Kolec Topalli
Kolec Topalli (Shkodër, 4 dhjetor 1938 - Tiranë, 24 maj 2018) ka qenë arsimtar, pedagog dhe gjuhëtar shqiptar. Si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe doktor shkencash, ishte ndër kërkuesit më të rëndësishëm gjuhësor të gjuhës shqipe. Ka lënë po ashtu një vëllim memuaristik me titullin Një jetë me brenga botuar më 2018.[1]
Biografia
RedaktoU lind në Shkodër, në gjirin e një familjeje qytetare të kamur, i biri i Nush Topallit.[2] Me ardhje të komunistëve në pushtet, i ati u burgos dhe i vëllai u arratis. Familja me katër fëmijë të vegjël së bashku me nënën e tyre u internua në kampin e Tepelenës dhe në kampe të tjera më pas. Koleci sëmuret dhe lirohet nga internimi, kthehet në Shkodër dhe jeton tek të afërmit e vet.
Kreu shkollën pedagogjike dhe shërbeu si mësues në rrethin e Kukësit dhe Lezhës. Gjatë kësaj kohe përfundoi universitetin e Tiranës me korrespondencë dhe më tej e transferuan në rrethin e Gramshit, ku qëndroi disa vjet. Më 1970 u transferua në rrethin e Krujës, ku emërohet në shkollën e fshatit Tapizë.[3]
Pas rënies së komunizmit, qe sekretar i përgjithshëm i Presidentit të Republikës kur këtë post e kishte Sali Berisha.[4] Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.
U nda nga jeta më 24 maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë. U përcoll në Shkodër, për në banesën e tij të fundit.[5]
Puna shkencore
RedaktoTopalli qe autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka botuar:
- Theksi në gjuhën shqipe, 1995.
- Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe
- Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes
- Sonantet e gjuhës shqipe
- Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe
- Fonetika historike e gjuhës shqipe, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2007.
- Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Plejad, Tiranë, 2010.
- Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2011.
- Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Jozef, Durrës, 2017.
Referime
Redakto- ^ ""Një jetë me brenga" – kujtime". iskk.gov.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Kolec Topalli". Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Luka, David (2018). Kolec Topalli (1938-2018). Shkodër: Hylli i Dritës vj. XXXVIII. fq. 202. ISSN 1816-5885.
- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 447. ISBN 9780810873803.
- ^ Hamzai, Dhurata (25 maj 2018). "Bota akademike i jep lamtumirën e fundit gjuhëtarit të shquar Kolec Topalli". shqiptarja.com. Shqiptarja.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)