Djathë i Sharrit (anglisht: Sharr cheese, maqedonisht: Šarski sir/Шарски сир) është djath i fortë i cili prodhohet në rajonin e Maleve të Sharrit, në vendet përreth qytezës së Sharrit, Gorës, Opojes dhe Shtërpcës, në Kosovë. Djathi i Sharrit prodhohet nga përpunimi i qumështi të deles dhe lopës dhe zakonisht i shtohet sallatave si dhe është e shoqëruese e domosdoshme e, piteve, shërbehet edhe me bukë ose mund të hahet edhe i vetëm. Prodhohet dhe gjendet në treg në çdo kohë të ditës ose të vitit.[1]

Djathë i Sharrit
RajoniMalet e Sharrit
Burimi i qumështitlopët, delet
PasterizuarTradicionalisht jo
Teksturai fortë

Historiku

Redakto

Tradita e prodhimit të Djathit të Sharrit ka kaluar nga brezi në brez për shekuj me radhë. Nga vitet 1890, ky lloj djathi u bë shumë popullor. Më 28 korrik 1901 gazeta serbe Carigradski glasnik njoftonte se Djathi i Sharrit kishte tronditur tregjet fqinje për shkak të pamjes së saj të verdhë yndyrore dhe shijes së tillë cfare nuk ishte vërejtur edhe në djathërat e llojeve tjera.[2]

Llojet

Redakto

Ekzistojnë dy variante kryesore të Djathit të Sharrit: Djathi tradicional (i fortë) dhe Djathi i Butë. Dallimi kryesor në mes të dy është vet gjendja e tij, edhe pse kripa dhe aroma mund të ndryshojnë. Varianti i butë  është paraqitur më vonë ndërsa tipi tradicional është prodhuar në mënyrë të njëjtë që nga fillimi dhe është gjithashtu i preferuar shija e të dy varianteve.[3]

 
Shtrydhja

Konsumi

Redakto

Konsumi i Djathit të Sharrit është dominues në qytete të tilla si Prizreni, Ferizaji, dhe Prishtina, edhe pse ai konsumohet edhe në rajone të tjera. Të dhëna tregojnë që Djathi tradicional i Sharri, varianti i fortë konsumohet më shumë se sa varianti tjetër i tij, Djathi i butë i Sharrit për shkak të preferencave të konsumatorëve. Marka më e njohur e cila merret me prodhimin e Djathit të Sharrit në Kosovë është firma "Sharri".[4]

 
Terja

Sasitë e konsumimit të Djathit të Sharritë për një muaj sillen nga 2-3 deri në 10 kg. Djathi i Sharrit është gjithashtu i popullarizuar në mesin e restoranteve me rreth 43,000 kg të konsumuara në vit.[5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Refki Alija. "The Sharr Mountains" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2017. Marrë më 24 shkurt 2013.
  2. ^ "Tempulli i Dijes". University of Prishtina. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2017. Marrë më 24 shkurt 2013.
  3. ^ "Dairy Market Assessment Study" (PDF) (në anglisht). Marrë më 24 shkurt 2013.
  4. ^ "Monitoring the presence of Staphylococcus coagulaso positive in Sharri cheese during the traditional ripening" (në anglisht). Marrë më 24 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Dairy Market Assessment Study" (PDF) (në anglisht). Marrë më 24 shkurt 2013.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Djathi i Sharrit – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale