Engjëll I. Berisha
Engjëll I. Berisha (17 qershor 1962,[1] Korenicë, Gjakovë, Kosovë) është drejtor i Bibliotekës "Ibrahim Rugova" në Gjakovë[2]
Engjëll I. Berisha | |
---|---|
U lind më | 1962 Korenicë, Gjakovë, Kosovë |
Kombësia | Shqiptar |
Edukimi | Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Zadrës |
Gjinitë letrare | poet |
Jetëshkrimi
RedaktoShkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë. Studimet i mbaroi për Gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, Prishtinë, kurse studimet post- diplomike, ku mori gradën Magjistër i Shkencave për Informacion e Bibliotekari, i kreu në Zadër të Kroacisë.
Me librin e parë del në vitin 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje të poezive. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj, një përpjekje e vogël në kohën kur ndiqej shtypi në gjuhën shqipe.
Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, punon në media si në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “Eurozëri”, duke qenë korrespondent edhe gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.
Prej vitit 1991, angazhohet në kryesinë e Teatrit Amatorë “Emin Duraku” në Gjakovë, në organizimin e disa festivaleve të teatrove amatore. Në vitin 1999, pas luftës themeloi gazetën “27 prilli” e cila u publikua deri në vitin 2015. Me të njëjtin emër, prej vitit 1999, ndodhet në Shoqatën për të Zhdukurit “27 prilli 1999 – Meje”, duke dhënë kontribut për zbardhjen e krimeve të luftës së fundit, nxjerr dy libra monografik dhe shkruan me qindra artikuj në të përditshmet e vendit dhe jashtë saj. Në vitin 2000, nisë punën ne bibliotekën publike në Gjakovë, të cilën e udhëheqë deri në ditën e sotme. Krijon hapësirë të mirë për promovimin e autorëve dhe të veprave gjithëshqiptarë dhe ndërkombëtarë. Krijon një ambient të ri dhe profesional për bibliotekari duke i ndihmuar zhvillimit të këtij sektori. Në vitin 2002 zgjidhet kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, klub ky i themeluar në vitin 1964. Aktivitetin kulminant, Berisha e ka në organizimin e manifestimit më të madh letrar, Mitingu i Poezisë. Në vitin 2012, zgjidhet anëtarë i Këshillit Profesional për Teatër në Gjakovë. Në krijimtarinë e tij, e përfaqëson brezin e viteve 1990, ku nga kritika u tha se, poezia e Engjëll I. Berishës hyn në botën e brezit më të ri të penave tona, më i riu prej më të rinjve. Ajo dallohet me faturën e saj të gjuhës që diferencohet prej një standardi të fabrikimit dhe shkollës së pa emancipuar që rrjedh nga mësimi i brezit prej brezit të vet, poezisë që kërkon modelin brenda një aktualiteti që imponon motivin e saj. Pooezia e Engjëll I. Berishës, ndonëse ndjek të gjitha mënyrat e specifikacionit tematik të vjershave veç e veç, ajo në esencë është një introspekcion poetik, një vështrim i botës së subjektivitetit dhe të raporteve të saj me rrethin, ambientin. Prandaj, ai koncepti i lashtë i shpërthimit të natyrës në këtë poezi gjen një manifestim dhe artikulim adekuat. Mirëpo poezia e Berishës tregohet jo si akseptuese, por si manifestim i qëndrimit emocional i natyrës, ambientit, raporteve njerëzore dhe raporteve emocionale që poeti krijon me qeniet e tjera.[3] Berisha, shkruan poezi, ese, publicistikë, dhe ka një Monografi. Përfshihet i prezantuar në Fjalorin Enciklopedik të botuar nga Akademia e Shkencave e Kosovës, në vitin 2017. Aktualisht jeton e punon në Gjakovë.
Librat e botuar
Redakto- “Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.
- “Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë, 1994.
- “Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.
- “Gjarpri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë, 2000.
- “Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.
- “Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë, 2003.
- “Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë, 2003.
- “Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë, 2005.
- “Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë, 2006.
- “Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.
- “ Haw Much Times for an age ” Poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, USA. 2010.
- “Kafka e kohës”, përzgjedhje e poezive. Botoi, LULU, Amerikë. 2010.
- “Martirët e Korenicës”, Monografi. “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2013.
- “Varsta Cuvintelor” (Mosha e fjalëve), përkthim rumanisht, poezi. Bukuresht, Rumani, 2016.
- “Zoti i dashurisë”, poezi, Bruksel, 2016.
- “Syri blu”, poezi, Botoi IWA Bogdani, Prishtinë-Bruksel, 2018.
- “Gjuha e sublimit poetik”, vështrime kritike dhe ese. Botoi “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.Viti 2019.
Libra në gjuhë tjera
Redakto- “ Haw Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010. [4]
- Vârsta cuvintelor (Mosha e fjalëve), poezi, përkthyer nga Baki Ymeri, Bukuresht, Rumani, 2016.
Botimet në Antologji botërore
Redakto- World Poetry”. Yearbook 2013. 211 Poets 93 Countries And Areas. Antologji e Poetëve Botëror 211 poetë nga 93 Shtete dhe Regjione). Duke përfaqësuar Kosovën.[5]
- “World Poetry”. Yearbook 2015. 221 Poets. 101 Countries And Areas. Antologji e Poetëve Botëror 211 poetë nga 101 Shtete dhe Regjione).
- Poetas del Mundo, antologji, Spanjë, 2011.
- Ann Arbor Review, is an independent. International Journal & ezine. 2014/ 2015/2016.[6]
- Prosopisia VOL – VIII, No. 2. 2015. A Venture of A.R.A. Ë. LII..An International Journal of Poetry & Creative writing.
- World Poetry”. Yearbook 2017. ("Poetët Botëror") Antologji e Poetëve Botëror
- World Poetry”. Yearbook 2018. Poets Countries And Areas ("Poetët Botëror") Antologji e Poetëve Botëror. Duke përfaqësuar Kosovën.
- International Antology, of Poetry “Love postacards” , 2018, Amerikë.
Referime
Redakto- ^ https://www.cyberwit.net/authors/engj%C3%ABll-i-berisha
- ^ "Engjëll I. Berisha". Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Engjëll I. Berisha". Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2020. Marrë më 11 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Haw Much Times for an age".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Poetry".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ann Arbor Review, is an independent".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)