Diskutim:Joan Pararendësi dhe Pagëzori

Latest comment: 3 vjet më parë by InternetArchiveBot in topic Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Joan Pararendësi dhe Pagëzori. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Artikulli nuk citon burime Redakto

Së fundmi ky artikull figuron se nuk citon burime. Ne kujdesemi vecanërisht që cdo informacion i joni te jetë i referuar, dhe në fund ka një listë të gjerë burimesh, pa përmendur lidhjet e brendshme e te jashtme të artikullit, si ede citimet e shumta biblike. Mendoj se duhet rishikuar etiketimi se nuk citojmë burimi, i cili nuk është aspak objektiv dhe realist.

@Orthodoxalbania, përshëndetje! :)
E pashë rastësisht këtë shënim që vendosët. Është e vërtetë se artikulli ka burime dhe se etiketa në fjalë është e pavend në këtë rast. Të falënderoj që zgjodhe ta zgjidhësh me diskutim këtë gjë në vend të veprimit të beftë personal.
@Saklanan gerçekler, të lutem, kujdes me vendosjen e stampave të tilla. Ajo vendoset vetëm kur artikulli nuk përmban asnjë burim. :) - Klein Muçi (diskutimet) 7 prill 2020 10:45 (CEST)Reply
@Klein Muçi, Ju faleminderit shumë për këtë konfirmim. Kemi të njëjtin problem edhe me dy artikuj të tjerë tanët:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sh%C3%ABn_Asti https://sq.wikipedia.org/wiki/Athanasi_i_Aleksandris%C3%AB Mundohemi vazhdimisht të shtojmë burime e të shikojmë se cfarë nuk kemi bërë saktë, por të dyja kanë burime. Nëse mundeni, do t'ju ishim shumë mirënjohës nëse i shikonit pak. Faleminderit përsëri!

@Orthodoxalbania, i pashë dhe i hoqa stampat që thonin se ishin pa burime. S'di të flas për hulumtimin vetjak pasi s'e kam lexuar me vëmendje përmbajtjen. Do të këshilloja të shikonit artikuj përkatës në gjuhët e tjera. Anglisht, italisht, etj. Merrni informacion plotësues andej, merrni dhe referime po qe nevoja. Kjo do të bënte që të mos lihej vend për dyshim për burimet më në të ardhmen. Mund të përdorni përkthyesin automatik e të punoni trefish më shpejtë. Ai bën punën më të madhe dhe duhet të rregulloni thjesht sintaksën për ta shqipëruar tekstin. E gjeni duke mbajtur pa shtypur shigjetën te Kontributet për fare pak çaste, në majë, djathtas.
Gjithashtu do t'ju lutesha të vendosnit - ~~~~ në fund të mesazheve nëpër diskutimeve në mënyrë që t'i firmosnit ato.
Së fundmi, nxitur nga fakti se shpreheni në shumës kur shkruani, ju sugjeroj se nëse punoni për një institucion të caktuar dhe redaktoni tema të cilat do të përbënin konflikt interesi në lidhje me institucionin apo ka më shumë se 1 person si përdorues të llogarisë, është mirë ta deklaroni këtë në faqen tuaj të përdoruesit. Ju mund të vazhdoni normalisht redaktimet pas një deklarimi të tillë (për sa kohë nuk ka pretendime për mungesë objektiviteti në artikujt që punoni nga përdorues të tjerë). Fshehja e informacioneve të tilla zakonisht bëhet objekt debatesh në të ardhmen që mund të shpien dhe në bllokim të llogarisë. - Klein Muçi (diskutimet) 8 prill 2020 04:10 (CEST)Reply

Internet Archive Bot Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Joan Pararendësi dhe Pagëzori. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 29 prill 2020 03:00 (CEST)Reply

Return to "Joan Pararendësi dhe Pagëzori" page.