Namik Mane (Koskë, 13 mars 1942) është shkrimtar shqiptar.

Biografia

Redakto

U lind në Koskë të Filatit më 13 mars 1942. Në vitin 1945, babai i tij, Ali Rustem Mane, la pas Koskën dhe, i detyruar prej masakrave zerviste, u vendos fillimisht në Shijak. Në vitin 1948 u vendosën në qytetin e Durrësit.

Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesmen Namiku i kreu në Durrës. Kreu edhe një shkollë teknike-elektrike dhe filloi punë si elektricist në ndërmarrjen ushqimore të Durrësit.

Namiku që në fillim të viteve 60-të u shfaq si një poet i talentuar me vjershat e para të botuara në shtypin letrar. Kishte miqësi me Bilal Xhaferrin, Bardhyl Agasin, Moikom Zeqon etj. Në vitin 1967 u anëtarësua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ndërkohë po përgatitej për shtyp nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” libri i tij poetik “Lirikat e ushtarit”, të cilin ia pezulluan për shkaqe politike, i hoqën dhe të drejtën e botimit nga të gjitha organet letrare.

Në vitin 1968 e internuan në HamalleDurrësit. Po atë vit përfundoi në internim, në Hamalle, edhe poeti Bilal Xhaferri. Namik Mania i shtyu ditët e vuajteve së bashku me të për gati një vit. Punuan për të realizuar edhe një vëllim të përbashkët poetik “Një siluetë në errësirë”. E përfunduan këtë libër, mirëpo nuk arritën ta botonin, sepse, në 30 gusht 1969, Bilal Xhaferri u arratis nga Shqipëria. Pas mërgimit të Bilal Xhaferrit, poeti Namik Mane sikur u ftoh me letërsinë dhe vetëm në fillim të viteve ’90 filloi të botonte dhe vazhdon të botojë publicistikë, poezi e prozë.

Namik Mane është nënkryetar i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe korrespodent i revistës "Krahu i shqiponjës". Êshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA).

Veprat

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto