Dy Fytyrat (titulli origjinal në portugalisht : Duas Caras) është një telenovele braziliane e shkruajtur nga Aguinaldo Silva, drejtuar nga Wolf Maya dhe prodhuar e transmetuar nga TV Globo nga 1 tetor 2007 deri më 31 maj 2008 dhe TV Klan, 2008 - 2009.

Ne qytet, gjejme bisnesmenin e suksesshem “negativ” Marconi Ferraço, me nje te kaluar te dyshimte. Ferraco braktis nje vajze te re Maria Paula, e cila trashegoi nje pasuri te madhe si pasoje e vdekjes se prinderve te saj ne nje aksident automobilistik. Ai e mashtroi, u martua dhe e braktisi ate, duke I marre gjithcka dhe me pas Ferraco nis nje jete krejtesisht te re nepermjet nje operacioni plastik. Ai ndryshon fytyre dhe emer. Te vetmen gje qe ai I la Maria Paulas, ishte nje djale. Maria ishte shtatzene, kur Ferraco e brakstisi dhe sot ajo ka te vetmen prove ne dore per te vertetuar identitetin e vertete te mashkullit qe I shkaterroi jeten.

Ana tjeter e kesaj historie eshte Portelinja, nje lagje e udhehequr nga Juvenal Antena, I cili ushtron fuqi me dore te forte mbi komunitetin qe ai ka krijuar. Nje lider mbi te miren ose te keqen dhe qe eshte mjeshter I fatit te te gjithe atyre qe jetojne aty.

Kur Ferraço kerkon te te “bleje” Juvenal dhe njerezit e tij, duke pushtuar zonen, kjo ofendon Juvenal dhe mes tyre lind nje “lufte” e fuqishme. Nga Juvenal, Ferraco mund te prese gjithcka.

Bosi Ferraco nuk eshte vetem ambicioz. Ju prezantojme me Silvian, e bukur, e pasur dhe shume e ndjeshme, e cila bie ne dashuri me Ferracon. Ky I fundit gjen ne shpirtin femeror te Silvias, edhe nje ane negative, me te cilen pajtohen edhe ambicjet dhe e shkuara e tij. E lene menjane, e perbuzur dhe e shtyre nga xhelozia e tepruar, Silvia urren Maria Paulen, sespe Ferraco vuan nga vazektomia dhe nuk I ofron dot saj te ardhmen qe deshiron.

Protagonistët janë Dalton Vigh (Said nga Kloni) dhe Marjorie Estiano (Tônia nga Caminho das Índias dhe Marina Páginas da Vida).

Aktoret Redakto

Lidhje të jashtme Redakto