Et'hem Haxhiademi

shkrimtar shqiptar
(Përcjellë nga Ethem Haxhiademi)

Et'hem ose Etëhem Haxhiademi (Elbasan, 8 mars 1902 - Burgu i Burrelit, 17 mars 1965)[1] ishte arsimtar, nëpunës, shkrimtar, nëpunës dhe veprimtar politik i Ballit Kombëtar.

Ethem Haxhiademi
Emri Ethem
Mbiemri Haxhiademi
Lindur më 8 mars 1902
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar

Leu më 8 mars 1902 në Elbasan, i biri i Emin Haxhiademit. Në një letër që i ka dërguar më 9 prill 1938 Lasgush Poradecit me titullin "Shënime mbi jetën t'ime" shkruan:

«Im at, Emin Haxhiademi, aktiviteti patriotik i të cilit fillon qysh me 1877, d.m.th. përpara Kongresit të Prizrenit (sikundër asht permendun dhe nga komisioni i 25-vjetorit në jetëshkrimet e patriotëve të cilët nuk u botuen nga qeverrija) njihet n’Elbasan si bashkëpunëtor i ngushte i Kristoforidhit dhe i dyti patriot mbas atij në vjetërsi në këtë qytet. Prej t’im eti kam mësue mbshehtazi gjuhën shqipe përpara shpalljes së Hyrrietit dhe, kur u hap e para shkollë shqipe n’Elbasan mbë 1908, kam qenë i pari nxënës që u shkrue n’atë shkollë. (Shkolla e parë shqipe asht hapun me inisiativen e disa patriotëve elbasanas ne krye të të cilëve ka qenë im atë. Kam edhe origjinalin e telegramit të urimit qi i bante asi kohe nga Londra Faik bej Konica dhe pergjigjen qi i ka dhanë im atë). Si gjithë ata qi merreshin me çashtjen shqiptare dhe im atë përdorte të gjitha librat, revistat e gazetat shqipe qi ishin botue n’atë kohë te rregullueme në nji odë të posaçme ku unë rrija shpesh herë mbasi nxuna shqipen dhe ushqehesha me ato botime të vorfëna por mjaft të pasuna për atë kohë dhe për moshën time të ngjomë[2]

I ndikuar që në vogëli prej letrave shqipe, në po këtë letër përcjell edhe mbresën ndikuese që i kishte lënë drama Besa e Sami Frashërit.

Me të mbaruar Normalen e Elbasanit, më 1919 shkoi në Lecce të Italisë për të përgatitur vitin e katërt të gjimnazit, nxuri latinishten dhe i ndollën interesin "Bukoliket" e Virgjilit. Klasat e epërme të gjimnazit i ndoqi në Tirol të Austrisë, ku kreu edhe maturën. Më 1924 nis studimet në Berlin për Shkenca Politike[3] sipas porosisë së familjes.[2]

Në qeverinë Vërlaci, do të punonte drejtor i Zyrës së Enteve Lokale në ministrinë e Brendshme drejtuar nga Maliq bej Bushati.[4] Ka qenë ndër vëzhguesit e takimit përgatitor që u mbajt në shtëpinë e Ihsan ToptanitTapizë mes palëve të ndryshme politiko-ushtarake të rezistencës shqiptare.[5] Pas hyrjes së regjimit komunist, ishte kryetar i degës së Lidhjes të Shkrimtarëve në Elbasan.[6]

Haxhiademi gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte me Ballin Kombëtar dhe me Mit'hat Frashërin, prandaj pas luftës, më 1947 u arrestua dhe u dënua me vdekje. Me ndërhyrjen e Aleksandër Xhuvanit iu fal jeta, mirëpo mbeti në burg ku vdiq disa muaj para se të përfundonte dënimin.[7]

Krijimtartia

Redakto

Ndër veprat:

  • “Ulisi”
  • “Akili”
  • “Tri tragjedi”
  • “Leka”
  • “Pirroja”.

Literatura

Redakto

5. "Shpend Sollaku Noé " Lyra" - Etëhem Haxhiademi dhe sizma në hiearkitë letrare të kombit https://gazetadielli.com/?s=sollaku+haxhiademi

  • Hamiti, Sabri (2013). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: UET press. ISBN 9789995639457.

Referime

Redakto
  1. ^ Bungo M., Ethem Haxhiademi, Shkrimtari që sfidoi vdekjen, gazetadielli.com, 25 shkurt 2015.
  2. ^ a b Bungo M., Me poetin dramaturg Ethem Haxhiademi, gazetadielli.com, 30 qershor 2014.
  3. ^ Nikolli F., Ethem Haxhiademi, dorëshkrimet e shkrimtarit të ndaluar, balkanweb.com, 7 janar 2016.
  4. ^ Annuario del Regno d'Albania, Milano: Ravagnati, 1940.
  5. ^ "Takimi përgatitor në Tapizë". institutistudimevelumoskendo.al. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Zela G., Ditëlindja e nje kryevepre “…gjëma e mëkatit” e Mitrush Kutelit, rekordi i kritikës, Standard, 17 shkurt, 2014.
  7. ^ Hamiti 2013, p. 329