Meleqët në Islam
Engjëjt në Islam njihen edhe si meleqët (arabisht. الملك, al-malak, tur. melek). Në Islam ata janë krijesa të nderuara, që i ka krijuar Allahu nga drita (nuri). Në ndryshim nga njerëzit dhe xhindët që kanë liri të zgjedhin a të bëjnë mirë ose keq, engjëjt nuk e kanë këtë liri, ata nuk kanë mundësi t'u rezistojnë urdhrave të Allahut, dhe mund të bëjnë vetëm mirë.[1]
Besimi në engjëj është një nga gjashtë kushtet e besimit Islam.[2][3]
Engjëj të njohur në Islam
RedaktoSipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre është një nga gjërat e njohura vetëm nga Zoti. Myslimanëve janë të njohur me engjëjt që janë të përmendur në librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin, e për ta ka folur shumë edhe profeti Muhamed.[4]
Katër engjëjt e mëdhenj
RedaktoKatër engjëjt e mëdhenj janë:[5]
- Xhibrili,[6] sjellësi i shpalljeve të Allahut tek të dërguarit
- Azraili, i njohur edhe si Meleku i vdekjes, ka për detyrë të marrë shpirtrat në çastin e vdekjes
- Mikaili,[7] së bashku me engjëjt e tijë ndihmës, ka përgjegjësi për të gjitha dukuritë dhe proceset në hapësirë dhe natyrë lidhur me botën e gjallë dhe jo të gjallë, siç janë: lëviza e galaktikave, yjeve dhe planetave, fryrja e erërave, lëvizja e reve, rënja e shiut dhe reshjeve të tjera, pastaj për fekondimin, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, zgjedhjen e ngjyrave, madhësive dhe shijen e bimëve dhe fruteve
- Israfili, është engjëlli që do ti fryjë borisë Sur që do të lamëroj shkatërrimin e hapësirës në fundin e kohës, gjëgjësisht lajmëron Ditën e Gjykimit, dhe pastaj prap do ti frye që të lajmëroj ringjalljen e të vdekurve dhe Ditën e Gjykimit.
Engjëjt e tjerë të njohur
Redakto- Hamelei Arshi
- Hafaza, janë engjëjt mbrojtës:
- Munkiri dhe Nekiri[9]
- Ridvani, udhëheqësi i Xhenetit
- Maliku, udhëheqësi i Xhehenemit
- Zebanijët
- Dardailët[10]
- Haruti dhe Maruti[11]
Numri i engjëjve
RedaktoSipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre dihet vetëm nga Allahu. Për numrin e engjëjve flasin edhe dituritë e Muhamedit në Miraxh, ku Ai ka parë Bejtul-Ma'mur ("Tempullin me plotë të devotshëm"), ku çdo ditë faleshin 70 mijë engjëj, të cilët pas faljes nuk kthehen më në të, për shkak të numrit të madhë të engjëjve.[12]
Referime
Redakto- ^ Grupa autora, "Islamska vjeronauka za peti razred osnovne škole", El-Kalem, Sarajevo, 2004., str. 9.
- ^ Hasanović, Bilal, "Islamska vjeronauka (osnovi)", IZ BiH - Muftijstvo Zenica, Visoko, 1993., str. 18.
- ^ Kuran 2:285
- ^ Hadžiabdić, Naim, "Ilmihal", XIX izdanje, El-Kalem, Sarajevo, 2003., str. 23.
- ^ Hasanović, Bilal, "Ilmuddin: vjeronauka za odrasle", IX izdanje, Islamski pedagoški fakulet u Zenici, Zenica, 2010., str. 31., ISBN 978-9958-697-19-7
- ^ Stephen Burge Angels in Islam: Jalal al-Din al-Suyuti's al-Haba'ik fi akhbar al-mala'ik Routledge 2015 ISBN 978-1-136-50473-0 chapter 3
- ^ Kuran 2:98
- ^ Kuran 82:11
- ^ a b Kuran 13:10
- ^ "Darda'il on Dinul-islam.org". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 25 shtator 2017.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hussein Abdul-Raof Theological Approaches to Qur'anic Exegesis: A Practical Comparative-Contrastive Analysis Routledge 2012 ISBN 978-1-136-45991-7 page 155
- ^ Visoki saudijski komitet za pomoć Bosni i Hercegovini, Muhammed b. Salih El-Usejmin, "Zbirka spisa 1", Spis 8 - "Islamsko vjerovanje - Akida", str. 201.