Elena Kocaqi
(Përcjellë nga Elena Kocaqi Levanti)
Elena Kocaqi (lindur më 11 shkurt 1975 në Fier), është një historiane, studiuese dhe profesore shqiptare.
Edukimi dhe Karriera Redakto
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Kocaqi ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe Shkenca Politike, po në Universitetin e Tiranës. Ajo ka kryer studime pas-universitare, Mastër dhe Doktoraturë ne Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë me titull "Politikat e Austro-Hungarisë ndaj Shqiperisë ne vitet 1912-1918". Kocaqi mban titullin Profesore e Asociuar dhe është profesore me kohë të plotë në universitetin e Durrësit. Kocaqi ka shkruar disa libra që flasin për origjinën Pellazgo-Ilire të Shqiptarëve.
Botimet Redakto
- Albanët me famë në mijëvjeçarë - 2006
- Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane - 2007
- Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane - 2008
- Albanët: Pellazgo-Iliro-Shqiptarët me famë botërore - 2008
- Planet për zhdukjen e shqiptarëve: si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shqiptare - 2009
- Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar - 2012
- Gli albani - 2012
- Wilhelm Wied, princi gjerman i Shqipërisë: rivaliteti midis Austro-Hungarisë dhe Italisë - 2015
- Administrimi i Shqiperise nga Austro-Hungaria: 1916-1918 - 2016
- Zhdukja e shqiptarëve nga trojet e tyre në shekujt XIX-XX - 2017
- Lufta e Trojës: luftë Pellazgo-Ilire - 2018
- Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918. - 2020
- Perikopi evangjelik në gjuhën arbëreshe i shek. të XIV: dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar - 2020
- Pellazgët (Origjina e Shqiptarëve) - 2021
- Arvanitët dhe origjina e grekëve-Peloponezi (Vëllimi I) - 2022
- Arvanitët dhe origjina e grekëve (Vëllimi II) - 2022