Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Milena Harito. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Bllokimi i artikullit Redakto

Përkundër faktit që kjo faqe diskutimi i dedikohet vetëm artikullit "Milena Harito", unë për shkaqe personale, të mos pasjes kohë dhe durim marrë parasysh situatën momentale të vendit tim, do të bëj një reagim më të gjerë se vetëm mbi këtë artikull. Do të bëj një reagim rreth Wikipedia, në Wikipedia, rreth artikullit dhe për artikullin.
Fillimisht, artikulli është bllokuar që të mos mund të redaktohet, për një afat të pa caktuar. Artikulli mund të redaktohet vetëm nga Administruesit vetëm për shkak se sistemi administrues i Wikipedia-s nuk lejon bllokimin e artikullit në nivel Burokrati. Sidoqoftë, në koment kam theksuar që edhe administruesve u ndalohet redaktimi i artikullit. Unë kam vënë nën vëzhgim artikullin, kështu që çdo ndryshim do të sugjerohet tek kjo faqe e komenteve dhe do të lajmërohem mbi ato që t'i hedhë në artikull, përndryshe ato do t'i hedhë kur të kontrolloj këtë faqe herë pas here.
Unë jam marrë mbi tri vite më mënyrë intensive jo vetëm me të shkruar e përkthim të artikujve nga Wikipedia në Wikipedia, por mbi 60% të kohës kam kaluar duke bërë kontroll të gjendjes, pra të ndryshimeve të bëra nga administrues të ndryshëm. Nga kjo përvojë kam vënë re se jo rrallëherë konflikti është në majë të gishtave për shkaqe të kokëfortësisë, interesit personal, urrejtjes banale e jobanale etj. E gjithë kjo nuk do të thotë se duhet marrë gërshërët dhe duhet prerë artikujt ashtu siç duam ne, por se duhet punuar për të zhvilluar edhe më tej këtë hapësirë ashtu që të ketë vlera enciklopedike.
Vlerat enciklopedike, unë, asnjëherë nuk i kam parë nëpër takime në kafe ose Wikipedia përvjetorë e kush e di çka e çka, ku kush e di kush flet mbi Wikipedian shqip vetëm se mendon ashtu pa bërë asnjë shkronjë ndryshim në të. Thjeshtë pa kaluar vite të tëra edhe në gjumë lidhur me të. Pa fije interesi e madje edhe pa fije urrejtje. Mua si Puntori, asnjëherë nuk më ka zënë rrugën asnjë punëtor, përkundrazi, çdo punëtorë dhe dashamirë i dijes më ka ndihmuar që dija të shpërndahet edhe në gjuhën shqipe. As edhe unë nuk i kam zënë rrugën askujt, por edhe nuk i kam lënë rrugën e lirë të pa drejtit. Së paku jam shprehur lirshëm duke folur mbi të drejtën.
Shumë artikuj në Wikipedia shqip janë jo enciklopedik, disa janë gjysmë enciklopedik, disa janë struktura enciklopedike të cilat mund të mbushen me informacione, disa janë gjysmë artikuj e vetëm pak janë artikuj enciklopedik. Kjo gjendje nuk na sugjeron që të merremi me dokrra, por se kemi punë për të bërë dhe duhet të bëjmë punë. Puna bëhet vetëm nëse dimë se si, duke ditur se si shkruhet e si redaktohet një artikull enciklopedik, dhe duke vepruar.
Le ti kthehem arikullit "Milena Harto".
Vërtetë artikujt shkruhen nga ekspertë të fushave dhe ata shkruajnë artikujt duke shfrytëzuar burime të ndryshme, por nuk kopjojnë materiale të tëra dhe të hedhin në një vend. Asnjë artikull enciklopedik nuk mund të jetë një përmbledhje citatesh ose një citat i vetëm. Në rastin e këtij artikulli me sa vura re një versin i tij ishte kopjim i plotë nga një faqe tjetër, madje në mënyrë jo të rregullt shkencore sa i përket kopjimit të ligjshëm. (Kopjimi i ligjshëm është dy llojesh, njëri është citat që do të thotë kopjim fjalë për fjale e që duhet futur në thonjëza përndryshe është plagjiaturë dhe tjetri është komentim që do të thotë, sqarohet qëndrimi ose hulumtimi i një ose disa burimeve dhe në fund theksohet burimi pa mos e vënë në thonjëza)
Kopjimi i shkrimeve nga burime tjera, është i pa pranueshëm. Hedhja e materialeve nga faqet e internetit që nuk kanë as erë të një artikulli enciklopedik është sikur thonë tek ne "sikur e hedh lopa bajgën".
Për fund dua të vë në theks se problemet tona minore me artikuj të pa rëndësishëm që nuk kanë vlerë në sferën edukativo-shkencore ashtu edhe në sferën e informimit të të tjerëve për gjëra me vlerë, siç është artikulli i një personi të caktuar minor, nuk duhet përhapur tek të tjerët. Ky artikull është shumë i pa rëndësishëm, përveç një marketing i vogël për një person të caktuar, për të ngritur kaq pluhur e për të më konsumuar edhe mua kohë e që në këtë kohë kisha mundur unë të bëjë ndonjë punë tjetër të dobishme e ju që keni humbur kohë për lexuar këtë roman timin kishit mundur të kontrolloni sa e sa artikuj së paku nga pika gjuhësore.
Unë sugjeroj të ndihmohen punëtorët dhe të mos nxirren konflikte pa nevojë sepse nëse ky artikull është bllokuar nuk do të thotë se çdo artikull në Wikipedia shqip duhet bllokuar. (Puntori (diskutimet) 12 Maj 2015 22:45 (CEST))


@Planeti: foton që vendose mendoj se nuk është e përshtatshme. Ishte më mirë ajo e shkuara, e cila përdoret edhe nga wiki francez. Nëse ke ndonjë argument kundër më thuaj... --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 20:16 (CEST)

Materiali i kopjuar Redakto

@Planeti: A ka mundësi të më thuash se përse rivendos një material që unë ua kam kthyer mbrapsht dy përdorueseve të tjera? Gjtihashtu, po të vë në dukje se nëse ndonjë nga ato të ka kontaktuar nëpërmjet e-mailit, duke bërë grupash, kjo përbën njëfarësoj shkelje të një norme të rëndësishme të wikit, që ka të bëjë me mos-grupimin e përdoruesve, por diskutimin e gjërave hapur. Asnjë nga përdorueset nuk ka provuar të më pyesi se përse refuzohet materiali, pavarësisht se unë ua kam bërë të qartë... --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 20:21 (CEST)

Të lutem nuk është i kpopjuar por i cituar.--PLANETI DISKUTO 10 Maj 2015 20:22 (CEST)
të luetem mos ma kthe mbrapa . per pa diskutuar, nuk ekyiston kurfar arsze, mundesh me permire sua por mos ma hum mundin, nuk ehste e ndershme edhe fotom ma ke kthy?--PLANETI DISKUTO 10 Maj 2015 20:25 (CEST)
1.Është i kopjuar. Dhe jo vetëm kaq, por është edhe jo neutral dhe bën elozhe të kota.
2.Kjo që po bën ti bashkë me ato gocat, është shkelje e një norme të wikit en:Wikipedia:Sock_puppetry#Meatpuppetry siç edhe ua bëra të dituur atyre.
Foton e ktheva bashkë me redaktimet e tjera. Fotoja nuk mendoj se është e përshtatshme. Mirë është kjo aktualja, siç gjendet edhe në wikin frëngjist. Në fakt ti nuk duhet të bësh redaktime pa u diskutuar jo unë... --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 20:30 (CEST)
Kurrë nuk do ta pyeti askend per foton te cilen e beje vet. harroje kete. te flm.--PLANETI DISKUTO 10 Maj 2015 20:32 (CEST)
Po duhet të kuptosh një gjë themelore: artikulli nuk është yti dhe unë jap propozimet e mia. Dhe fakti është se unë propozoj që si foto kryesore të mbetet ajo që ishte, sepse ajo plotëson kriteret e një fotoje profili - madje përdoret edhe në wikipedia franceze, siç ta bëra të ditur më sipër. Fakti se ti mund të kesh bërë një foto dhe ta kesh ngarkuar nuk të jep gjë ndonjë përparësi për ta përdorur ku të duash...--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 20:37 (CEST)
E tash mund te diskutojme me muaj te tere, pa problem . Une jam tolerant, qmoj shumë mundin, dijen dhe kontributin e çdo redaktori. Këtë veprim ke mund ta beshe qe ne fillim. Pra te hapesh diskutimin, e kursesi ta nenqmosh mundin e kontribuesve. Kam kaluar me kilometra te tera, dy dite ia kam kushtuar Wikipedias, e ju u nderuar per nji sekond ma hudhe poshte mundin, kohen , dhe punen time disa ditore, mandej disa vjetore. Te faleminderoj shumë , je shum "korrekt".--PLANETI DISKUTO 10 Maj 2015 21:20 (CEST)
Ti në fakt duhet ta largosh vetë materialin e kopjuar.... Unë vendosa stampat dhe kaq për sot. Argumentet e mia janë këto: Materiali është i kopjuar nga gazetat dhe nga faqja e ministritë së Inovacionit. Përbën shkelje të copyrightit. Por më keq akoma, shkel norma të tjera si ajo që thotë se në wiki nuk është magazinë për të vendosur materiale propagandistike apo promovuese. Si pasojë materiali është edhe jo neutral meqë thjesht ripropozon një material propagandistik qeveritar, wiki synon të jetë enciklopedi dhe jo vend ku ngjiten materiale të marra nga tjetërkund. Ajo që mendoj unë është se, është pak fare turp, që ti je administrator dhe lejon edhe materiale të kopjuara. Kaq. Unë do të bëj pjesën time. Natën e mirë! --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 21:30 (CEST)
Prsh bashkëadministatorë,
po i futem edhe unë këtij debati që mund të ishte thjeshtë evituar. Së pari po jap mendimin tim mbi fotografitë: artikulli ka mjaftë hapësirë për të dyja fotot, kaq. Së dyti mbi tekstin: artikullin është përfundim i një Edit War (sq. Luftë redaktimesh), ku në një kohë disaminutshe janë bëre disa redaktime (dhe kthime ndryshimesh) të panevojshme, tekstin e vendosur e konsideroj të papërpunuar por nuk duhet shumë për ta përshtatur, thjeshtë të shkurtohet dhe të largohen disa copëza që nuk i përmbahen regullit të PoV. Selam.--AMMARTIVARI DISKUTO 10 Maj 2015 21:57 (CEST)
Në fakt mirë do bëje sikur të respektoje normat e wikti, të hidhje një sy këtu, dhe ta largoje materiali bashkë me elozhet që gjenden në të. Cilat rregulla shkel? 1. I kopjuar. 2. Plot me elozhe. Jo neutral. 4. Autobiografi, vet-promovim (Wiki nuk i mirëpret artikujt autobiografikë).
Fotoja e shtuar nga Plaeti le të qëndrojë, por si foto dytësore. Wiki francez ka të njëjtën foto që largoi Planeti, pa dhënë shpjegim, por vetëm duke pretenduar se meqë e ka bërë ai foton ka të drejtë të heqi të tjerat...--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 Maj 2015 22:08 (CEST)


