Endri Shabani
Endrit 'Endri' Shabani (lindur më 8 shkurt 1985) është akademik dhe politikan shqiptar i cili shërben si drejtues i Nismës Thurje prej vitit 2020. Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës që nga viti 2023. [4] [5]
Endrit Shabani | |
---|---|
Kryetar i Nismës Thurje | |
Titullar | |
Në detyrë 2020 | |
Zëvendës | Pano Soko[1] |
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës | |
Titullar | |
Në detyrë 20 qershor 2023 | |
Shumica | 6,993 (2.39%)[2] |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Endrit Skënder Shabani[3] 8 shkurt 1985 Tiranë |
Partia politike | Nisma Thurje |
Arsimimi |
|
Faqja në rrjet | endrit |
Arsimi
RedaktoShabani ndoqi studimet e mesme në Institutin Harry Fultz dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin Luarasi në Tiranë. Më pas, në vitin 2013, ka vazhduar masterin në drejtësi në Universitetin e Oksfordit (Pembroke College) në Mbretërinë e Bashkuar të cilin e përfundoi me notën maksimale.[6]
Në vitin 2014 Shabani fitoi bursën prestigjoze Clarendon për studime doktorale në departamentin për politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford të cilat i përfundoi në vitin 2020.
Shabani ka një doktoraturë në shkenca politike nga Universiteti i Oksfordit (St Antony's College).
Karriera profesionale
RedaktoNë vitet 2007-2011 Shabani ka punuar si menaxher projekti për Transparency International Albania. Më pas ka qenë për rreth një vit konsulent për Këshillin e Evropës në një projekt anti-korrupsioni në Shqipëri.
Nga 2011-2013 ka punuar si pedagog në Universitetin Luarasi.
Në vitin 2015 ka punuar për disa muaj si menaxher programi për Fondacionin Shoqëria e Hapur Shqipëri. Më 2017 ka qenë konsulent i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN Women) për Shqipërinë.
Nga 2018-2019 ka punuar si studiues dhe shkurtimisht si pedagog në Universitetin Sciences Po në Paris.
Karriera politike
RedaktoShabani ka filluar aktivizmin politik në vitin 2012 gjatë protestave kundër Ligjit për Importin e Plehrave. Më vonë i bashkohet Nismës Thurje dhe zgjidhet kryetari i saj.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Shabani mori 1017 vota.[7]
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Nisma Thurje website". nisma.al.
- ^ "2023 local election results". kqz.gov.al.
- ^ "Selfdeclaration form for the 2023 local elections" (PDF). kqz.gov.al.
- ^ "Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, zgjidhet kryetarja e tij". A2 CNN News.
- ^ "Tirana Municipal Council members". tirana.al.
- ^ "Favorizime me Fondin e Ekselencës, përfitues, fëmijë politikanësh e biznesmenësh, ekselentët mbeten pa punë".
- ^ "Zgjedhjet për Kuvend 25 prill 2021 - Rezultatet".