Misioni Diplomatik Paqja dhe Prosperiteti

organizatë

Diplomatic Mission Peace and Prosperity, është një organizatë ndërkombëtare e pavarur e themeluar nga një grup diplomatësh të huaj, gazetarësh, shkrimtarësh, artistësh dhe intelektualësh të shquar shqiptarë e të huaj me synimin e krijimit në vendet perëndimore të lobeve të fuqishme në mbështeje të çështjeve shqiptare. Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për Paqen! - ky është misioni i kësaj organizate...

Historiku

Redakto

Diplomatic Mission Peace and Prosperity është organizatë lobimi e ideuar nga i ndjeri Richard Holbrooke, ish-diplomat i shquar amerikan, performues i Ballkanit të sotëm, e mbështetur nga një grup diplomatësh të huaj miq të tij. Qendrën e ka në Tiranë dhe vepron në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi dhe në shumë shtete të mëdhenj të mbarë botës. Ky mision vepron gjithashtu dhe në ato shtete ku janë përqëndruar komunitetet shqiptare, si në Greqi, Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Zvicër etj., veçanërisht në SHBA si vendi mik i fuqishëm që ka më shumë se një shekull që me politikat dhe diplomacinë e vet e ka marrë në mbrojtje Shqipërinë e vogël. Kryetar nderi i këtij misioni është diplomati dr. Haim Reitan. Peace and Prosperity (Paqe dhe Përparim) ishte slogani i fushatës elektorale presidenciale të vitit 1956 i përdorur me shumë sukses për herë të parë nga Presidenti Amerikan Dwight Eisenhower. Ky slogan u përqafua më vonë edhe nga shumë presidentë e senatorë amerikanë që ideuan shumë misione paqeje. Presidenti John F. Kennedy, në vitin 1961, me këtë moto nxiti krijimin e Korpusit të Paqes të SHBA, vullnetarët e të cilit veprojnë edhe sot në më shumë se 69 vende në të gjithë botën. Veprojnë edhe në Shqipëri. “Idetë mbeten ide, mbeten ëndrra e nostalgji idilike, po nuk u përqafuan nga njerëz energjikë, me shpirt aksioni”, - përsëriste shpesh i ndjeri Richard Holbrooke, ky diplomat i shkëlqyer, me dëshirën që ta shihte të realizuar edhe në Shqipëri e në Ballkan projektin e tij për paqe e përparim. Pra, Paqe dhe Përparim! - kjo është motua e misionit edhe në Shqipëri. Anëtarët e këtij misioni, nën shembullin e shenjtores nënë Terezë, shqiptares së madhe, e cila e sakrifikoi jetën në shërbim të njerëzimit, janë angazhuar në rolin e një grupimi Ambasadorësh të Paqes, me qëllim që ballas opinionit ndërkombëtar, ta paraqesin Shqipërinë Demokratike si një vend me zhvillim të qendrueshëm, që e ka paqen në gjenet e shtetasve të vet dhe që përpiqet për një Ballkan, një Europë e një Botë më të mirë ku të zotërojë Parajsa e Zotit. Dihet se Paqja i ka rrënjët në dashurinë e vërtetë, në dashurinë ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit... Për këtë arsye ky mision i drejtohet çdo qytetari të botës me thirrjen: Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim për Paqen!... Dhe pikërisht ky është boshti i mesazhit që Diplomatic Mission Peace and Prosperity i përcjell opinionit shoqëror vendas e të huaj. Anëtarët e misionit janë liderë të shquar nga shumë vende të ndryshme, nga të gjitha fushat e jetës dhe nga të gjithë besimet, të cilët ia kanë dedikuar veten çështjes së Paqes në Shqipëri dhe në Botë.

Objektivat

Redakto

Dy janë objektivat kryesorë të këtij misioni: Së pari, zgjerimi i rrethit të diplomatëve dhe politikanëve të huaj që do të lobojnë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë si shtet demokratik, model i Paqes dhe Prosperitetit për Ballkanin dhe për gjithë vendet që aspirojnë për Paqe e Qytetërim, në emër të Zotit. Së dyti, në rolin e koordinatorit për projektet e ndryshme në fushën e kulturës, shëndetësisë, energjitikës etj., që do të sigurojë stafi diplomatik, me mbështetjen e shteteve perëndimore dhe të donatorëve të huaj, duke kontribuar për zhvillimin ekonomik e demokratik të Shqipërisë. Pra, Misioni synon që të atashojë në radhët e veta personalitete të shquara botërore të Politikës, të Kulturës, Artit, Letërsisë etj., veçanërisht personalitete të Diplomacisë, me objektivin që të krijojë një lob të fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë, të çështjes sonë kombëtare, të bashkimit e integrimit mbarëshqiptar si dhe në mbështeje të paqes botërore. Administrim vlerash humane, koordinim, këshillim, negocim, ndërmjetësim dhe lobim për Paqe e Përparim, ky është qëllimi dhe thelbi i veprimtarisë së këtij misioni. “Diplomatic Mission Peace and Prosperity” nëpërmjet veprimtarisë së vet ka edhe shumë pikësynime të tjera si: Ridimensionimi i imazhit të Shqipërisë i nëpërkëmbur prej ish-diktaturës komuniste shqiptare. Të luajë rolin e një Ambasadori model në sytë e opinionit ndërkombëtar dhe diplomacive të huaja për lartësimin e vlerave të kulturës dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Përzgjedhja, botimi dhe propagandimi në Shqipëri në shenjë mirënjohjeje i veprës së personaliteteve botërore në fushat e albanologjisë, diplomacisë, kulturës, politikës etj., të cilët kanë kontribuar e kontribojnë për njohjen e opinionit botëror me thesaret e vlerave shqiptare. Përzgjedhja, përkthimi në gjuhë të huaja, botimi e propagandimi i veprave - kryevlera kombëtare shqiptare dhe vënia e tyre në shërbim të të huajve dashamirës dhe të bashkëkombasve tanë në Diasporë, me idenë e zgjerimit të kufijve të dijeve mbi popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Realizimi i dokumentarëve televizivë për jetën dhe veprën e personaliteteve shqiptarë e të huaj që kanë kontribuar për çështjen shqiptare. Nxitja për të ndjekur shkollat e larta të vendit dhe të botës si dhe specializimi i talenteve dhe intelektualëve të rinj në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për krijimin e gjeneratave të reja që do të lobojnë për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit shqiptar. Sigurimi i asistencës teknike për talentet dhe intelektualët e rinj për t’u aftësuar si diplomatë e si pjesëtarë të lobit të së ardhmes, për të përvetësuar mjeshtërisht talentin e lobuesit nëpërmjet bashkëpunimit me profesionistë të botës perëndimore e veçanërisht me specialistët e SHBA-ve. Punësimi i sa më shumë djemve dhe vajzave të talentuara të komuniteteve shqiptare në administratën shtetërore shqiptare, në administratat e vendeve perëndimore dhe të shoqërive shumëkombëshe, të cilat përcaktojnë fatet e politikës dhe ekonomisë botërore, veçanërisht në përfaqësitë e huaja diplomatike perëndimore dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare në vendet e huaja si diplomatë e ambasadorë të kulturës shqiptare. Krijimi i lobeve sa më të fuqishme me personalitete botërore në mbështetje të zhvillimeve demokratike shqiptare për një Shqipëri me integritet mbarëkombëtar si gjithë qytetërimet më të përparuara. Lobim, Lobim dhe vetëm Lobim!...

Bibliografi

Redakto


Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto