Eddy Baggio (lindur më 23 gusht 1974) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues.[1]

Eddy Baggio
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEddy Baggio
Datëlindja23 gusht 1974 (50 vjeç)
VendlindjaCaldogno, Itali
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues, Mesfushor
Karriera me të rinjtë
1992–1994Fiorentina
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1995Palazzolo27(6)
1995Prato6(0)
1995–1998Giorgione89(31)
1998–1999Ancona32(11)
1999–2000Ascoli27(22)
2000–2001Ancona26(7)
2001–2002Catania28(18)
2002–2003Salernitana27(6)
2003–2004Vicenza22(3)
2004Catania11(2)
2005Spezia15(5)
2005–2008Pisa21(11)
2008Portosummaga5(0)
2008–2009Sangiovannese31(4)
Gjithsej367(126)
Karriera ndërkombëtare
1991Italia U172(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Jeta e hershme

Redakto

Eddy Baggio ka lindur në Koldonjo, një provincë e Vinçenzës, në Itali, dhe është më i vogli i tetë fëmijëve të Matilde dhe Fiorindo Baggios. Ai është vëllai më i vogël i legjendës së futbollit italian Roberto Baggio,[2] i cili luante si sulmues i dytë për kombëtaren italiane; ndryshe nga Roberto, Eddy nuk mundi të debutonte në Serie A.[3] Ashtu si vëllezërit dhe motrat e tjerë, Eddy i është vën emri pas një sportisti të famshëm, në rastin e tij në nder të çiklistit belg Eddy Merckx,[3] kurse Roberto u emërua në nder ty dy idhujve të futbollit të babait të tij, Roberto Boninsegna and Roberto Bettega.[4] Të dy vëllezërit nuk kanë lidhje me futbollistin tjetër italian i cili ka të njëjtin mbiemër, Dino Baggio.[5][6]

Karriera me klube

Redakto

Baggio filloi karrierën e tij si i ri dhe profesionale me Fiorentinën në vitin 1991, klub në të cilën Roberto filloi të shkëlqente, dhe u bë pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 1993–94, në Serie B.[3][6][7]

Ai e la klubin katër vite pasi Roberto ishte larguar, dhe brënda dy viteve të ardhshme luajti me dy ekipe të ndryshme të Serie C1, Palazzolo dhe Prato. Ai më pas u bashkua me ekipin e Serie C2 Giorgione në nëntor, duke luajtur për tre vitet e ardhshme.[3][6][8]

Ai u rikthye tek Ancona në vitin 2000 dhe bëri debutimin e tij në Serie B në sezonin 2000–01. Në vitet e ardhshme, ai ndryshoi klub në çdo sezon: Calcio Catania (Serie C1), Salernitana Calcio 1919 (Serie B), klubi i qytetit të lindjes Vicenza Calcio (Serie B), Catania sërisht (Serie B), Spezia Calcio 1906 (Serie C1), deri sa më në fund u vendos tek Pisa. Me Salernitanën, më 15 dhjetor 2002, shënoi golin e 100të si profesionist në një barazim 2–2 në shtëpi ndaj kryesueve të ligës Triestina me penallti;[9] po në atë ditë, e cila ishte gjithashtu edhe ditëlindja e babait të tij, vllai i tij Roberto shënoi golin e 300të si profesionist, gjithashtu nga një penallti.[10][11] Në janar 2008, ai u shit tek klubi i Serie C2 Portosummaga, por mundi të luante vetëm pesë herë. Në gusht të atij viti, Baggio pranoi një ofertë nga Sangiovannese.[3][6][12]

Gjithsej, Baggio luajti 86 ndeshje në Serie B dhe shënoi 18 gola; gjatë karrierës së tij, ai shënoi 130 gola në të gjitha kompedicionet, përfshirë në Serie B, Serie C1 & C2, Coppa Italia, dhe Coppa Italia Serie C, pavarësisht se nuk luajti kurrë në Serie A.[3][6]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Baggio u thirr nga kombëtarja italiane nën-17 tre herë në vitin 1991, duke luajtur dy ndeshje. Ai ishte pjesë e ekipi italian që luajti në Kupën e Botës nën-17.[13]

Karriera si trajner

Redakto

Nga gushti i 2011, Baggio ishte trajner i një prej formacioneve "Allievi" të Pisës.[14] Nga sezoni 2012–13, ai u bë trajneri i ekipit të të rinjëve të Fiorentinës, duke e drejtuar atë në Allievi Lega Pro.[15] Në sezonin 2013–14, ai u bë trajneri i Giovanissimi nazionali.[16]

Spezia[3]

Referime

Redakto
  1. ^ "Scheda anagrafica di Eddy Baggio" [Karta e regjistrimit të Eddy Baggios] (në italisht). aic.football.it. Marrë më 26 janar 2015.
  2. ^ "Baggio lascia l' Inter e chiama il fratello Il fantasista disegna il futuro: "Ho ancora passione, vorrei giocare con Eddy"" [Baggio lëshon Interin dhe thërret vëllain e tij, fantazistin e modeluar për të ardhmen: "Kam sërisht pasion, do të luaj me Eddyn"]. corriere.it. Il Corriere della Sera. 26 prill 2000. Marrë më 26 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d e f g "Amarcord: Eddy Baggio e Max Vieri, quando il cognome non basta per giocare in serie A" [Amarcord: Eddy Baggio dhe Max Vieri, kur mbiemri nuk mjafton për të luajtur në Serie A]. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2015. Marrë më 26 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Storie di Calcio: Roberto Baggio, Il Poeta Errante" [Historitë e futbollit: Poeti Roberto Baggio] (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 26 janar 2015.
  5. ^ "'Other' Baggio ready to step into hero's role WORLD CUP 1994" [Baggio 'tjetër' gati për të bërë rolin e heroit në Kupën e Botës 1994]. articles.baltimoresun.com (në anglisht). The Baltimore Sun. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 26 janar 2015.
  6. ^ a b c d e "Fratello dove sei: Eddy Baggio" [Vlla ku je: Eddy Baggio] (në italisht). Marrë më 14 qershor 2015.
  7. ^ "Baggio Eddy" (në italisht). Marrë më 26 janar 2015.
  8. ^ "Baggio, Eddy" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2012. Marrë më 26 janar 2015.
  9. ^ "Salernitana - Triestina 2-2". repubblica.it (në italisht). La Repubblica. 15 dhjetor 2002. Marrë më 23 prill 2015.
  10. ^ Edoardo Novella (16 dhjetor 2002). "300 candeline per la premiata ditta Baggio & Baggio – Fratelli di Gol – In campionato Roberto e Eddy hanno segnato tre centinaia di reti in due. Traguardo raggiunto ieri con un rigore a testa" [300 qirinjë për fituesit e çmimit Baggio & Baggio – Vëllezërit e golit – Në kampionat Roberto dhe Eddy kanë shënuar treqindë gola. Një moment historik i arritur dje me penallti]. cerca.unita.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 23 prill 2015.
  11. ^ Gaetano Ferraiuolo (21 dhjetor 2013). "Ultima all'Arechi sinonimo di vittoria. Che imprese con Torino e Vicenza…" [Fundi në Arechi sinonim i fitores. Cilët impresionuan me Torinon dhe Vicenzën…]. granatissimi.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 23 prill 2015.
  12. ^ "Ufficiale: la Sangiovannese prende Baggio e Deinite" [Zyrtare: Sangiovannese blen Baggion dhe Deiniten] (në italisht). TuttoMercatoWeb. 27 gusht 2008. Marrë më 27 gusht 2008.
  13. ^ "Convocazioni e presenze in campo: Eddy Baggio" [Thirrjet dhe prezencat në fushë: Eddy Baggio] (në italisht). FIGC.it. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 26 janar 2015.
  14. ^ "L'entusiasmo di mister Eddy Baggio" [Entuziasmi i mister Eddy Baggios] (në italisht). Il Tirreno. Marrë më 26 janar 2015.
  15. ^ "Viste da noi - Allievi Lega Pro: Sassuolo - Fiorentina 1 - 3". fedelemanagement.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 26 janar 2015.
  16. ^ "Settore Giovanile: Allievi e Giovanissimi Nazionali nel segno del pokerissimo" [Sektori i të rinjëve: Allievi dhe Giovanissimi Nazionali në ëndërrën e pokerit] (në italisht). Fiorentina.it. Marrë më 26 janar 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto