në kampin e Kuçit,[6] me shumë intelektual të tjerë.[7] Më 1960 e thirrën në Tiranë, ku u emërua përkthyes në Institutin e Historisë për 19 vjet, duke përkthyer dokumentacionin osman dha ndihmesë të jashtëzakonshme në njohjen për njohjen e periudhës osmane të historisë shqiptare, përkthime të cilat i bëri duke ngelur gjithnjë në anonimat.[2] Përveç përkthimeve përgatiti dhe osmanistët e rinj si Selami Pulaha, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Petrika Thëngjilli dhe Ferid Duka[4] si lektor i turqishtes osmaneUniversitetin e Tiranës.[8]

U dënua për së dyti në moshën 89 vjeçare shtatorin e 1978.[4]

Referime Redakto

  1. ^ a b Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 598–599. ISBN 99927-780-6-7.
  2. ^ a b Biçoku, Kasem (2022). Terrorizmi në albanologji. Shkup. fq. 210–211. ISBN 9786084634560.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  3. ^ Topalli, Kolec (2010). "Persekutimi komunist në shkencat albanologjike". Hylli i Dritës. 1: 8–17.
  4. ^ a b c d Jorgaqi, Nasho (9 gusht 2015). "Myqerem Janina, historia e martesës me vajzën e Sulltanit". Shqiptarja.com.
  5. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 119–120.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. ^ Çelo Hoxha, Azem Qazimi, red. (2015). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist I-K (PDF). Vëll. IV. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 60. ISBN 978-9928-168-01-6.
  7. ^ "Intervistë me intelektualin erudit Lek Pervizi". radiandradi.com. Intervistuar nga Kozeta Zylo. 18 maj 2013 [2008].{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Trofenik, R. (1967). Beiträge zur Kenntnis Südosteuropas und des Nahen Orients (në gjermanisht). Vëll. 3. fq. XI, XXI.