Ekonomia e Malit të Zi është në një proçes tranzicioni, duke rremuar mes pasojave të luftërave Jugosllave, zbehjes së industrisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe sanksioneve ekonomike në kohën RF të Jugosllavisë. Mali i Zi iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë më 29 Prill 2012.

Në aspektin ekonomik në kohën e Jugosllavisë së Dytë pat arritur nivel të konsiderueshëm të zhvillimit, duke arritur nivelin në mesë të Bosnjës dhe Serbisë, duke zhvilluar industrinë e rëndë, metalike, elektrike, ushqimore, të drurit, të letrës e të celulozës dhe të lëkurës dhe këpucëve. Nga vitet e 60-tashekullit XX filloi ta zhvillojë turizmin bregdetar dhe malor, në zonën e Budvës e të Shën Stefanit dhe të Ulqinit me Tivar, i cili për shkak të luftërave të viteve të 90 ta, pësoi humbje të klientëve nga bota e jashtme dhe nga ish Jugosllavia.

Turizmi i Malit të zi është në zhvillim e sipër, shumë invesitor të huaj kanë filluar të investojnë kapitalin e tyre në Mal të Zi. Ka turista prej Sërbisë, Kosovës, Maqedonisë e prej disa vendeve evropiane e botërore. Qytetet më kryesore turistike janë Ulqini, Tivari, Budva e disa qytete të tjera. Mali i zi ka dalje të menjëhershme në det, po ashtu ka lidhje detare me shumë vende të botës. Mali i Zi ka lidhje të mira po ashtu me me Kosovën, Sërbinë, Shqipërinë e me vende të tjera Ballkanike. Po ashtu është i pasur me monumente arkitektonike nga koha ilire e cila ishte vendase e nga kohë pushtuse: Bizantine, Sllave, Osmane, që po ashtu nxitë zhvillimin turisitik.