Eugjen Onjegini (rus: Евгений Онегин) është një roman në vargje i shkruar nga Aleksandër Pushkini. Bën pjesë në letërsisë klasike ruse, dhe protagonist i saj kryesor ka shërbyer si model për një numër heronjsh të letërsisë ruse. U botua në formë serish mes viteve 1825 dhe 1832. Edicioni i parë i plotë u botua në 1833, ndërsa versioni që pranohet e lexohet edhe sot u bazua në botimin e vitit 1837.

Eugjen Onjegini
Dueli i Onjeginit dhe Lenskit
AutorAleksandër Pushkini
Titulli origjinalЕвгений Онегин
PërkthyesLasgush Poradeci
ShtetiRusia Rusia
GjuhaRusisht
ZhanriRoman në vargje

Ngjarja

Redakto

Eugjen Onjegini përbën nje lloj te vecante letrar midis poemes dhe romanit nga kritika perdoren dy emertimet,domethene vepra here quhet poeme e here roman ne vargje. Pushkin e shkroi kete veper ne vitet 1822-1831. Ndikimi i Eugjen Onjeginit mbi letersine Ruse ka qene mjaft i madh shume studiues ruse pohojne se kjo veper e Pushkinit i ka hapur rrugen realizmit,kurse te tjere e quajne Onjeginin si vepren pararendese te romanit te madh Rus te shekullit XIX. I frymezuar nga kjo veper kompozitori i madh rus Çajkovski krijoi operen me tri akte Eugjen Onjegin, qe mbahet si nje nder pjeset me mallengjyese ne repertotin operistik boteror.

Kjo vepër mbështëtet mbi tre personazhe kryesore: dy djem djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen sallonet mondane te kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca: dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, qe banojne ne nje province me Lenskin, te fejuarin e Ollges. Dy motrat kane natyre te ndryshme nga njerea-tjetra: Ollga është nje vajze e gjalle e capkene, kurse Tatjana shpirtbute e elankolike. Nga ana tjeter Onjegini është nje i ri i edukuar sipas modes se aristokracise franceze te gjysmes se pare te shekullit XIX, ai paraqitet si nje "dandi" skeptik, egoist, disi i zymte dhe i velur nga jeta, meqenese ndihet i papershtatshem me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepert". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu per te kaluar veren ne province, ku ka pronat e familjes. Ketu ai ze miqesi me Lenskin i cili e prezaton motrave Larina.

Tatjana bie menjehere e dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret qe ky tja shprehe dashurine, por ajo e hedh vete hapin e pare dhe ia shpreh dashurine Onjeginit ne nje leter te mrekullueshme, ku shfaqet tere ndjeshmeria dhe bota shpirterore e vashes se re. Onjegini ia kthen pergjigjen me nje leter te ftohte e moralizuese, duke i kujtuar asajt se nuk është e udhëS qe një vashë e re të verbohet nga pasioni.

Gjate nje balloje te organizuar mes te rinjsh, Onjegini per te kaluar kohen, vendos te provoje nese është i zoti ti fitoje zemren Ollges. Mbas letres se Tatjanes, Onjegini i pandeh mendje lehta te gjitha vashat e provinces dhe i duket vetja superior dhe beson se cdo vajze është gati te lere koken per te.

Kjo loje nuk i pelqen Lenskit, i cili e sfidon Onjeginin ne duel. Onjegini edhe pse perpiqet ti mbushe mendjen Lenskit qe te mos e zhvillojne duelin nuk ia del dot. Dhe Onjegini i stervitur mire na artin e shpates e vret Lenskin. Mbash shum peripecish dhe nje kohe te gjate, Onjegini kthehet ne Shen-Peterburg dhe nis te frekuentoje serish jeten e salloneve mondane. Mbas disa kohesh ai degjon per nje grua nga hiret e saj shnerrisnin te gjithe sallonet dhe nuk ishte tjeter vecse Tatjana te cile ai dikur e kishte perbuzur.

Tani është rradha e Onjegint te ndjeje nje dashuri te cmendur per Tatjanen. Ai e ka kuptuar se dashuria e sinqerte është gjeja me e cmuar ne jete dhe ky zbulim ia heq si me magji merzine e dershperimin, duke e mbushur jeten e tij me nje qellim te larte. Vecse me kot i pergjerohet Tatjanes, ai qe kishte qene aq i ftohte ndaj pergjerimeve te saj.Derisa nje dite prej ditesh ai arrin ta gjeje te vetme Tatjanen dhe i kerkon te falur per qendrimin e tij te dikurshem, gjithnje duke i pohuar se e dashuron,se kurre nuk kishte ndalur se dashuruari e se vashdonte ta dashuronte me afshin e shpirtit, por ajo shprehet qarte e prere se kurre nuk do te behej e tija, sepse kurre nuk do ta tradhetonte burrin e saj i cili kishte pasur aq shume besim tek ajo dhe e kishte pranuar per grua.

Përshtatje

Redakto
  1. Opera
  2. Opera Eugene Onegin e vitit 1879, nga Çajkovski, bazuar në romanin e Pushkinit, është pjesë e repertorit standard të operave, ka regjistrime te ndryshme të saj, dhe performohet rregullisht nëpër skena.
  3. Balet
  4. Koreografi John Cranko krijoi një balet me tre-akt duke përdorur muzikën e Çajkovskit.
  5. Film
  6. Onegin film i vitit 1999, është një adaptim në anglisht i veprës së Pushkinit, me regji të Martha Fiennes. Filmi i redukton disi disa ngjarje të romanit, për shembull festimet e Ditës së Emërit ose fjalimi Oneginit për Tatianën, që zhvillohet në të njëjtën ditë. Filimi i vitit 1999, ashtu si edhe ai i vitit 1988,të jep përshtypjen se gjatë duelit Onegini qëllohet qëllimisht për tu vrarë.
  7. Lidhje të jashtme
 
# Wikibooks:Category
  1. Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
  1. Stampa:RuYevgeny Onegin Teksti i plotë në rusisht
  2. Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Kapitulli i X-të
  3. Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Eugene Onegin trk lib.ru Përkthimi plotë i Charles Johnston
  4. Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Poemat e Pushkinit (Shumë nga poemat e Pushkinit përkthyer nga G. R. Ledger)
  5. Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Çfarë fitohet gjatë përkthimit Një artikull nga Douglas Hofstadter mbi romanin.