Domeni publik? Redakto

Permbajtja eshte nga nje faqe ne domen publik. Ju lutem redaktoni me tutje qe te jete neutral, edhe pse une mendoj se eshte OK pasiqe jep te dhena bazike biografike. Sigurisht jeni te mireseardhur te jepni edhe fakte alternative nese ka te kontestuara. Sa i perket fotos, ajo e meparshmja ka rezolucion 200x150. E reja mund te prehet me mire, por brumi eshte aty. --Arianit (diskutimet) 11 Maj 2015 07:06 (CEST)
Domen publik nuk dmth se mund të botohet në wiki për të bërë propagandë apo promovim politik en:Wikipedia:What Wikipedia is not. Lexo normat në en.wiki se je shumë i pa informuar.
Mendoj se ti Arianit, Planeti dhe përdorueset e tjera, nëse keni ndonjë konflikt interesi, pra jeni në ndonjë marrëdhënie pune me Ministrinë apo me ndonjë organizëm që ka lidhje me të bëni mirë që të mos redaktoni më në faqe sepse jeni në konflikt të pastër interesi.en:Wikipedia:Conflict of interest.
Foton do ta heq sërisht sapo të kem kohë, dhe do të vendos foton që gjendet në wikin frëngjisht.Fotoja e shkuar ishte e përshtatshme, kjo aktuaja jo. Foton që ka vendosur Planeti mund të vendoset si lidhje për tek wikimedia commons. Sugjeroj që t'u hedhësh një sy normave për vendosjen e një fotoje profili...
Dhe një gjë tjetër, nëse është e mundur tëjepni argumente duke u bazuar mbi normat e wikipedias, jo të vini e të mbështesni njëri tjetrin vetëm sepse keni marrëdhënie jashtë-wikit apo se jeni në marrëdhënie pune, të paguar ose jo, me ministren.
Gjithashtu, mos ftoni më në diskutim njerëz të tjerë me të cilët kontaktoni jashtë wikit... për të "mbrojtur" (nëpërmjet numrave) pozicione që janë jo enciklopedike.en:Wikipedia:Sock_puppetry#Meatpuppetry.
Gjithashu, më bën përshtypje njëanshmëria jote evidente, sepse po të shikosh historikun e komenteve më sipër vërren se Planeti ka rikthyer përsëri e përsëri material të kopjuar, jo neutral dhe jo enciklopedik, pavarësisht ftesave të mia për të diskutuar...Sjellje jo e mirë kjo për një administrator. Pa folur për fakin e materiali të kopjuar apo sjelljes jo korrekte. Vërtetë që është e pabesueshme se sa poshtë mund të bjeri njeriu vetëm për të bërë pak propagandë politike.... -- Mr.Pseudo 11 Maj 2015 10:23 (CEST)
Akuza bukur serioze. Une nuk kam kurrfar konflikti interesi, nuk kam anime ne politiken e Shqiperise pasiqe jam kosovar. Thjesht ishim pjesemarres ne te njejten konference, ku u shkrep edhe fotoja e ministres. Sigurisht qe i njoh rregullat per te cilat po flet, njera nga to eshte edhe miresjellja me njeri tjetrin e cila shpesh mungon ne Wikipedia ne pergjithesi. Bile ishte sugjerim i imi dje qe Wikipedianet shqiptare t'i shtojne kontaktet fizike qe te evitohen keto konfliktet pa nevoje. Je i lire te editosh me tutje gjera specifike, por lufta e kthimit te permbajtjes nuk ndihmon. Faleminderit per mirekuptimin. --Arianit (diskutimet) 11 Maj 2015 10:56 (CEST)
Akuzë konkrete dhe që e ripërsëris është kjo: Planeti është ftuar/sugjeruar nga Margott dhe Edlira Dede (redaktimet e të cilave janë kthyer për të njëjtat arsye) që të ndëryhjë në këtë zë të enciklopedisë. Shkelja nuk ka të bëjë me faktin se njiheni, por me faktin se janë/jeni dakordësuar që të mbajnë të njëjtin pozicion (en:Wikipedia:Sock_puppetry#Meatpuppetry), për më tepër duke refuzuar të diskutojnë më parë në faqen e diskutimit, dhe pa dhënë argumente për të mbështetur redkatimet e veta.
Konflikti i interesit është edhe kur ke marrëdhënie pune, financiare, sponsorizimi me një institucion apo entitet të caktuar; pra nëse dikush është i sponsorizuar apo merr ndonjëfarë mbështetje të lidhura me subjektin e redaktimit... Por edhe nëse nuk jeni të paguar/ sponsorizuar, vetëm fakti se të paktën dy prej redaktuesve të cilëve unë u kam kthyer redaktimet (+ Planeti) janë dakordësuar, përbën në vetvete një helmim të frymës së punës këtu...
Sa për mirësjelljen, i fyer duhet të ndihem unë në raport me Planetin, sepse nuk e ka parë të arsyeshme të më pyesi se përse po i ktheja ato redaktime të përdorueseve të tjera (shiko historikun), por me arrogancë i ka rikthyer. Tjetër gjë, është se ka pretenduar, se meqë foton e ka bërë ai, fotoja duhet të qëndrojë. A nuk e di Planeti vallë se artikujt që ai redakton nuk janë pronë e tij? Fakti se ai ka bërë një foto nuk i jep të drejtën që të heq një tjetër që është më e përshtatshme apo që ta përdori si justifikim për të rikthyer materiall propagandistik dhe promovues, për më tepër të kopjuar...
Së fundmi, dakord pë luftën e editimit - kam qenë pjesë e saj, dhe pendohem. Por përse nuk jep një koment mbi faktin se Planeti ka refuzuar të diskutojë dhe të japi argumente në faqen e diskutimit, pavarësisht ftesave të mia? Por në të kundër ka vazhduar në të tijën?
Kaq për tani, sepse po përsëris veten... Ditën e mirë! -- Mr.Pseudo 11 Maj 2015 11:30 (CEST)


Reagim i Planetit
Përshëndetje. Nuk mund të diskutoj me njerz të cilët më akuzojnë pa kurfar baze. Nuk më interson politika në Kosovë e lëre më në Shqipëri. Për askend nuk punoj, thjesht jam kontribues modest i Wikipedisë dhe asgjë më shumë. E kotë është nëse dikush mundohet të më etiketoj në këtë mynyrë. Kurfar interesi nuk kam nga njerzit e politikës as në Kosovë e as në Shqipëri.Dhe ju lutem mos paragjykoni, shkruani, punoni, kuntriboni aq sa mundeni se asgjë nuk arrijmë duke paragjykuar dhe duke akuzar. Punë të mabarë. Vlerësoj mundin dhe kontributin e secilit, edhe të atyre vetëë që lexojnë Wikipedinë, e lëre më ta që redaktojnë.Unë nuk do të ndalem, për aq sa kam mundësi dhe kapacitet. Ju flm.--PLANETI DISKUTO 12 Maj 2015 00:32 (CEST)
E kuptoj qe ti nuk di anglisht dhe je disi injorant nga normat wikt, por me kete qe ke bere ti dhe ato perdorueset e tjera, keni shkelur disa norma qe une i kam rreshtuar me siper dhe per te cialt te akuzoj dhe do te vazhdoje te te akuzoj - pune tejter nese ti je apo jo i afte te kuptosh dhe te ndreqesh gabimet e tua.... Gjykoj se ti, ne pamundesi per te dhene argumente sillesh si femije dhe ben te fyerin. Ty dhe askend tejter nuk te ndalon kush qe te "kontribuosh", pro kete duhet ta besh sipas normave te wikit, dhe jo te besh propagande politike, promovim qofshin keto te bera me dashje apo pa dashje...-- Mr.Pseudo 12 Maj 2015 17:46 (CEST)

Lajmerova burokratin Punetori Redakto

Une sapo i shkrova burokratit Puntori nje email duke i kerkuar qe te nderyje. Nderkohe, ne pritje te nje pergjigje te tije, po pergatitem tu shkruaj edhe ketyre te projektit koordinues ( https://meta.wikimedia.org/wiki/Stewards'_noticeboard ) duke kerkuar qe te bllokojne faqen edhe per administratoret. Natyrisht do tu shpjegoj dhe do tu paraqes te gjitha veprimet e bera nga ti ne ate faqe, gjithashtu do ti jap edhe info se ti ke patur kontakt te drejte perdrejte me ato dy gocat dhe me ministren, ne te pakten dy raste. Te tjerat pastaj i vendosin ata... -- Mr.Pseudo 12 Maj 2015 18:24 (CEST)

Me duket e paarsyeshme te eskaloj ne kete nivel. Harxhim i panevojshem i energjise kur ka nevoje per krijimtari. Fokusohuni te permbajtja e diskutueshme konkrete, jo te motivet. --Arianit (diskutimet) 12 Maj 2015 18:43 (CEST)
Shum mirë ke bërë. Për tete vite një jë e tillë nuk më ka ndohdë me askend.Kjo ska kurfar kuptimi.--PLANETI DISKUTO 12 Maj 2015 18:46 (CEST)
Nuk me itnereson cfare te ka ndodhur apo jo ty ne 8 vite... me intereson ajo qe ke bere ne kete artikull. Une ia paraqita faktet Puntorit me e-mail, dhe nderkohe po i perkthej per ti paraqitur atje tek projekti koordinues. Madje i dergova edhe lidhjet ku tregohet, sic pohon -Arianit se nderhyrja jote ne kete teme eshte ndikuar nga perdorueset e tjera, qe perben grupazh evident. Per me teper i dergova edhe lidhje ku tregohet se ajo organiyata juaj dhe si pasoj redaktimet tuaja ne kete teme jane ne konflikt interesi dhe njeanshmeri te skajshme, meqe e keni takuar te pakte 2 here Ministren. Keto jane fakte. -- Mr.Pseudo 12 Maj 2015 18:56 (CEST)


Lidhje që tregojnë përfshirjen politike Redakto

Link të rëndësishëm që tregojnë kapjen/përdorimin e WikiAkademisë Shqiptare nga politika

Dy nyje/links që tregojnë se organizata ku kanë marrë pjesë disa nga përdoruesit që janë përfshirë në këto redaktime janë takuar dhe janë sponsorizuar nga eksponentë politikë shqiptarë (të paktën dy Ministra të ndryshëm në dy raste të ndryshme, Erion Veliaj + Milena Harito):

  • 2015 - Link që tregon foto të Ministres në WikiAkademinë shqiptare. Link Wikiakademia.openlabs
  • Maj 2014 - "Përvec të ftuarve nga jashte pjese e konfences u bënë dhe përfaqesues nga administrata shteterore. Zonja Milena Harito Ministria e Inovacionit dhe Zoti Erion Veliaj Ministri i Rinise dhe Mireqenies Sociale, te cilët hapen ditën e parë të konfernces. Fjalimin e zonjes Harito mund ta lexoni ketu." - link
  • Një tjetër organizator i Wikiakademisë shqiptare është këshilltar i Ministres së Kulturës (Redon S.). Link (Mbi Redon S.). Më politike se kaq nuk bëhet.

Kërkoj që këta përdorues të qëndrojnë larg zërave që merren me politikën shqiptare - sepse, gjykoj se dashje pa dashje janë të ndikuar. Kjo nuk dmth se janë të paguar apo janë militantë, por që duke qenë në kontak jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me Ministren janë ndikuar së paku emotivisht. -- Mr.Pseudo 12 Maj 2015 23:01 (CEST)

Të lutem i nderuar ku është roli im- Platit në këtë krejt çka thua.Kurë përherë të parë kam dëgjuar para dy dite për këta politikaj që i përmendni ju. Pres të më kërkosh falje. Është e natyrshme kërkim falja. --PLANETI DISKUTO 12 Maj 2015 23:07 (CEST)
Nuk të kam akuzuar se të kanë paguar Ministrat; as kam akuzuar ndonjë se Ministrat apo përfaqësuesit politik kanë paguar ndokënd. Por duhet të kuptosh se Margott (Greta D.) si organizatore ka lidhje me organizatorin tjetër që quhet Redon S. Jo vetëm që në aktivitin e organizuar nga Margott (Greta D.) ka patur të paktën 2 herë të ndryshme përfaqësues të ndryshëm, por Redon S (organizator tjetër) është këshilltar i Ministrisë së Kulturës (post politik).
Ku hyn ti këtu? Tek fakti, i nderuar Planet, se ke rikthyer të njëjtin material që ka rikthyer Margott (organizatore). Unë dyshoj se ajo të është ankuar duke e keqparaqitur ngjarjen... Dhe e them këtë sepse ka patur 3 përdorues të ndryshëm që kanë rikthyer të njëjtin material promovues politik, që është kopjuar nga tjetërkund...
Konflikt interesi është edhe nëse ti ke mik X apo Y dhe shkon i redakton faqen duke futur materiale jo të pranueshme. Ti nuk je militant, dhe as të ka paguar kush, por fakti se ke marrë pjesë në një organizëm ku kanë qenë të pakën 2 herë 2 ministra, të ndikon pak, jo në kuptimin politik, por në atë emotiv... (Edhe unë nëse do të takoja Filanin sot, apo nëse do të isha në një takim me Filanin do të ndikohesha.)
Çështë e vërteta ajo që më bezids akoma mua është fakti se ka patur 3 përdorues të ndryshëm që keni bërë të njëtin veprim përsëritës pa dashur ta diskutoni... Kjo është e gjitha. Po nuk u komunikua ka probleme... -- Mr.Pseudo 12 Maj 2015 23:21 (CEST)
Return to "Milena Harito" page.