Diskutim:Naim Frashëri/Arkivi 1

Latest comment: 1 vit më parë by InternetArchiveBot in topic Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Naim Frashëri/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Titulli Redakto

Per titullin "bej", ne mangesi te nje politike te ngjashme me kete duhet gjetur nje konsensus. --1l2l3k (diskutimet) 25 korrik 2018 14:00 (CEST)

"Naim Frasheri" (6.280 rezultate),
"Naim Bej Frasheri" (36 rezultate)

...--Udha (diskutimet) 25 korrik 2018 14:49 (CEST)

Jam dakord per titullin e artikullit. E kisha fjalen per titullin (si titull honorifik) brenda artikullit. Eshte e pamohueshme qe Naimi ishte bej, pra ky editim eshte i panevojshem dhe i demshem, pasi i heq dikujt nje titull me te cilin eshte njohur gjate jetes se tij. Te ishe bej ishte dicka shume e rendesishme dhe aresye krenarie. Informimi ne artikull ndaj lexuesit qe Naimi ishte bej eshte gjithashtu i rendesishem pasi jep menjehere nje te dhene per statusin e tij social ne kohen kur jetoi. --1l2l3k (diskutimet) 25 korrik 2018 15:23 (CEST)
Unë nuk pajtohem me ty. Cilësimet i "dëmshëm" dhe "i panevojshëm" për redaktimin tim janë subjektive dhe jokonstruktive dhe më rikthejnë kujtime të këqija. Të ishe anëtar partie ishte gjithashtu arsye krenarie gjatë regjimit komunist por tani është arsye turpi. Nëse ndjekim logjikën me të cilën justifikon futjen e termit bej në artikull atëherë do duhej të fusim "shoku" në artikujt e personalitetve komuniste ose "Udhëheqësi i dashur, shoku Enver Hoxha" tek artikulli i Enverit sepse ashtu njihej gjatë jetës. E njëjta vlen edhe për titujt "Komandant" dhe "Komisar".--Udha (diskutimet) 25 korrik 2018 15:36 (CEST)
Titujt "Komandant" dhe "komisar" sipas teje nuk duhet te perdoren? Une i shoh kudo ne wiki dhe me te drejte. Ato ishin tituj zyrtare ushtarake. Kurse "i dashur" etjera, jane apelative, jo tituj. --1l2l3k (diskutimet) 25 korrik 2018 15:42 (CEST)
Krahasimi mes regjimit komunist dhe periudhes osmane nuk qendron, as mpleksja turp/krenari - sepse meton perfshirjen emocionale brenda. Naimi u lind dhe u rrit ne mesin e nje realiteti shteteror te caktuar me nje mbrapavije familjare te caktuar. Identifikimi i tij vijoi edhe pas tij (shih artikujt e Mid'hatit dhe Joklit), e kesodore identiteti i seres shoqerore te tij nuk mund te anashkalohet. Komandant, komisar, jane te posaçme momentin kur e kane marre titullin; Naimi ka lindur bej dhe bir beu. --Serasqeri (diskutimet) 25 korrik 2018 15:59 (CEST)
Lol, e lexova fillimisht kete komentin e Serasqerit duke menduar se eshte i 1l2l3k dhe u habita sepse mu duk stili i Hatakes. Mendova mos i ka derguar Hatake ndonje email duke argumentuar bindjet e tij kurse 1l2l3k ishte duke i perifrazuar argumentet e Hatakes. Pastaj pashe komentin e 1l2l3k me lart dhe kuptova se kisha lexuar Serasqerin.
"Udhëheqësi i Dashur" ose anglisht Dear Leader është në fakt titull, dhe e përdorin edhe në Korenë e Veriut. Nga liste koreane shihet që Enver Hoxha ishte tejet modest me tituj. Nëse Serasqeri insiston në Naim Bej Frashëri, Sami Bej Frashëri etj, atëherë përse të mos i bëjme edhe Heroi i Popullit, shoku Hysni Kapo, Heroi i Popullit, shoku Vojo Kushi, dhe "Udhëheqësi i Dashur i Popullit dhe i Shtetit, Heroi i Popullit, Heroi i Socializmit, Komandanti, Komisari, Shoku Enver Hoxha"? Nëse bën për Naltmadhninë e Tij Zogun I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve atëherë bën edhe për Enver Hoxhën.--Udha (diskutimet) 25 korrik 2018 16:39 (CEST)
@Serasqeri, Të ftoj të zhbësh redaktimet e fundit. Dukesh gjithnjë e më shumë si Hatake.--Udha (diskutimet) 25 korrik 2018 17:54 (CEST)
Jo. Meqe jemi dakord me 1l2l3k, do te thote qe ky eshte konsensusi. Je i lire te merresh me titujt e Enver Hoxhes si tek faqja qe na solle si shembull --Serasqeri (diskutimet) 25 korrik 2018 17:56 (CEST)
Nuk kemi asnjë konsensus i dashur. Të ftoj prapë të zhbësh veten.--Udha (diskutimet) 25 korrik 2018 18:02 (CEST)
Une jam dakord me versionin e tanishem, pra @Udha, je ti qe s'ke konsensus, pasi je vetem. Je i lire te ftosh perdorues te tjere ne diskutim.1l2l3k (diskutimet) 25 korrik 2018 18:08 (CEST)

Përshëndetje të gjithë grupit. Pasi pashë rastësisht artikullin për Naim Frashërin dhe problematikën e përdorimit për titullin e tij bej do doja të shtoja ndihmesën time, pasi me Naimin rrjedhim me origjinë nga i njëjti fshat dhe është një nga poetët që e kam pikë të dobët. Para kësaj një prezantim i vogël që të keni parasysh grupi juaj që jeni të konfirmuar nga wikipedia. Si poet dhe shkrimtar i dy librave me diplomë në artet grafike me specialitet në krijimin e librave revistave dhe gazetave, dhe si ish botues i një gazete lokale dhe reviste kombëtare në Greqi. Shkrimi ose përshkrimi i një ose më shumë informacione kërkon njohuri të thella nga të gjitha fushat e dijes. Histori gjeografi etj. Është shumë e rëndësishme kur shkruajmë një informacion të mblidhen dhe kërkohen dokumentacione nga shumë burime dhe në veçanti për kohën e shkuar pasi me kalimin e periudhave janë shkatërruar ose disinformuar shumë informacione. Nëse duhet shkruar fjalia Bej që është një titull që përdorej në perandorinë otomane, mirë do ishte të përcaktohet themeli i bazës së përdorimit të gjuhës Shqipe. Dmth do përdoret gjuha duke marrë bazë fjalorin e gjuhëve të huaja që ndikuan në Shqipëri për shekuj apo do bazohet vetëm në fjalorin dhe termat e gjuhës shqipe. Nuk e di nëse ekziston ndonjë regjistër i kohës kur lindi naimi por jam i sigurt që fjalia bej nuk mund të ekzistonte. Në Greqi shumë libra të naimit në titullin e autorit nuk shkruhet fjalia bej vetëm emër mbiemër. Gjithashtu edhe në shkollën zosimea në diplomën e tij nuk mund të ketë titullin bej pasi regjistrimi në arsim bëhej sipas certifikatës së lindjes të asokohe. Për këtë do mundohem të komunikoj me shkollën zosimea në Janinë dhe ndoshta kanë akoma në arkivat e tyre informacione të naimit. Nuk do të ishte problem nëse brenda artikullit në historinë e naimit të shkruhet edhe fjalia bej pasi shumë persona shqiptarë që jetuan nën ndikimin e perandorisë otomane kanë marrë atë titull. Mund të shikoni edhe wikipedia në greqisht si përcaktohet naimi. Ναιμ φρασερι. Dhe e fundit është mirë për të gjitha palët kur krijohen konflikte të kësaj natyre të mblidhen të gjithë dhe të gjendet informacioni i saktë, pasi këtu nuk jemi për tu dalluar kush shkruan më mirë ose më keq. Faleminderit për vëmendjen. Sikollari (diskutimet) 5 shkurt 2020 03:25 (CET)

Pranim dhe mbrojtje Redakto

@Sadsadas, te lutem pranoje variantin e fundem te artikullit dhe mbroje nga IP-te. --79.106.126.207 28 tetor 2019 21:37 (CET)

@Euriditi, kujdes hyrjen sepse ka rendesi per perceptimin e gjeresishem.

ku ka lindur Redakto

ku ka lindur ?? 2A03:4B80:B931:6000:6108:B744:920F:84CC 5 tetor 2021 21:17 (CEST)

Internet Archive Bot Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Naim Frashëri. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 16 prill 2023 12:00 (CEST)

Return to "Naim Frashëri/Arkivi 1" page.