Dr. Haim Reitan lindi në StambollTurqisë më 20 maj 1946, është mjek, diplomat, përkthyes dhe publicist.

Biografia

Redakto

Është shtetas italian me origjinë izraeliane. Banon në BergamoItalisë. Ka kryer liceun për biologji në qytetin Batiam të Izraelit. Është diplomuar për mjekësi në Universitetin e Pavias, Itali, në vitin 1974. Më vonë ka kryer disa vite specializime për sëmundjet e aparatit kardio-vaskular, për nefrolog dhe për kardio-kirurg në Pavia të Italisë, në New York, Miami, Arizona e Teksas, në SHBA, e mandej në Londër, Roterdam e Tel Aviv.

Është anëtar i shoqatës italiane të kardiologjisë dhe i shoqatës së flebologjisë. Deri në vitin 2003 ka punuar si drejtor spitalesh në disa qytete të Italisë, si këshilltar mjeko-ligjor e si kordinator i marrëdhënieve me vendet e Komunitetit Evropian për zhvillimin e mjekësisë e të teknologjisë mjekësore. Gjatë vitit 2004 ka punur si këshilltar për projektet inxhinierike për ndërtimin e spitalit të ri të Bergamos.

Në vitet 20052006 ka kryer rolin e kordinatorit për zhvillimin e marrëdhënieve midis Italisë e Shqipërisë në fushën e mjekësisë gjë që vazhdon ta kryejë edhe tani me lidhjet e mira që ka krijuar me titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Për vet natyrën e karakterit të tij si njeri me shpirt misionari idealist, ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë shumë persona që kanë nevojë të kurohen në spitalet e Italisë. Ndërkohë vazhdon të drejtojë edhe qendrën e vet shëndetësore në BergamoItalisë.

Dr. Haim Reitan zotëron disa gjuhë si hebraisht, italisht, anglisht, frengjisht, turqisht etj. Tani ka dëshirë dhe përpiqet të mësojë edhe gjuhën shqipe. Në sajë të aftësisë prej poligloti dhe eruditi, është angazhuar edhe si këshilltar i disa personaliteteve të shquar politikë si ministra, kryeministra e presidentë në shtete të ndryshme dhe, me punën e tij, ka ndikuar në forcimin e marrëdhënieve të tyre me Italinë e me Izraelin.

Është shquar si diplomat i përkushtuar e largpamës në rolin e konsullit të nderit dhe me mençurinë e vet ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve të Italisë e Izraelit veçanërisht me shtete si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Kongo etj.

Si njohës i mirë i politikave dhe i zhvillimit të situatave në Ballkan me ngërçe, konflikte e tensione ndëretnike, Dr. Haim Reitan u është përkushtuar edhe studimeve albanologjike e ballkanologjisë. Ai po jep një kontribut të madh edhe si përkthyes e publicist me botimet e tij në media të ndryshme në botë. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Krahu i shqiponjës”, organ i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri", si dhe i entit publikues Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.

Kohët e fundit, Dr. Haim Reitan ka nxitur disa lobe politiko-ekonomike në Itali, Izrael, SHBA, Zvicër e gjetkë për të mbështetur zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për forcimin administrativo - ekonomik të shtetit të saj të ri, si dhe për ndërkombëtarizimin e problemit të Çamërisë. Në Shqipëri, atë e gjen sa herë me historianin çam Ibrahim D. Hoxha, me shkrimtarët Namik Mane e Shefki Hysa apo me intelektualë të tjerë të përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare. Dr. Haim Reitan është aq i dashuruar pas çështjes çame saqë shprehet shqip me plot gojën: “Unë jam nga Çamëria, jam çam!”

Dr. Haim Reitan është miqësuar edhe me personalitete të politikës shqiptare si Sali Berisha, Sabri Godo, Fatmir Mediu, Edi Rama, Skënder Gjinushi, Hashim Thaçi etj. Një nga projektet e tij është edhe binjakëzimi i disa universiteteve shqiptare me universitetet e vendeve më të zhvilluara perëndimore. Me punën e tij të palodhur si misionar i çështjes shqiptare në botë, ai gëzon edhe respektin e shumë elitave intelektuale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Diplomati dr. Haim Reitan është Kryetar Nderi i Diplomatic Mission Peace And Prosperity.

Burimi i të dhënave

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto