Ebu Isa Muḥammed ibn Isa es-Sulemi eḍ-Ḍarīr el-Bughi et-Tirmidhi (Arabisht: أبو عيسى محمد بن عيسى السلمي الضرير البوغي الترمذي‎‎; 824 - 9 tetor 892) i njohur si Imam Tirmidhiu, ishte dijetar dhe koleksionist i haditheve i cili e shkroi Xhami` at-Tirmidhi dhe Shemail Muhammedije.

Emri dhe prejardhja

Redakto

Nofka e tij (kunje) ishte "Ebu Isa" (Babai i Isës). Mbiemri i tij ishte "ed-Darir" (I verbër). Thuhet se ai ishte lindur i verbër, por shumica e dijetarëve kanë thënë se ai u bë i verbër në fund të jetës së tij.

Familja e Tirmidhiut ishin prej fisit arab të Benu Sulejm. Gjyshi i tij ishte me prejardhje nga Merv, por u zhvendos në Tirmidhi.

Lindja

Redakto

Tirmidhiu lindi gjatë sundimit të halifit el-Ma'mun. Disa burime tregojnë se ai lindi në Mekë, kur disa të tjerë kanë thënë se ai lindi në Tirmidhi. Mendimi më i fortë është se ai ka lindur në Tirmidh.

Studimet të haditheve

Redakto

Tirmidhiu filloi të studiojë për hadithe në moshën 20 vjeçare. Ai udhëtoi në Horasan, Irak dhe Hejaz vetëm për të përmbledhur hadithe.

Në kohën e tij, Horasani ishte qendra kryesore e mësimeve dhe vendlindja e shumë transmetusit të haditheve. Qendrat tjera kryesore që u vizituan nga Tirimidhiu ishin Kufa dhe Basra.

Tirmidhiu ishte nxënës i Buhariut, një prej dijetarëve më të shquar. Edh-Dhehebi shkroi: "Dija e tij rreth haditheve vinte nga Buhariu". Tirmidhiu përmendi emrin e Buhariut 114 herë në Jami`. Kur përmendet rregulli i juristave, ai ndoqi praktikën e Buhariut, pa e përmendur emrin e Ebu Hanifes. Transmetohet se Buhariu t'i ketë thënë Tirmidhiut "Unë kam përfituar më shumë prej teje sesa ti prej meje." Në Sahihun e tij ka transmetuar dy hadithe prej Tirmidhiut.

Tirmidhiu gjithashtu transmetoi disa hadithe prej Ebu Davudit dhe një nga Muslimi. Muslimi gjithashtu ka transmetuar një hadith prej Tirmidhiut në Sahihun e vetë.

Librat e tij

Redakto
  • Al-Jami` Al-Mukhtasar min As-Sunan `an Rasulillah, i njohur si “Jami` At-Tirmidhi)
  • Al-`Ilal As-Sughra
  • Az-Zuhd
  • Al-`Ilal Al-Kubra
  • Ash-Shama’il An-Nabawiyyah wa Al-Fada’il Al-Mustafawiyyah
  • Al-Asmaa’ wa Al-Kuna
  • Kitab At-Tarikh

Vdekja

Redakto

Sipas edh-Dhehebiut, Tirmidhiu u bë i verbër dy vitet e fundit të jetës së tij. Verbëria e tij thuhet se ka qenë pasojë e qarjes së tepërt, ose për shkak të frikës nga Zoti ose mbi vdekjen e el-Buharit.

Ai vdiq në natën e së dielës më 8 tetor 892. Ai u varros në periferi të Sherobodit, 60 kilometra në veri të Termezut, Uzbekistan. Në Termez, ai është i njohur si Ebu Isa et-Termez ose Babai i Termezit.