Dhimitër Popa
Dhimitër Popa (Durrës, 1890 - ) ka qenë diplomat i karrierës dhe shtetar shqiptar.
Biografia
RedaktoU lind në Durrës në vitin 1890. Studioi Jurisprudencë pranë Universitetit të Napolit e më pas Fakultetin Juridik në Athinë. Me krijimin e Legatës tonë në Athinë, Popa u dekretua Sekretar I i asaj legate e shpeshherë kreu edhe detyrën e të ngarkuarit me punë. Shërbeu në Athinë deri në vitin 1925 e më pas u kthye në Ministrinë e Punëve të Jashtme si funksionar i rëndësishëm. Pati funksionin e Drejtorit të Seksionit Politik dhe më pas të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme. Në mars të vitit 1932 u dekretua si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Sofje, ku shërbeu deri në fund të vitit 1933. U kthye në atdhe dhe qëndroi në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga marsi 1937 deri në pushtimin e vendit shërbeu si sekretar i Oborrit Mbretëror me trajtimin financiar e Ministrit Fuqiplotë të Klasit të Parë.
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939, Popa qe pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Vërlaci dhe ministri Ypi që i dërguan kurorën e Skënderbeut monarkut italian Viktor Emanuelit në Romë.[1] Qeveria italiane e dekoroi Popën me medaljen e “Kordonit të Madh të Kurorës Italiane”.
Popa së bashku me Petraq Pepon kanë qenë pjesëtarë të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që kryesohej nga Enver Hoxha në vitin 1946. Ai punoi në MPJ deri në shkurtin e vitit 1951.
Referime
Redakto- ^ Kaloçi, Dashnor. "Fotot e panjohura të prillit 1939 në gazetat italiane dhe shqiptare të delegacionit që dorëzoi kurorën e Skënderbeut". memorie.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)