Dionis Bubani
Dionis Bubani (Bukuresht, 18 shtator 1926 - Tiranë, 10 shkurt 2006) qe letrar dhe përkthyes shqiptar.
Dionis Bubani | |
Emri | Dionis |
Mbiemri | Bubani |
Lindur më | 18 shtator 1926 |
Lindur në | Bukuresht |
Vdiq më | 10 shkurt 2006 |
Vdiq në | Tiranë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, filolog |
Biografia
RedaktoLindi në Bukuresht në rrugën atëherë të quajtur "Turku", e më vonë "Malet Tatra", i biri i Gjergj Bubanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Bukuresht.
Gjatë viteve 1932-33 në Konstancë të Rumanisë Gjergji botoi gazetën patriotike "Kosova". Në vitin 1940 Dionis Bubani, së bashku me familje u kthye në Shqipëri, vendlindjen e babait të tij. Pas katër vitesh që u kthyen në Shqipër, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Ai punoj në një puntori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoj edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Mëqe ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim punimet e veta i botoi në "Letrari i ri", dhe "Rinia", ndërsa në vitin 1946 filloi të bashkëpunon me revistën humoristike "Hosteni", redaktor i së cilës u bë më vonë.
Dinos Bubani në Tiranë studioi filologji. Gjatë punës së tij krijuese Dionis Bubani u muar me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë. Ai njohu për së afërmi shumë rilindas e njerëz të shquar të kulturës sonë: Çajupin, Asdrenin, Kutelin, Poradecin, Luarasin, Kadarenë, Agollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumë të tjerë, për të cilët edhe ka shkruar një vepër. Është interesant të përmendet se Dionis Bubani ka përkthyer edhe "Poemën" e Lasgush Poradecit nga rumanishtja në shqip, të cilën Poradeci e shkroi gjatë kohës kur po jepte provimin pranues në Akademin e arteve te bukura në Bukuresht. Dionis Bubani vdiq në Tiranë me 10 shkurt 2006.
Veprat
Redakto- "Aventurat e Çapaçulit" nëpër vend e botë / cikël librash,
- "Dardha e ka bishtin prapa",
- "Yjet nuk shihen kurrë",
- "Çështje përsonale", "
- "Pazar i mbarë",
- "Ujku te dentisti",
- "Plumba dhe cianur",
- "Maçoku dhe Patoku",
- "Një aventurë në Tiranë",
- "Papagalli në doganë",
- "Poezia shqipe",
- "Vejusha gazmore",
- "Shaka tragjike të jetës sime",
- "Urgjent, sekret dhe rezervat",
- "Biçikleta me tri rrota",
- "Kërriçi prej floriri", e të tjera.
Përkthimet
Redakto- "Poemën" e Lasgush Poradecit,
- "Aforizmat" e Nikolae Jorga-s,
- "Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme" të Ayrelia Marinesku-t,
- "Përralla të zgjedhura nga letërsia botërore" e të tjera.
Komeditë
Redakto- "Armiku i grave",
- "Bileta e llotarisë",
- "Kandidati i shkencave",
- "Milioner pa asnjë kacidhë" libreton,
- "Zarf i hapur",
- "Skena dhe prapaskena" (pamflete dhe fejtone).
Tekstet e këngëve
Redakto- "Fëmija i parë" kushtuar lindjes se djalit te Odhise Grillos, Kostandin Grillo
- "Mos më qorto",
- "S'di të vallëzoj",
- "Sot mbush 20 vjeç",
- "Kur jam pranë teje",
- "Mjekut të ri", kushtuar bashkeshortes se Odhise Grillos, Dr. Vangjelo Grillo
- "Të pajtohemi" e të tjera.