Evangjelos Odhiseas Papathanasiu (greqisht: Ευάγγελος Οδυσσέας Παπαθανασίου; 29 mars 194317 maj 2022) ishte kompozitor grek i zhanreve electronic, progressive, New Age, neo-classical dhe jazz, i cili njihej me emrin artistik Vangelis. Ai ishte më së shumti i njohur si kompozitori për filmat Chariots of Fire, Blade Runner, dhe 1492: Conquest of Paradise.

Vangelis
Informata themelore
Emri i lindjesEvangelos Odysseas Papathanassiou
Lindi(1943-03-29)29 mars 1943
PrejardhjaGreqia Volos, Greqi
Vdiq17 maj 2022 (79 vjeç)
ZhanretMuzikë elektronike
Muzikë instrumentale
New Age
Progressive rock
Muzikë klasike
InstrumentiSintisajzer, tastierë, piano, bateri
Vitet aktive1961 — prezent
LabeliRCA Records, Atlantic Records, Sony Music, Warner Bros. Records, Polydor, Charly Records Ltd.

Vangelis e filloi karrierën e tij profesionale pas bashkëpunimeve me disa bende të viteve 1960 si The Formynx dhe Aphrodite's Child, albumi i të cilëve (666) do të njihet si album "klasik" i zhanrit psychedelic. Në vitet 1970, Vangelis formoi një bashkëpunim muzikor me Jon Anderson, vokalistin e bendit Yes, dhe së bashkë lansuan disa albume nën emrin Jon & Vangelis. Në fund të viteve 1970, Vangelis kompozoi muzikë për filma dhe dokumentarë, suksesi i të cilave e shtyri atë në sytë e shumë regjisorëve të njohur. Në vitin 1981, ai kompozoi muzikën për filmin Chariots of Fire, i cili fitoi Oscar. Kënga "Titles" fitoi shpërblimin Academy Award for Best Original Music Score dhe e arriti pozitën #1 në Billboard të Amerikës.

Me një karrierë që përfshinë më shumë se 47 vite, me mbi 40 albume, Vangelis konsiderohet nga kritikët e muzikës si një ndër figurat më të rëndësishme në historinë e muzikës elektronike.

Diskografia

Redakto