Dhori Qiriazi (Lëngëza, 3 janar 1933 - Tiranë, 2 tetor 2009) ka qenë poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar.

Dhori Qiriazi
Emri Dhori Dhimitër
Mbiemri Qiriazi
Lindur më 1933
Lindur në Lëngëzë, Kolonjë
Vdiq më 19 tetor 2009
Vdiq në Tiranë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, përkthyes
Mirënjohje
Mësues i Popullit - Shqipëri, Anëtar i përjetshëm i Irvine Burns Club, Skoci

Biografia

Redakto

U lind në Lëngëzë të Kolonjës në vitin 1933, i biri i Dhimitër Qiriazit. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban titullin "Mësues i Popullit".

Dhori Qiriazi është një nga zërat e veçantë dhe poetët lirikë më brilantë në letërsinë shqipe e viteve 60. Filloi të botojë që në vitin 1953.

Gjithashtu, është shquar si përkthyes ku ka sjellë në shqip me cilësi të lartë poetë botërorë. Nga viti 2003, për përkthimin e shkëlqyer të poezive të Robert Bërnsit, është antar i përjetshëm i Klubit "Bërns" (Irvine Burns Club) në qytetin Irvine në Skoci. Ka botuar një sërë librash studimorë ku do të veçonim "Memorjen" e Gjon Muzakës dhe monografinë "Krishterimi në Shqipëri", e para monografi e këtij lloji në Shqipëri. Ka mbledhur në një libër, për herë të parë, këngët e krahinës së Kolonjës dhe të Leskovikut, botuar nën titullin "Flakët e vatrës".

Vdiq në Tiranë më 2 tetor 2009.

Tituj të veprave

Redakto
  • Kur zemra rreh së pari (1958) [1]
  • Balada intime (1963) [1]
  • Poema e ushtarit(1968) [1]
  • Pishat me kristale (1971) [1]
  • Poezia shqipe (1974) [1]
  • Poezi (botuar në Prishtinë) (1976)
  • Vitet (1982)
  • Blerta (1981)
  • Nekrasov, "Kush rron i lumtur në Rusi" (1982)
  • Guri i kripës (1984) [1]
  • Kukuli dhe shigjeta (1986) [1]
  • Libri i këngëve - Petrarka (përkthim) (1995)
  • Memorje - Gjon Muzaka (përkthim dhe pajisje me shënime) 1996)
  • Gjauri, I burgosuri i Shilonit - Bajron (përkthim) 1996)
  • Lirika Antike Greke, Antologji (përkthim) (1997)
  • Dhimitër Kamarda, studim (1997)
  • Poezi - Robert Bërns (përkthim) (1998)
  • Kujtime mbi Tolstoin (përkthim) (1998)
  • Kufoma e gjallë - L. Tolstoi (Dramë) (përkthim) (1998)
  • Krishterimi në Shqipëri (2000)
  • Baladat intime (2001)
  • Sheshi i Shatrivanit - S. Kuazimodo (përkthim) (2001)
  • Letra nga Shqipëria - Xh.K.Hobhauz (përkthim) (2001)
  • Nga shpirti i shkrimtarëve dhe artistëve - F.Niçe (përkthim)(2001)
  • Stinët njerëzore - Xh. Kits (përkthim) (2001)
  • Flakët e vatrës (2002)
  • Kaligrame lirike (ese) (2002)
  • Zemër gruaje, tregime (përkthim) (2002)
  • Krishtërimi në Shqipëri (ribotim) (2005)
  • Lirikat e borës - poezi '(2007)'
  • Xhorxh Bajron, Nusja e Abidos (përkthim) (2007)
  • XH. Rumiu "Mas'navi Manavi" - poezi (përkthim) (2007)''
  • Vajza e pashait, - tregime (19 shtator 2009)
  • A. S. Pushkin "Poezi, Poemë, Drama në vargje" - përkthim (12.11.2009)
  • Dikur në vjeshtë - poezi, Tirana Times, 2014

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut