Dylbere Dika lindi në fshatin Dypjakë të komunës Sllovë të rrethit Dibër4 shtator të vitit 1979, është shkrimtare shqiptare.

Dylbere Dika
Emri Dylbere
Mbiemri Dika
Lindur më 4 shtator 1979
Lindur në Dypjakë, Sllovë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtare

Biografia

Redakto

Shkollën fillore e kreu në fshatin Venisht, tetëvjeçaren në Shumbat dhe të mesmen në Sllovë të rrethit Dibër. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhë-letërsisë. Ka kryes disa specializime në fushën e gazetarisë dhe botimeve.

Ka punuar pak kohë si mësuese letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme të Sllovës dhe më vonë redaktore në Institucionin publikues Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”. Ka botuar dhe vazhdon të botojë poezi, tregime dhe publicistikë në shtypin letrar shqiptar.Ka botuar dy libra. Ka në shtyp një vëllim me poezi, një përmbledhje me shënime publicistike dhe librin me tregime "Dashuri jashtë mode".

Veprimtaria

Redakto

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” (LSHA).

Është zëvendëskryeredaktore e revistës “Krahu i shqiponjës”, botim i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri".

Dylbere Dika është drejtore e Diplomatic Mission Peace And Prosperity dhe drejtore e AUGP (Academy of Universal Global Peace) për Diplomaci Ndërkombëtare.

Tituj të veprave

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto